Mbyllet ndeshja Chelsea-Barcelona me rezultatin 1-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

20 Shkurt 2018, 22:21Sociale TEMA

Chelsea-Barcelona është super sfida e rradhës në fazën e 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Stamford Bridge”.

Një duel që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë që të kualifikohet për në fazën tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të shihni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Chelsea: Kurtua, Rudiger, Kristensen, Azpilikueta, Kante, Alonso, Fabregas, Moses, Pedro, Hazard, Uillian

Barcelona: Ter Shtegen, Pike, Umtiti, Alba, S. Roberto, Buskets, Rakitiç, Paulinjo, Iniesta, Suarez, Mesi.

GOL! Barazon gjithçka Barcelona me Lionel Messin që goditi saktë brenda zonës pas një asisi të Iniestës

GOL! William kalon në avantazh londinezët me anë të një goditje spektakolare nga distanca duke e dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 52′, Luis Suarez krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, por ndalet nga Cortuas

Minuta 43′, I pafat William që sërish ndalet nga shtylla duke i mohuar golin Chelseas

Minuta 38′, Pique rrezikon portën e Chelseas me anë të një godijte me kokë por gjuajtja e tij shkon jashtë

Minuta 33′, Shtylla ndal William për të gjetur golin e avantazhin për “Blutë e Londrës” pas një goditje spektakolare nga distanca

Minuta 30′, Marco Alonso tenton nga një goditje dënimi për të shënuar për Chelsean, por pret Ter Stegen

Minuta 15′, Rast i artë për Bacelonë për të kaluar në avantazh me anë të Paulonjos që gabon përpara portës duke e dërguar topin jashtë

Minuta 8′, Rudiger krijon rastin e parë të rrezikshëm për vendasit, por gjujtja e tij përfundon jashtë kuadratit

Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League” nën një atmosferë fantastike në “Stamford Bridge”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje