Mediat shqiptare “pushtohen” nga një “triller erotik” me seks dhe tradhti (nuk është ai që mendoni)

19 Shkurt 2018, 10:58Politika TEMA

Ndërsa pothuajse gjithë mediat shqiptarë kanë zhdukur skandalin erotik Salianji-Duma, zhvilluar në ambientet e parlamentit, nuk kanë ditë që mos të japin lajme mbi skandale të ngjashme, por që kanë si personazhë njerëz anonimë.

Një i tillë ka pushtuar mediat nga dita e djeshme.

Bëhet fjalë për historinë e një 28-vjeçareje, e cila ka zbuluar se e tradhtonte bashkëshorti.

Sipas mediave tona, historia e saj përbën interes për publikun, ndërsa historia erotike e dy deputetëvë shqiptarë, që shkëmbëjne mesazhe erotike në ambientet e parlamentit, jo që nuk përbën interes, por është shkelje privatësie.

Lajmi i publikuar nga TCH mbi “trillierin erotik”, që s’ka mbet media pa e dhënë si lajm. Nga ato media që zhdukën skandalin Salianj-Duma  

Top Channel sjell historinë e një 28-vjeçareje nga Tirana që punësoi një detektiv privat për të provuar dyshimet e saj se partneri e tradhtonte.

Ajo kishte 6 vjet që bashkëjetonte me njeriun që donte. Lindën një fëmijë dhe fill pas kësaj gjërat ndryshuan.

“Tri vitet e fundit filloi ta mbante telefonin në xhep, nuk e lëshonte kurrë nga dora. Nisi të punonte më gjatë. Vinte në 12, apo 2 të natës, ndërkohë që në mëngjes duhet të ikte në punë dhe prap rrinte deri në 5 të mëngjesit në internet. U çova natën të kontrolloja telefonin dhe shoh biseda me persona të panjohur dhe me profile fals. Kur u kthye nga puna e ballafaqova dhe nuk i pranoi. Mohonte çdo gjë. E mendoja një person të pastër, nuk e mendoja që të arrinte në këtë pikë që të fliste kaq banalitete, kaq perversitete në ato biseda. Një imagjinatë e shfrenuar”, rrëfen 28-vjeçarja.

Prindërit e bashkëjetuesit jo vetëm që nuk e besonin, por e quanin të çmendur 28-vjeçaren.

“Më gënjente aq shumë, saqë edhe unë vete nisja të besoja ndonjëherë që e kisha gabim. Vjehrri, vjehrra më akuzonin që isha çmendur dhe se do të më merrnin vajzën. Ky ishte kulmi i të gjithave dhe nuk më interesonte më. Më interesonte vetëm vajza”, kujton ajo.

Ishte e vendosur t’u provonte të gjithëve që kishte të drejtë, ndaj nisi kërkimet për një detektiv privat.

“Kontaktova në internet me një nga detektivët privatë. Nuk ishin vetëm detektivë, por ishin edhe psikologë të mirë. Lidha një kontratë shërbimi me detektivin privat. Ata mendonin që 14 ditë ishte një kohë e mjaftueshme për ta parë se ku shkon, me kë shoqërohet dhe çfarë bën. Isha e gatshme që të bëja gjithçka për të zbuluar të vërtetën. E kishin kapur në momente kompromentuese, duke u puthur dhe duke u përkëdhelur në zona intime në një ambient publik”, shton 28-vjeçarja.

Si u ndje kur pa fotot e tradhtisë?

“U ndjeva e lehtësuar sepse doli e vërteta dhe unë isha në rregull. E dija se çfarë më priste. Isha e parapërgatitur për tradhtinë. Vjehrri u trondit më shumë. Më kërkoi falje dhe prej atij momenti, thjesht i kam thënë që të largohet nga jeta ime dhe nuk dua t’i shoh më. Vajzën nuk ua kam ndaluar që ta shohin, mund ta shohin sa herë të duan, por gjithmonë në praninë time”, thotë ajo.

Po kur ballafaqoi ish-bashkëjetuesin e saj me këto foto?

“Thjesht po kërkon të ndahesh më tha. Deshe të ndahesh nga unë! Ja arrite qëllimit – më tha dhe u largua. Prap mua më ngeli faji, por asgjë nuk krahasohet me çlirimin që kam brenda. Nuk krahasohet as pagesa. Jam e lehtësuar totalisht që nuk e kam më pranë vetes”, shton ajo.

A ja ka rekomanduar njeriu tjetër shërbimin e detektivit privat?

“Po ja kam rekomanduar para dy javësh një shoqes time që kishte probleme me tradhti bashkëshortore, akoma më keq se unë, sepse dhunohej sistematikisht nga i shoqi”, tregon 28-vjeçarja.

10 komente në “Mediat shqiptare “pushtohen” nga një “triller erotik” me seks dhe tradhti (nuk është ai që mendoni)”

  1. Biometri says:

    Eshte reklame per detektivet private.
    Padashur edhe ju keni bere reklame.

  2. ali vlora says:

    Keta dedektivet privat ketu ne shqiperi kane pune te “veshtire ” sepse ne su popull dime dhe sa luge kane ne familje. Ditezinjte keta dembele dian leke qyle se jane mesuar si ne kohen e xhaxhit enver. Tung

  3. Dritan Hila says:

    Po mor trap po, (Biometri)….. sot te gjithe burrat e martuar i ke me dashnore…. kane ardhur katunaret dhe nuk i lene te bien ne toke hunjte e martuar….

  4. joel shkodra says:

    Ketu nuk ka shkelje privatesie sepse nuk eshte thene emri i personazheve.

  5. aDI says:

    nUKMË PËLQEU KUR E PASHË KËËT LAJM,, AQ MË TEPËR QË TREGHEJ DHE FYTYRA E KËSAJ FEMRËS..

  6. 17nentori says:

    oh sa mire me qene detektiv!

  7. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: May 25, 2016 at 2:36:49 PM EDT
    OPINIONE:

    E BUKURA E DHEUT…. SHQIPERIA NE SEMAFOR…

    – Plasi p … jeshka!

    – Te pakten te mos bejne Puritanin ata qe e nxoren aty!

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eureka… Nje kryebashkiak i degjeneruar ia lyp nje 20 vjecarjeje ne shkembim te nje vendi pune, ne kembim te bukes se gojes dhe nje jete me te mire.
    Media prostituta qe i kane kthyer studiot e ekranet, faqet e fytyren ne shtepi publike e q… ihane… vene kujen e bejne Virgjereshen me p… jeshka ne goje e palle ne dore!
    Politika eshte kurve, ka thene nje nder baballaret me te shquar te saj Churchilli. Por kurre e ne asnje rrethane ai nuk e nxori Mbreterine e Bashkuar ne semafor , sic veproi politika shqiptare e ketyre 25 vjeteve te fundit me Atdheun tone te bukur
    Krim i shemtuar.
    Lukunia e puritaneve hidhet ne sulm. Secili e te gjithe bejme moral.
    Te gjithe bejme jo vetem prokurorin e gjykatesin, moralistin e te ndershmin sikur te ishte i vetmi rast i shemtuar e degjeneruar ne nje shtet ky degjnerimi eshte bere jo vetem mode por edhe menyre jetese, leve pasurimi, ballone shpetimi.
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh qe per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Cfare pergjegjesie mban Edi Rama per nje krybashkiak te degjeneruar si ky hamshori plak i Dibres!?
    Cfare pergjegjesie mban Ilir Meta per ish- drejtoreshen analfabete te Arsimit te Lushnjes qe u kap me dopjo PP apo per Eskobarin e Sarandes?
    Cfare pergjegjesie mban Sali Berisha per terakun Ylli Pango qe Gjykata prostitute po sa ai e nxori te virgjer!?
    Cfare faji ka Lulezim Basha per deputete e kryetar bashkie te PD-se qe ua lypin pjeshken por edhe kuleten Klodianave apo Franave… Dopjo PP ose ne P… te sames!
    As Rama, as Meta, as Berisha, as Basha nuk kane faj per ta… Ata nuk jane e nuk mund te behen Gardiane seksi e Roje krevatesh te cdo zyrtari te zgjedhur prej tyre….
    Secili mban pergjegjesi morale dhe ligjore per veprimet e tij!
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa! PP- Ja – jo Partia e Punes, por partia e Pjeshkes dhe Parase ka mbreteruar e sundon Boten!
    Zanati me vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
    e tregut nxjerr cdo gje ne treg
    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund! Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj!
    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar….
    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te virgjerin
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me
    p… Jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshka!
    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor …

  8. Emigranti_uk says:

    Shqiptaret jane me te varfer ne Europe, krimi ka mundur drejtesine, poitikanet tallin prapanicen me popullin dhe media merret me thashetheme edhe ngarje te rendonta.

  9. anna says:

    Anna
    C keni po me dedektivet privat apo ju ka zen frika ju qe komentoni keshtu. Sa per ty e dashur bere shume mire se jane qelbesira dhe nuk kan burrerri te thon qe te ndahen.

  10. opinion. says:

    kto tema se kush ka lidhje me ken dhe cilen femer behen vetem ne vende me mentalitete kirgi-stan se ne evrope nuk ju interesojn bytha e njevfemra,se cka ben me bythen e vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje