Misteri mijëvjeçar romak, i “Portës së Ferrit”

20 Shkurt 2018, 09:40Lifestyle TEMA
Misteri mijëvjeçar romak, i “Portës së Ferrit”

Para 2200 vitesh romakët kishin një tunel të njohur si “porta e vdekjes”, ku kafshët ngordhnin sapo hynin.

Specialistët për shekuj mbështesnin idenë se çonte në botën e nëndheshme, term që i referohet në përgjithësi vendeve ku shkojnë dhe qetohen shpirtrat e vdekur, por mungonte zgjidhja e misterit të tunelit vdekjeprurës.

Do të kalonin më shumë se dy mijë vjet, derisa një grup shkencëtarësh ta gjenin.

Para 7 vitesh arkeologët e universitetit të Salentos zbuluan se kjo portë është një guvë, e ndodhur në qytetin turk të Hierápolisit në Frigian antike.

Tuneli vdekj prurës përdorej për të sakrifikuar kafshët.

Publiku mund të asistonte në arenë dhe të observonte tymin që dilte nga porta enigmatike.

“Kjo hapsirë është e mbushur plot më një tym kaq dens sa mezi dallohet dyshemeja.

Çdo kafshë që hynte gjente vdekjen e menjëhershme,” shkruante historian grek Strabo.

Edhe pas mijëra vitesh guva mbetet vdekjeprurëse.

Ekipi i arkeologëve njoftoi se zogjtë që fluturonin shumë afër mbyteshin dhe binin të vdekur dhe kjo i çoi ekspertët të studionin dukurinë.

Pas shumë studimeve misteri u zgjidh.

Faktori kryesor është aktiviteti sizmik i nëntokës.

Arkeologët zbuluan një të çarë që emeton sasi të mëdha të dioksidit të karbonit vullkanik.

Univeriteti i Duisburg-Essen në Gjermani mati nivelet e dioksidit të karbonit.

Rezultati ishte se gazi formonte një lloj “liqeni” që ngrihej 40 cm sipër dyshemesë me rërë.

Specialistët përcaktuan se gazi është më helmues në mëngjes për shkak të akumulimit gjatë natës.

Ata vlerësuan se brenda guvës nivelet e dioksidit të karbonit lëvizin mes 86%-91% gjatë gjithë ditës, vend ku as dielli dhe as era nuk mund të hyjnë.

Në planin historik ka patur një çështje misterioze të lidhur me fuqinë e zotave.

Priftërinjtë bënin kujdes që hunda e tyre dhe goja të mos prekeshin duke qëndruar mbi nivelet.

Demi qëndronte brenda liqenit me gaz, plotësisht i ekspozuar ndaj kësaj substance toksike.

Ishte çështje minutash, binte i ngordhur, ndërkohë që priftërinjtë mbeteshin të fortë, duke u dhënë një ndjesi pushteti perëndish.

Specialistët pohojnë se priftërinjtë i njihnin cilësitë vdekjeprurëse të “portës së ferrit”.

U zgjidh misteri mijëvjeçar romak, i “portës së ferrit”

1 komente në “Misteri mijëvjeçar romak, i “Portës së Ferrit””

  1. Flm says:

    O Zot c’po lexojme…. Tempull i 2200 vjecar i “perandoris Romake” ne qytetin “Turk” Hiera-poli (qytet i shenjt ne GR).
    Sa kompleksik dhe inferior jeni o Kar-agjoza me madheshtin e Historis Helene, nuk keni lene as gje pa e “pagezuar” Romake.
    1. Ne ate periudh te Tempullit, Perandoria Romake nuk ishte krijuar, pa le te kishte aritur ne Anatoli, pa le te ndertonte tempuj.
    2. Si mund te quhet qytet Romak ose Turk, qyteti Grek Hiera-poli (qyteti i shenjt me GR).
    3. Si mund te flitej per perendi dhe prifterinj ne Perandorin Romake ???
    4. Dashur pa dashur vertetoni sa heretik, kompleksik dhe sa armiqesor jeni me Madheshtin e Kultures Helene.
    5. Dashur pa dashur vertetoni qe Anatolia (ne GR)-Anadolli, ishte qendra e qyteterimit Botror per sa kohe ishte Greke, pa u Turqizuar.
    …..
    Sa do qe te shperfytironi historin, eshte e pa mundur, “bertasin” emrat dhe Toponimet, mbishkrimet Greke ne c’do gure ne te gjitja parqet Arkeologjike te Mesdheut dhe me gjere.
    Jeni mjeran dhe qesharat, te vonuar dhe budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje