Shoqatat fantazmë të FSHF-së/ Gjykata nuk i regjistron, vazhdon puna në ilegalitet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vazhdon telenovela e shoqatave me të drejtë vote në Asambletë Zgjedhore të FSHF-së.

Ato u lejuan të merrnin pjesë në Asamblenë e fundit dhe të votonin për rizgjedhjen e presidentit Duka, por ligjerisht ende nuk kanë marrë formë, pasi Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht tre prej tyre për mungesë dokumentacioni.

Sipas “Report TV”, 5 nga 8 shoqatar rajonale janë regjistruar nga Gjykata e Tiranës nga data 19 janar, deri më 2 shkurt, në periudhën kur lista e delegatëve që ata kishin përcaktuar ishte e mbyllur.

Shoqatës së Shkodrës dhe të Korçës u është kthyer edhe një herë dokumentacioni për plotësim pasi mungonin dokumentat e nevojshëm.

Më datë 24 janar është refuzuar edhe regjistrimi i Shoqatës së Gjirokastrës, që do të thotë se këta të treja vazhdojnë të funksionojnë me ilegalitet të plotë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shoqatat fantazmë të FSHF-së/ Gjykata nuk i regjistron, vazhdon puna në ilegalitet”

  1. Emigranti-UK says:

    Duka eshte kancer qe po i vjen vdekja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *