PD-LSI si parti marksiste, sulmojnë SHBA-BE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike e Lulit dhe LSI e Monika Kryemadhit, tashmë dihen botërisht se janë bashkuar në “frontin opozitar” për ti shpallur luftë të hapur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimit Europian, duke mos munguar të etiketojnë pothuajse çdo ditë me fjalorin fyes edhe ambasadorin Donald Lu dhe zonjës Vllahutin.

Të kthyer në partiçka ku veç program politik opozitar nuk kanë, duket se PD dhe LSI kanë adaptuar mrekullisht dhe po e zbatojnë në praktikë teorinë marksiste të shpikur dikur nga Enver Hoxha “Amerika xhandari botës”.

Por sulmet e tyre nuk ndalin edhe ndaj Bashkimit Europian, dhe kryesisht ambasadores Romana Vlahutin, e cila prej 2 vitesh përpiqet dhe nuk tërhiqet nga pozicioni i saj, për të detyruar opozitën shqiptare të jetë faktor dhe mbështetëse jo vetëm në miratimin dhe zbatimin e reformave në organet e drejtësisë, por edhe në jetën parlamentare.

Sulmet e ardhura nga dy partiçkat opozitare ndaj SHBA dhe BE, janë sinjali më i keq jo vetëm për opozitën por edhe klimën politike shqiptare, e cila pavarsisht se nuk ka gjasa të ketë ndikim nga lajthitjet e dyshes Basha-Kryemadhi, ndjehet keq në vëmëndjen e opinionit publik botëror.

Kjo për faktin sepse opozita aktuale me teorinë dhe praktikën marksiste-staliniste, po tregon se misioni i saj nuk ka qenë dhe nuk është integrimi dhe forcimi i shtetit ligjor në Shqipëri, por forcimi i pozitave privatiste për të mos humbur privilegjet dhe pasuritë e (pa)ligjshme të vëna në kohën kur ishin në pushtet.

Lufta e paprinciptë politike e dyshes PD-LSI ndaj partnerëve tanë SHBA dhe BE, nuk ka fare lidhje me luftën opozitare, nuk ka fare lidhje me misionin e programin e një partie që pasi ka dalë në opozitë me votat e shqiptarëve, kërkon të bëjë normë dhe zbatojë rregullat e lojës politike.

Arroganca në sallën e Parlamentit dhe jashtë saj, deklaratat mediatike dhe fjalimet publike ku spikatin sharjet , shpifjet dhe ofendimet ndaj zotit Donald Lu dhe zonjës Vllahutin, apo edhe aludimet e tjera tipike marksiste si “Lu nuk përfaqëson Trump”, tregojnë cektësinë politike të kësaj opozite dhe mentalitetin e vjetëruar me të cilin mundohen të mbulojnë dështimet, skandalet dhe abuzimet e periudhës pushtetore.

Duke qenë e përgjegjshme për rrugën dhe misionin e saj, qeveria shqiptare e ka bërë të ditur se, rruga e Shqipërisë është ajo drejt anëtarësimit në BE, por duke plotësuar të gjitha kushtet e vendosura, ku natyrisht ndër më kryesoret mbeten goditja e krimit, trafiqeve, korrupsionit, zbatimi Vettinggu-t dhe reformimi organeve të drejtësisë.

Faktet tregojnë se opozita e sotme, në zbatim të marrëveshjeve krejt personale duke deklaruar se “kemi krijuar frontin e bashkuar opozitar” ka dalë kundër ndaj gjithçkaje që lidhet me fatet e vendit, ndaj gjithçkaje që lidhet me spastrimet në organet e drejtësisë, duke dalë hapur në mbrojtje të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe të denoncuar për lidhje me botën e krimit.

Opozita dhe “fronti bashkuar” që përfaqësohet prej dy personave të trembur nga Vettingu, i kanë shpallur luftë kujdo që prek interesat e tyre, kujdo që prek partinë e tyre, kujdo që akuzon, heton dhe denoncon aferat apo “ish-ushtarët” e pushtetit të tyre. Duke qenë marksistë në mentalitet, dhe stalinistë në reagime fizike, dyshja

Basha-Kryemadhi kanë dështuar deri sot, në tentativën e tyre për të afruar rreth vehtes edhe shumicën e pakicës, pasi janë të pabesueshëm. Gjithmonë nën thirrjet standarde dhe të mërzitshme “të ndalim qeverisjen e krimit të përfaqësuar nga Rama”, përfaqësuesit e “frontit opozitar” dyshja Basha-Kryemadhi po bëhen edhe më të paktë në numra si brënda ashtu edhe jashtë Parlamentit.

Kjo opozitë e ndarë mes Hollandës dhe Tiranës, apo dhe Presidencës dhe LSI-së, i ngjet një fabrike të viteve 1990, të cilës i kanë rënë edhe çatia edhe muret dhe pret të shembet, duke i mbetur vetëm parrullat e shpëlara të shkruara me bojën e kuqe që shanin dhe kërcënonin SHBA “tigër prej letre”. Të mbetur në vetminë e madhe, opozita e sotme e Lulit dhe Monikës ka vetëm një rrugë për të vazhduar çalë-çalë misionin e tyre, ndryshimin e kursit marksist të drejtimit e veprimit politik.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “PD-LSI si parti marksiste, sulmojnë SHBA-BE”

  1. Elona says:

    Se sa e rruan Usa dhe BE per partickat PD dhe Lsi mjafton te ju rikujtojme
    1- sadam husein
    2- Kadafin
    Saliut, Ilir kokelopes,Lyl-ximes ja can torovilet

  2. opos says:

    🇺🇸👏👏🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇺🇸👏👏🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸
    Opozitë e kriminalizuar. Ka frikë se humb plaçkën e vjedhur.Opozitë e pashpresë dhe miope.
    Lider të korruptuar,hajdut,vrasës ,intrigues por të destinuar të dështojnë turpshëm.
    Në duel me popullin,që ka krah AMERIKËN dhe BE-në,
    s’ka si të fitojë!
    O TË DJATHTË TË VËRTETË, NË KENI IDEAL, TREGOJUNI VENDIN UZURPATORËVE TË PARTISË SĒ ËNDRAVE TUAJA!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje te Elona Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *