Champions League/ Paqe në "Stamford Bridge" Messi i përgjigjet golit të William, Bajerni me pesë yje ndaj Beshiktashit

20 Shkurt 2018, 22:40Sociale TEMA

Nuk ka fitues në super sfidën e parë të fazës së 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” mes Chelseas dhe Barcelonës.

Sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll me rezultatin 1-1, duke e kthyer Barcelonën në skuadrën më favorite për të kaluar në raundin tjetër pasi ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou”.

Një 90 minutësh me mjaft emocione u zhvillua në Londër, me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë sulmuese, me Chelsean që pati rastet më të pastra për të shënuar.

Mesfushori William u ndal dy herë nga shtylla në minutat 33′ dhe 43′ duke i mohuar golin në pjesën e parë që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Atë që nuk e bëri dot në pjesën e parë, William e bën në të dytën në minutën 62-të duke shënuar një gol spektakolar nga distanca duke mposhtur Ter Stegen.

Pas këtij disavatazhi Barcelona hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 75-të me anë të yllit argjentinas Lionel Messi i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtësve vendas dhe pas një asisi të Iniestas e dërgon topin në fund të rrjetës.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, duke e lënë për ndeshjen e kthimit se kush ekip do të kalojë për në fazën e çerekfinaleve.

Ndërkohë, në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme Bajerni i Mynihut ka shkatërruar në “Allianz Arena” skuadrën turke të Beshkitashit duke triumfuar me shifrat 5-0.

Një fitore që i jep kualifikimin kampionëve të gjermanisë që në ndeshjen e parë, dhe dueli i kthimit do të jetë një formalitet.

Golat për Bajernin në këtë sfidë u shënuan nga Myler dhe Levandovski nga një dopietë dhe Levandovski. (TemA)

Më poshtë golat e ndeshjes Chelsea-Barcelona.

Goli i pare i shenuar nga William

Goli i dyte i shenuar nga Messi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje