Astrit Patozi: Basha nuk po e dëgjon Berishën, PD në ditën më të keqe

21 Shkurt 2018, 21:43Politika TEMA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket zhvillimeve brenda selisë blu.

I pyetur në studion e News24 për thirrjet e Berishës për ulje mes palëve në forcën më të madhe në opozitë, Patozi thotë se ato po bien në “vesh të shurdhër” nga Lulzim Basha.

“E kam dëgjuar shpesh zotin Berisha që të bëjë shpesh thirrje për palët.

E kam dëgjuar edhe në ekranin tuaj ku ka ardhur shpesh.

Kam përshtypjen se ai i drejtojet zotit Basha me këto thirrje.

Nëse do më pranonte një sugjerim, unë do ti thoja gjithmonë që të mos e bënte më këtë sepse nuk është mirë që të përsërisë veten dhe të bjerë në “vesh të shurdhër” të Lulzim Bashës.

Nuk është mirë që një lider historik të përsërisë të njëjtën gjë, por më keq që ai të mos dëgjohet nga Lulzim Basha” , tha Patozi.

“Unë e konsideroj të qëllimshme mënyrën se si Lulzim Basha i bëri gjërat në PD.

Lulzim Basha e konsideron PD-në një parti private.

Unë them se kjo një parti është shoqëri aksionere ku kryetari është aksioneri më i madh, por jo pronari i saj” tha Patozi.

Për Partinë Demokratike sot, Patozi thotë se është në ditën më të keqe dhe nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Pyetjes se si ka ndryshuar PD-ja këto 27 vite, Patozi i është përgjigjur:

PD ka pasur një amplitudë të vetën. Ka pasur vite të ndritshme dhe vite në rënie.

Sot që po flasim PD është shumë larg asaj kohe, por edhe shumë larg vetvetes.

PD sot është ditën e saj më të keqe. E them me keqardhje, por me bindje të plotë.

Kam frikë se nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur akoma”.

4 komente në “Astrit Patozi: Basha nuk po e dëgjon Berishën, PD në ditën më të keqe”

  1. Alban Dega says:

    BERISHA NUK ESHTE AS ZOTI AS SHPETIMTARI ORE KAQOL BYTHELEPIRES !

    Berisha eshte shkak i krizes ne PDSH.
    Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te PDSH-se !
    Edhe ti nuk ndryshon nga Basha.
    Te dy jeni p… jeshke meshkuj !

  2. spartak says:

    Aty ta lumsha . S’do as men as kalem , që ka ene ma keq . Gjysma në mos më tepër do japin llogari aty ku duhet për vjedhje , abuzim , korrupsion , shpërdorim detyre , shkatërrim e tradhëti kombëtare .
    Tjetra mër Astrit . Ka qenë e do jetë gjithmonë aktuale shprehja , ” Nuk bohet ston me lepuj ” . Me rob pa shkollë , që nuk dijnë ku bi libri , nuk lexojnë , por shofin vetëm celularët , SMS-të , Instagramet , Facebook , weekend-e , që një pjesë jo e vogël kanë përla lloj , lloj diplomash pa e pa shkollën me sy , apo kënë bo kapërcim me pengesa ( pa bo t’mesmen kanë dalë Jurista me kurse ) , më vjen keq , dhe besoj e kupton , ku duhet fillu puna . Por mos kujto se kjo është punë që bohet me llafe , me deklarata , me intervista e me show televiziv . Do mat e do ul mirë ajo e shkretë . Do shpirt , zemër guxim , pasion e mbi të gjitha partriotizëm , sepse një Parti solide e me program e vizion të saktë e të qartë , është jo ma pak , por një vlerë kombëtare si në pushtet edhe në opozitë në një vend ku synohet të vendoset demokraci treale e funksionale .

  3. undefined says:

    Me mire te shkriheni fare si parti. Mjaft te keqija i keni sjelle vendit.

  4. opinion. says:

    ska cka e degjon basha berishen,se vetem sa e qone ne humner salihu pd-n.

    salihut nje pensiin dhe te oxhaku le te nxehet si plak pensioner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje