Vetingu i ndërprerë për Adriatik Llallën, cfarë ndodh më pas?

19 Shkurt 2018, 17:01Kronika TEMA

Pas ndërprerjes se vetingut per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te mësuar se cfare ndodh me faktet e mbledhura gjate procesit te rivlerësimit.

Komisioni i Vetingut preferon te shmange komentet ne kete faze te procesit, por nuk e mohon se do t’i drejtohet Prokurorisë ne rast te sigurimit te dokumenteve qe faktojnë shkeljet.

Ju sqarojmë se jemi të detyruar të respektojmë dhe zbatojmë në germë dhe frymë ligjin nr. 84/2016, i cili në nenin 4, pika 7,  thotë se e drejta e informimit, e parashikuar në ligjin “mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respektuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit”, thuhet në reagimin e Komisionit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron me tej se aktualisht  po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, per Adriatik Llallën, i cili  brenda 30 ditëve do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerit publik, vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe do të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit.

2 komente në “Vetingu i ndërprerë për Adriatik Llallën, cfarë ndodh më pas?”

  1. Partizani Brigada 12 says:

    Nje mut i modh qe te hani ju dhe Meroja!

  2. Farok says:

    Në burg, maskarrenjtë!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje