Basha kujton rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës: Ja ku fshihet diktatura e re e krimit të Edi Ramës, bashkë do t'ia dalim sërish

20 Shkurt 2018, 12:25Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se tashmë ka një diktaturë të re dhe se ajo fshihet pas propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Basha garanton se qytetarët do të bashkohen sërish me të dhe do t’ia dalin të rrëzojnë Ramën.

“27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!” nënvizon Basha. (TemA)

5 komente në “Basha kujton rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës: Ja ku fshihet diktatura e re e krimit të Edi Ramës, bashkë do t’ia dalim sërish”

  1. kujtese says:

    Ne ate kohe more Lulush ke qene kamarier ne Rinas dhe gjuaje spiunet qe vinin nga jashte hajde koqe hajde dallkauk

  2. eli-tiv says:

    ..cdo deklarate e bashes eshte e vdekur….i ka duart me gjak…vajzave te tij do te kene mbi kurriz te “atin” kriminei.
    Ky njei ka nivel prej idioti…

  3. Life is game says:

    Ah, beqir, beqir! Fol njehere ca po behet me ato dy kurvaret!

  4. PUNËTOR, fukaraja says:

    O MOR LUMËMËDHENJ,
    JU KA IKUR MENDJA,
    KOKËN E KENI ,
    MBUSHUR VËÇ ME PORDHA!

    S’NA GËNJENI DOT,
    KEMI DJERSĒN TONË,
    SI JU NUK JETOJMË,
    POR , MĒ SHUMË GËZOJMË .!???

  5. TNT says:

    Bravo Luli! Rrezimin e diktatures se re do e bejme me Griden dhe Ervinin, edhe Klevisin dhe Rudinen…. Na prij Kryetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje