Sipërmarrjet italiane, 350 delegatë vijnë në Tiranë: Fokus energjia, infrastruktura dhe përpunimi ushqimor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B, pjese e Forumit e Biznesit Itali-Shqipëri që nis sot.

Gjatë  këtij forumi, ambasadori Alberto Cutillo në fjalën e tij përshëndetëse, tregoi se impenjimi nga të dy palët, ka qenë maksimal në organizimin e këtij eventi.

“Ndonëse italia është partneri tregtar kryesor në Shqipëri, mes dy anëve të Adriatikut ka impenjim për të forcuar marrëdhëniet tregtare.”- tha ai.

Duhet pasur në kujdes Integrimi rajonal, si një pikë e rëndësishme, thotë ambasadori. “Shqipëria mund të bëhet dera hyrëse në BE për të gjithë rajonin.”

Sforcimet e Shqipërisë për të qenë në BE kanë qenë të mëdha pohon ambasadori, ndaj ai thotë se vendi ynë meriton një datë specifike për anëtarësimin. Kjo, sipas tij do të sillte sfida të tjera, që modeli ekonomik në rastin konkret të ishte kah atij europian.

Ky Forum i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e zv. Ministrit Ivan Scalfarotto, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Kryetarëve të Agjencisë ICE dhe Konfindustrias Michele Scannavini dhe Vincenzo Boccia, si dhe të zv. Presidentit të Shoqatës Bankare Italiane (ABI) Guido Rosa. Organet e shtypit duhet të regjistrohen duke filluar nga ora 8.00.

Misioni Italian mbërriti në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.

Ivan Scalfarotto, zv ministri i Zhvillimit Ekonomik pranë Misionit Italian tha se Italia ndonëse është shumë afër zgjedhjeve të përgjithshme, nuk hoqi dorë nga iniciativa të tilla që janë tejet pozitive për të dy vendet.

Duke cituar që 10 vitet e fundit shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur me 80%.

Të dhënat e Bankës së Italisë tregojnë që investimet italiane në Shqipëri arrijnë në 3.5 mld euro.

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, gjeografia, kultura, mikpritja. Kjo marrëdhënie duhet të vijojë edhe në aspektin ekonomik që na lidh bashkë. Ka shumë elementë që dua të përmend. Njohja e gjuhës ul kostot mes dy palëve në biznes. Në Shqipëri një punonjës është relativisht më i lirë. Etj. “- tha z. Scalfarotto.

Tri sektorët ku do të fokusohet Misioni, shtoi sakaq ai, është ai Infrastrukturor, Përpunimi Ushqimor dhe Energjia (Green Tech).

“Misionit i Sistemit  është nisma e jashtme më e rëndësishme që Qeveria italiane organizon për të favorizuar ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet të reja italiane, si dhe për të konsoliduar praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

Ministri Arben Ahmetaj ndau me të pranishmit histori të publikuara në mediat italiane për të treguar ndihmën e ofruar nga Italia për vendin tonë.

Ahmetaj theksoi se ndërmarrja e reformave të thella strukturore ka kthyer faqen e historisë së vendit, drejt zhvillimit dhe një rritje ekonomike 3.8-3.9%.

“Borxhi publik po ulet, konsumi privat dhe investimet kanë nxitur rritjen. Performanca e eksporteve të shërbimeve dhe mallrave kanë qenë në rritje”-tha ministri.

Shqipëria, ndonëse një treg i vogël me 3mln konsumatorë, e parë në syrin rajonal, ofron shumë mundësi, sipas kreut të Financave shqiptare.

Ndërsa Ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato, u bëri thirrje bizneseve italiane që të eksplorojnë mundësitë e investimeve potenciale në vendin tonë.

“Lehtësimi i procedurave të biznesit, reforma në drejtësi do ta bëjë Shqipërinë një vend shumë tërheqës për të investuar. “- ka znj. Qato

“Jemi pranë çdo investimi dhe gjej vendin këtu për ti thënë bizneseve italiane që kuadri ligjor mbështetës dhe taksimi i favorshëm e bën sot më shumë se kurrë Shqipërinë vend i duhur për të investuar.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sipërmarrjet italiane, 350 delegatë vijnë në Tiranë: Fokus energjia, infrastruktura dhe përpunimi ushqimor”

  1. toni says:

    Po Po 350 delegate nga Camorra ,Sacra Corona UNita dhe Cosa nostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *