Klubi i Skënderbeut sqaron deklaratën e avokatit të saj: Ka ngritur thjesht një hipotezë

20 Shkurt 2018, 14:28Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut ka reaguar sërish për fjalët e UEFA-s dhe mediave se avokati i tyre ia ka hedhur fajin lojtarëve për ndeshjet e trukuara.

Skënderbeu deklaron se avokati nuk i ka akuzuar lojtarët e Skënderbeut se kanë trukuar ndeshjet, por ka ngritur thjesht një hipotezë, si dhe ka pohuar faktin se shkeljet duhen individualizuar.

– KOMUNIKATË PËR SHTYP

Përmes kësaj komunikate për shtyp, KF Skënderbeu sqaron opinionin publik sa i përket deklarimeve të bëra nga Avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS.

Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqesuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficenteve të basteve live për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundershtueshme, por assesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ky qendrim i Avokatit Zuccheretti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në UEFA Champions League 2016/2017, ka saktesuar se në analizë të raporteve të UEFA BFDS, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme.

Ndër të tjera, mundësia e perfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjeshtë si hipotezë nga ana e përfaqesuesit tonë në proçes, jo si një akuzë por si një formë për të evidentuar se në një proçes disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proçes populist ku të gjithë janë të fajshëm por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proçes të rregullt e ligjor.

KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast ti mbrojë ata nga çfarëdo lloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore.

Së fundmi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqesuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese.

Sa i përket pretendimeve të Inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqperdorim të thënieve të Avokatit Zuccheretti, pergjigja e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive.

Faleminderit për mirëkuptimin

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

3 komente në “Klubi i Skënderbeut sqaron deklaratën e avokatit të saj: Ka ngritur thjesht një hipotezë”

  1. K. F says:

    O bijte e Skenderbeut, nuk e kuptoni se disa nga shoket e Mirit te Xhikes ketu ne Tirane se bashku me lidershipin e demit te kuq te Partizanit, duan titujt e kampionatit ne tavoline, ndaj mos u duket çudi qe kane gjetur disa daulle teneqengjinj gazetare neper TemA a RTSH per kryer misionin e radhes shpelarjen e trurit te shqiptareve dhe atyre te UEFA-s duke i mbushur me fiksacione shpifjesh e sajesash te uleta ndaj ekipit me te dashur te shqiptareve dhe qytetit te Korçes te njohur ne kulturen dhe traditen qytetare!

  2. Serxho Rodi says:

    Faik Konica 100 vjet me pare shqiptari eshte armiku i vet shqiptareve. Kete po bejne dhe sot nje klub maskarenjsh e delenxhinjsh ne Tirane duke fabrikuar e nisur dhjetra letra e misione anonime ne UEFA ndaj nje ekipi te nje qyteti te kulturuar qe historikisht si Korça qe edhe dritat edhe ujin si pak qytete ne kete Republike i ka paguar 99% , ndersa keta ‘te moralshmit” e akuzojne ekipin e Skenderbeut se ka kryer shit-blerje ndeshjesh!?

  3. Serxho Rodi says:

    Faik Konica 100 vjet me pare shqiptari eshte armiku i vet shqiptareve. Kete po bejne dhe sot nje klub maskarenjsh e delenxhinjsh ne Tirane duke fabrikuar e nisur dhjetra letra e misione anonime ne UEFA ndaj nje ekipi te nje qyteti te kulturuar qe historikisht si Korça qe edhe dritat edhe ujin si pak qytete ne kete Republike i ka paguar 99% , ndersa keta ‘te moralshmit” e akuzojne ekipin e Skenderbeut se ka kryer shit-blerje ndeshjesh!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje