Nikoll Lesi: Ilir Meta tregoi se është "burrë shteti", ia la "dobiçin në derë" Ramës

20 Shkurt 2018, 18:30Politika TEMA

Nikoll Lesi thotë se Ilir Meta tregoi se është burrë shteti, me mënyrën se si po vepron në lidhje me çështjen e plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë.

Komenti i Lesit

Ilir Meta doli në konferencë shtypi për një çështje madhore dhe shumë kapitale, siç është marrëveshja me Greqinë. Presidenti, me qartësi e me kujdes, shpjegoi shqiptarëve se cila ishte e verteta dhe pse u detyrua ta bëjë publike këtë çështje shtetrore dhe ndërshtetrore, pasi siç tha edhe vetë Ilir Meta se nuk donte të kishte hamëndje apo tjetërsime të pozicionit të kryetarit të shtetit, aq me tepër kur flitet për një çështje delikate dhe kombëtare siç është marrëveshja me Greqinë.

Presidenti shpjegoi me fakte dhe me logjikë se si Kryetar Shteti përgjigjet vetëm para Kushtetutës dhe qytetarëve të vendit, aq me tepër kur flitet për tjetërsim kufijsh shtetrorë. Nga ministria e jashtme, tha Meta, nuk kam asnjë shkresë, qoftë edhe një rrjesht zyrtar se si kanë ecur negociatat, ndaj pohoi se nuk mund të firmoste një letër të bardhë, pa emra negociatorësh. Dhe ka krejtësisht të drejtë.

Presidenti është votuar për të mbrojtur Kushtetutën, ndaj ka detyrim kushtetues dhe qytetar që të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vendit. Më tej ai theksoi se ka në fuqi një vendim të gjykatës kushtetuese të vitit 2009 dhe sipas Kushtetutës vendimi i kësaj gjykate është zbatues dhe nuk lejohet asnjë kundërshtim apo apelim. Gjykata Kushtetuese ka fuqi që të rrëzojë edhe ligje të parlamentit. Ajo është gardiane e Kushtetutës. Kjo gjykatë me një vendim, që është në fuqi, i jep kompetenca Presidentit që në këtë çështje me Greqinë (e jo vetëm) të drejtojë apo kontrollojë gjithçka, pasi firmos në emër të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që ministria e jashtme nuk e ka njoftuar për asnjë negociatë dhe se presidentin e kishte lenë të dëgjonte nga lajmet se ç’bëhet me marrëveshjen me Greqinë. Kjo ishte absurde. Presidenti e refuzoi copën e letrës së ministrisë së jashtme, e cila i kërkonte të firmoste një letër të bardhë për ti dhënë Plotfuqishmëri ministrit të jashtëm të firmoste çfarë të donte me Greqinë. Ilir Meta e refuzoi me shkrim dhe publikisht.

Qeveria donte të firmoste Presidenti dhe të njihte me symbyllur gjithçka kanë rënë dakort Rama me kryeministrin grek Tsipras, ndërkohë që askush nuk e dinte se çfarë kanë biseduar. Meta përmendi një rast të ministrisë së brendshme, kur vjet në dhjetor i duhej një autorizim i tillë nga Presidenti. Presidenti pohoi se ministria e brendshme e kishte nisur letrën korrekte dhe ua kishte firmosur, ndërsa ministri Ditmir Bushati ia kishte çuar letrën me pak rrjeshta dhe pa emër, pa sqarime se çfarë është biseduar dhe çfarë do firmoset.

Edhe një noter nuk ta firmos pa ditur emrat, e aq me tepër kryetari i Shtetit.

Loja kryeministrore ishte që të nxirrte fajtor në sytë e publikut dhe Greqisë, Ilir Metën, dhe nëse nuk merr Shqipëria statusin në maj, edhe për fajin e Greqisë, e gjitha kjo ti faturohej Presidentit të Republikës. Por Presidenti, i sprovuar më parë si ish-kryeministër, si ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryetar parlamenti e njeh ligjin dhe shtetin, ndaj u tha publikisht se unë njoh vetëm Kushtetutën e Shqipërisë. Ajo është vija e kuqe për këdo, edhe për mua!- tha Ilir Meta.

Nga sot Ilir Meta tregoi se është Burrë Shteti.

54 komente në “Nikoll Lesi: Ilir Meta tregoi se është “burrë shteti”, ia la “dobiçin në derë” Ramës”

  1. koba says:

    Z.Lesi paske harrue qe Likja ra dakort me Lulken dhe Sali Gerdecin per shitjen e Detit.Mos na trego perralla.

    1. shvejku says:

      O Nikoll edhe ti dikur burre shteti ishe sa ta dogji redaksine Berisha,por pastaj e deri sot je bythe e breke me Berishen?
      Se edhge Meta eshte sot prap me Berishen,ai qe dikur ia fali detin Greqise!
      Mos te behet sot Meta me katolik sev PAPA!
      Po bllokun 700 mije eurosh e ka akoma Meta,mo Lesi?

  2. santiago says:

    bravo Nikoll Leshi …por harrove ti o malok se kjo gjendje erdhi si rezultat i maskaralleqeve qe beri ky ”burr shteti” me malokun nga Vicidoli

  3. Gazeta Koha Jone says:

    Aman Nikolle na hape barkun me keta burrat e shtetit. Po te ishte dhe po te kishte burra shteti Shqiperia nuk do ishte katandisur keshtu. Por ti si duket ke gelltit ndonje luge çorbe nga LSI.

  4. Nikoleta says:

    Nuk paskan pas fund kto bythlepiresit e lsi -se
    duket qe marrin shum pare nga lsi , por duken se sa te vegjel dhe xheloz perkundrejt rames
    si zoraxhi rrugesh e shef nikoll lesin

  5. korçari says:

    Burre m*ti eshte Like floriri i cili pa ju dridhur dora ne 2009 ja fali Greqise bashke me Salehun 350km° nga hapesira ujore e Shqiperise dhe tani si burre i mire po ben “patriotin” duke i prishur pune shqiptareve per mosfutjen ne Europe ai duket gjykuar si tradhetar si hajdut dhe si i poshter dhe t’ju jape llogari shqiptareve se si i ngriti vilat ne Lales (me 13 wc)vetem me rrogen e deputetit ku shok ka vetem Salehun e vogel por DREJTESIA vonon por nuk harron

  6. Alidemsi vjeter says:

    Halle-halle kjo dynja,dobici dobicit nuk i gja.Keshtu jane keto pune or dobici i medias.

  7. niki says:

    Patjeter komenti i gazetarit te famshem eshte bindes dhe kumtimplote.Megjithmend Meta este burre shteti e vendos dhe vulos ky lloj gazetaruci!!!

  8. Aadduu says:

    I di mirë këto punët e dobiçave ky !Dobiç i dobiçave ?

  9. lushi says:

    O LEH LESI , O LESH DHIJE ME TE FUNDIT FLAMUR LSI-je……..
    SA PAGUHESH PER NJE ARTIKULL ?
    MOS E MOHO , SE KESHTU JE PAGUAR NE WASHINGTON ME FOTOGRAFIMIN E S , PELLUMBIT , BESOJ SE TE KUJTOHET…..
    SI NUK TE MERREN MENDTE O LAPANGJOZ……..
    MERR NJE GILETTE , TA KESH PER RAMEN , KUR TI RRITET LESHI…..
    JA NXORRE BOJEN VEHTES KATERCIPERISHT……

  10. LORA says:

    Mbeshtes me te gjithe fuqine e mendjes dhe te shpirtit qendrimin e deritashem te dikasterit te Puneve te Jashtme te shtetit tone, per ceshtjen kardinale te negociatave per nje marreveshje te re delimitimi te kufirit tone detar me Greqine.Deri tani jane ne nivel ekselent perfaqesimi dhe mbrojtje te interesave te Kombit tone.
    Sa per lehjet e qenerise ,,,,ja tek e tregojne vete (pa ua kerkuar)se dijne te sjellin vetem nje produkt;kopilerine.

  11. Shoku " Shpati " says:

    Burre shteti ??? Do kishte vite qe do ishte harruar nese do vendoste te kalonte nga ana e burrave te shtetit Meta . Sot ka krimba kudo …

  12. o nikolle lehesi, a mos e ke ngaterruar te verteten. a mos ke dashte te thuash se ilir meta eshte BURRI I MONIKES, qe do te ishte qind per qind e vertete , e ke thene nje genjeshter shume te madhe se meta na qenkerka “burre shteti”.mire ke bere qe fjalet burre shteti I ke fut ne thonjza. ty berisha ta ka tregue vendin, ai te vjen hakut o LEGEN.

  13. Kriminel Tropoje says:

    Burre shteti eshte ai qe i vetem i mundi te gjithe Politikane – Opinioniste – Media – gazetare legene si puna jote o Nikoll – Biznes m(r)ene ………i vetem fare ju rrafi Edi Rama vetem , por ju nuk keni as turp as ……. jeni byth q….a o Kole katoliku !!!

  14. Treviso says:

    Eshte e vetete se Ilir Meta eshte birre shteti. Si kryemafjos,si hajdut dhe si kriminel akoma nul eshte burgosur.

  15. Selim says:

    Po ç’burre shteti eshte ai mor derdimen i, stazhonuar gjate 28 vjeteve katraure. Ai po te jete burre shteti nuk ben deklarata per çeshtje te brendeshme shteterore por mbledh pushtetaret qe lidhen me çeshtjen dhe e mbyll kete problem shpejt e shpejt. Se kush eshte ky , e njohin te gjithe shqiptaret.Nje batakçi e kryetar i horrave te korupsionit dhe krimit,nje hajdut i etiketuar me emrin Ilir floriri,nje vrases qe paguan per te vrare kundershtaret dhe rivalet e tij ne kprupsion.

  16. Kola says:

    Z.Nikoll; cili kriter kushtetus jep vleresimin “burre shteti”,nuk do besoja asnje here te binit kaq posht,lepires.

  17. Mihali says:

    Shkurt Ilir Meta eshte HAJDUT shteti dhe nje mut shtetar.

  18. Shpetimi says:

    Nikolle te jesh i bindur se nje dite kockat qe te jep Ilir Meta si dikur zarfat e Cac Angjelit Mamuthit të Korupsinit do te te mbesin ne fyt. Deri tani ja ke hedh paq dhe ste ka hyre gjomb ne sum as per pallatin pa leje e te tjera gjona tfeliana por nuk ke pa gjo akoma ene ti… Ha edhe ca kohe sa te tvendosen regllat e lojes… Bastard mbete dhe sahanlepires.

  19. naip says:

    ja ke fut kot o nikola

  20. Migjeni says:

    SEYVILI ESHTE ME I KEQ SE SPIUNI !

    Winston Churchill

  21. Tonini says:

    Madheshtine e Rames tashme e kane noterizuar 70 perqind e shqiptareve.
    Sheshi i burrave jane zgjedhjet qe zhvillohen 1 here ne 4 vjet.
    Eshte populli shqiptar qe vendos me vote se kush eshte burre, kush eshte patriot, kush di te ndertoje kete vend.
    Populli i ka dhene kete EdiRames.
    Je shume i vogel per te bere vleresime te ketij kalibri.
    Madheshtia e Rames, nder te tjera qendron ne ate qe nuk beri kompromis me mediat e kazanit, me horrat e hajdutet qe kane krijuar nga nje particke te vogel si cader per te mos ju lagur te ndenjurat.
    Je i vockel ti Lehes te merresh me keto pune.
    Hape nje gazete, ta cuan lart emrin e gazetes disa intelektual me mend, nje nder ta edhe Edi Rama, sapo te iken gazetaret, gazeta yte eshte katandise gjithsejt ne 3 kopje dhe ato 3 kopje i marrin kur ka ndonje njoftim qe i intereson dikujt.
    Krijove gjoja nje parti, u fryve si gjel se coc je, te blene e te perdoren disa parti-medhenj per te marre disa vota. Sot ti dhe partia yte pa name e nishan.
    Ja lepive te pasmet Nanos, ja lepive Berishes, boll ja lepive dhe Rames por ky te perbuzi burrerisht, tani po i lepihesh perseri Berisha-Meta por edhe ata te njohin mire se kush je.
    Ti flet per burreri?
    A ke 20 e ca vjet qe qelbe dynjane se “Redaksine Koha e Jone me dogji Berisha”? Ka shume njerez qe mendojne se gazeten e ke djegur ti duke menduar se do merrnje para te madhe. Nejse kjo eshte puna e jote. Por si eshte e mundur te ulesh ti ne prehrin e atij qe te ka rrahur, kercenuar dhe djegur Gazeten? E shpjegon dot?
    Ti nuk e shpjegon se nuk ke burreri.
    Ti je katandisur si nje lecke dhe pret qe dikush te te hedhe nje kocke.
    Pra burreria e Rames qendron ne ate qe ai as nuk te ka rrahur, as nuk te ka kercenuar me jete ty dhe familjen tende, as nuk te ka penguar punet e gazetes, dhe qe eshte me fisnikja per Ramen, nuk te ka shperdoruar duke te hedhur kocka per te lehur pro tij.
    Kete ti nuk je ne gjendje ta vleresosh sepse duhet te jesh dikushi ta shohesh keshtu.

  22. nuk mund te jet president dikush qe ka multi hajdutri,korrupcion,shkelje kushtetute,blerhe votash,dikure bllokojke parlamentin,dikure akuzojke nanon dhe pastaj ramen,dhe video ku kerjojke 40000 euro per nje tebder hajnie

    .kurren e kurres nuk munde te quhet qeveri e president kur nuk kane komunikime e takime te rregullta qeveria me presidentin per pelqim dakorde ne drejtim shteti.
    kjo eshte nje loje femijeshbme shtetin,ku presidenti nuk informon qeverin.qeveria nuk informon per qdo detaj qeverisje presidentin,por jane ne inate e hasmeri nder veti.
    as ne kongo te afrikes,dhe mongoli nuk ekziston kjo situate shkatrrimi total shteti.

  23. nuk mund te jet president dikush qe ka multi hajdutri,korrupcion,shkelje kushtetute,blerje votash,dikure bllokojke parlamentin,dikure akuzojke nanon dhe pastaj ramen,dhe video ku kerjojke 40000 euro per nje tebner hajnie

    .kurren e kurres nuk munde te quhet qeveri e president kur nuk kane komunikime e takime te rregullta qeveria me presidentin per pelqim dakorde ne drejtim shteti.
    kjo eshte nje loje femijesh me shtetin,ku presidenti nuk informon qeverin.qeveria nuk informon per qdo detaj qeverisje presidentin,por jane ne inate e hasmeri nder veti.
    as ne kongo te afrikes,dhe mongoli nuk ekziston kjo situate shkatrrimi total shteti.

  24. Tonini says:

    Dobicin u a la ne dere shqiptareve Berisha=Meta dhe ti si bisht i tyre, jane ata ne bashkeqeverisje qe shiten teritore shqiptare dhe nga ana tjeter, e dijne te gjith shqiptaret qe eshte Zoti Edi Rama qe e kontestoi ne Gjykaten Kushtetuese dhe fitoi. Tamam nje akt patriotik perkunder tradhetise kombetare qe bete pikerisht ju me Meten dhe heshtet si morrat dhe as nyuk ju vjen turp dhe as nuk skuqeni per kete qe keni bere.
    Tani me thuaj ku qendron burreria e juaj?
    Burre eshte Rama qe e kundershtoi, fitoi ndaj ju shitesve te teritoreve shqiptare, e vuri ne programin e PS-se, fitoi bindshem dhe pe e mban fjalen e dhene.
    Ky eshte burre.

  25. ela says:

    nikoll le4shi ne 23 mars arestohet ky i dobicve te tu,shif se mos te ka lene ne shtepine tende ndonje dobic

  26. Tiku says:

    Nikoll politika shqiptare vetem Pjeter Arbnorin ka pas katolik te mire kurse te tjeret si puna jote dhe Jozefines apo Nard Ndokes apo Preç Zogajt jeni plerat e politikes.

  27. Soj says:

    Ik legen ti sje burre vet, jep dhe mend kush eshte burre shteti, ai hajduti eshte burre ai eshte mut edhe ti qe lepin mutin nuk e di cfare quhesh.

    1. kampaçurreta says:

      NIKOLL,PROLLI ESHTE VEND I SHKELQYER PER NJE DY A ME SHUME TUFE DHISHE. TANI NE KETE MOSHE MERR EDHE PRECIN SI NDIHMES DHE DO JENI TE LUMTUR. KOHA JUAJ KALOI

  28. Zamir says:

    Ke te drejte lesi te gjith ata qe kane bere leke duke zhvatur kete popull fukara jane burr shteti, po iliri ka vendin e pare se e ndihmon shume dhe monika. Pse kemi gazeta dhe intelektual byth lepirsa si puna jote jemi ketu ku jemi, ju dhente hakun zoti

  29. lavdosh says:

    Nuk e lexova artikullin e L(l)es(h)it. E kam deklaruar ketu ne kete forum qe N Lesi ka kohe qe mundohet te vjeli sa me shume me teorite e tij konspiracioniste, lepirjen me LSI dhe thirrjet per permbysje me dhune te pushtetit dhe rremuja (agjent serb, grek ose ne sherbim te kush e paguan me shume). N Lesi nuk ndryshon nga ata gjobaxhinjte e tipit Shullazi, Dajti
    Thjesht kjetu lexova komentet dhe nuk jam i cuditur qe shumica ndajne te njejtin mendim per N L(l)es(h)in

  30. Rrema says:

    Meta është burrë shteti por ka gruan kurve.

  31. FIX316 says:

    Mua me falni…,se po shkoj ne banje per te…vjelle!….

  32. Devolliu says:

    Qe Like FLORIRI, eshte KRYEHAJDUTI i Shqiperise, kete e dijne gjithe shqiptaret. Sa per burre shteti, me mire do i shkonte ” Burre MUTI”.

  33. tir says:

    Ky Nikolla me antipatiku ne gazetarine shqiptare! Servil dhe koke tul hane oak per te. Kurre nuk ja jam lexuar gazeten dhe sh mire qe ja dogji SaliGerdeci i Ilir 21 janarit! Shikoni mor shokeni dhe kokat u jane njelloj , katrore o zot cfare monstrash. Nikoll mbaje fort dhe pak Meten se nuk dihet kur e shikon. Bej kujdes per Monen se mos na cvishet fare oreee se ka filluar nga poshte me cizmet , …

  34. Katunari me kpuc me maje says:

    Vetem nje katunar si Lesi mund te kete logjiken e nje katunari si Meta:
    U tregua burre shteti se ia la dobiçin ne dere !!!

    Ky eshte burri i shtetit sipas standartit katunaro-katunar. Ai qe ta le ne dere.

  35. Loran shehu says:

    Po ikni o rilindas te mbaruar se ju ka ardhur fundi o llum
    I Shqiperis Po sa per Ilir Meten ti merrni te keqen ku o komentusa parazita

  36. romi says:

    ku eshte dobici ketu o les kafsha

  37. Jimi says:

    Ne ka dobic ne kete vend, ky je ti dhe ne ka njeri qe e mban ne preher ate dobic, eshte Ilir Meta. Sigurisht perkohesisht , perderisa ti si dobic qe je te gjesh momentin te ulesh ne nje preher tjeter!

  38. taraboshi says:

    O Nikoll Leshi Mos u dhijas eshte shpejt te dhijasesh avash avash .

  39. Riza Cerova says:

    BURRE SHTETI APO BURRE XHEPI !?

    – Une e kam per turp qe Meta eshte President i
    Shqiperise …

    Nuk ka pase as nuk do te kete sa te jete jeta jete e Bota Bote burra shteti qe u rendon me shume xhepi i Vetit se xhepi i Shtetit .
    Aq me pak mund te quhet burre shteti cilido qe kapet me ze e me figure, me bllok ne dore ku vetem nje faqe e tij peshonte 700 mije euro…
    E nuk ishte vetem nje, por edhe 63 te tjera jo nga CIA as nga FBI, as nga AKS … e as nga dhjetra syshqiponja amerikane, as britanike, as gjermane….
    Por nga zevendes i IlirMetes ne LSI, deputeti dhe Ministri i Ekonomise i LSI-se Dritan Prifti,ndjese paste, qe kishte rregjistruar ne disa CD edhe vetveten me duar ne m… utin e kirrupsionit.
    Pra nuk ishte as nje 007 e as nje Xhejms Bond i sofistikuar.
    Por edhe atij i kishte ardhur deri ne maje te hundes kusaria masive e regjimit Berisha- Meta
    E mod te harrojme se kjo eshte vetem nje piste…. vetem maja e Ajzbergut qe verteton se Ilir Meta nuk eshte e as do te jete kurre burre shteti, por burre xhepi per vetin e jo per shtetin !
    Une si bashkevendas i tij e kam per turp qe kemi nje President te tille !
    Besoj edhe Nena Shqiperi ndjen te njejtin turp !
    Le te gjykoje lexuesi i paanshem per kete konkluzion!
    Besoj se ne shpirt as vete Nikolla nuk e ka per nder nje gje te tille…
    E ka nga Halli e jo nga malli !
    E ka per mbijetese ne kete xhungel ku peshkojne e trumfojne vetem balenat, peshqit e medhenj te Krimit politik. ekonomik, financiar e mediatik …
    I vetmi parim qe udheheq aty eshte Peshku i madh e han te voglin …

  40. taraboshi says:

    ONikol, Leshi po kur ka nenshkru marrveshjen e detit S .Berisha po kjo kushtetute ka qene dbe ai( S .B ) nuk pyeti president as njeri dhe nuk e beri publike dhe e firmosi ku ti edhe atij i the burre shteti . O te hengert mortja per tru qe ke .

  41. fieri says:

    kurv ke qene, kurv je edhe sa vjen edhe me karakurve po behesh

  42. ILIR-FLORIRI says:

    ILIR META:AGJENTI I DYFISHTE I UDB-se Serbe dhe ASFALISE GREKE, KERKONE EMRAT E NEGOCJATOREVE, qe tja jape Greqise..si dhe Kerkone te fuse “Negocjuesit Pro Greke” ne Bisedime, dhe Prandaj na Drejtohet gjoja “HAPUR”…
    1-Ministria e Jashteme e di se kush eshte Ilir Metovici, nje Bashkepuntorte i NDYRE I SALI BERISHOVICIT, qe kane Qeverisur Bashke dhe po Bashke kane Ndare edhe Miljonat…
    2-ASKUSH NUK E BESONE “BESUSHMERINE” E Ilir Metes::AI NUK ESHTE PRESIDENT I SHQIPETAREVE; AI U VENDOSE ATY POLITIKISHTE..dhe me MBESHTETJEN E SALI BERISHES….keshtu QE “NDERSHMERIA” DHE BURREERIA E ILIR METES ESHTE JO NE PIKEPYETJE por ne piken ZERRRRROOOOO.

  43. O says:

    S’do tërhiqemi pa u vendosur drejtsia në të gjitha fushat brënda dhe jasht vëndit

  44. Jeerry says:

    O MALOK ( ASPAK MALESOR) , KUR JU PUSHTON URREJTJA E MERIA SHKONI DHE ME DREQIN E MALLKUEM NE DEM TE KETI VENDI E POPULLI. BURRAT E LLOJIT TEND SHQIPERIA DHE HISTORIA E SAJ I KA SHKRUAR NE SHOJET E KEPUCEVE, JE NGA ATA LEGENA QE MERITONI TE SHKELENI PERDITE ME KEMBE.

  45. Skraprai says:

    Ilir meta burr shteti nuk ve ne diskutim qe eshte dhe sali berisha deri me sot nok ka ler njeri tjeter akoma

  46. Koba says:

    Si mund te jete Bure Shteti nje herif qe nuk kollandris shtepine e vet.????Dihet qe Baxhella e tij e ben Terbiet dhe para saj rri SUS si rjepacak.

  47. thanas mustaqi says:

    Në rregull je, o Nikoll. Të bëfshin mirë paret e Ilir Metës, që dikur e bëre hajdut të 25 vagonëve austriakë. Ashtu sikurse të bëfshin mirë dollarët e Sorosit. Të bëfshin mirë rublat e Putinit (të nxori bojën ministria ruse e Punëve të Jashtme që njoftoi se ambasada ruse në Tiranë t♪7 ka paguar për të botuar fjalimin e Lavrovit kundër SHBA-së).

  48. Bambi says:

    Burrat e shtetit zgjidhin probleme te mprehta sociale e politike, Nikoll, nuk bejne trafik dobicash.
    Jeni shkeputur totalisht nga realiteti dhe shikoni filma porno kudrejt njeri tjetrit.

  49. specialisti says:

    O Leshi Nikolle ,po kur te futet “Burri i shtetit” brenda cfare do te thuash ????? Apo, me qe eshte burre do ta perballoi si burrat ???

  50. petrit says:

    Qelbesire, a e di se behet fjale per vendin tend e jo per pronat e likes dhe tuajat ore qelbesire.

  51. Gopisti i fundit says:

    Ky soj te ben te prishesh dhe fjalirin mor aman. Po nuk qendron dot indiferent karshi kesaj harbuterie, qe ka mbire si fare e keqe ne kete vend. Epo do ta them , skam cbej: te dhjefsha ty dhe burrerine e likes o lesi.

  52. floriri says:

    Edhe kur vjedh dhe hakmerresh eshte burre shteti? apo by .. lepires si ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje