Bllokoi negociatat me Greqinë, Nishani merr në mbrojtje Metën pa ditur çfarë thotë: Rama, tentativë për të përdhosur presidentin

21 Shkurt 2018, 18:41Politika TEMA

Ish-presidenti Bujar Nishani merr ne mbrojtje pasuesin e tij Ilir Meta ne lidhje me refuzimin qe i beri kerkesen per autorizim per fillimin e negociatave me Greqine ministri Bushati.

Ish kreu i shtetit, tashme i atashuar tek PD thote se kjo është një kërkesë që tregon shkeljen e Kushtetutes, duke mos zbatuar vendimin e vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu Nishani shkruan në postimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, se kjo është një tentativë për të përdhosur institucionin e Kreut të Shtetit.

Postimi i plotë e ish presidentit ne rrjetin social:

Pas disa denoncimesh publike se Qeveria Shqiptare nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GjK) Nr 15, dt. 15.04.2010 mbi “Marrëveshjen e Detit me Greqinë” për marrjen e Autorizimit të Plotfuqishmërisë, kjo e fundit u detyrua të dërgoj një kërkesë formale tek Institucioni i Presidentit të Republikës.

Në të dy aspektet, si atë formal procedurjal ashtu dhe atë përmbajtësor ajo kërkesë përveçse konfirmon shkeljen e vendimit kushtetues, demonstron fyerjen arrogante dhe tentativën për të përdhosur Institucionin e Kreut të Shtetit.

Kërkesa tallëse e qeverisë konfirmon faktin se prej 3 (tre) vitesh paskan biseduar dhe negociuar për Marrëveshjen pa denjuar të marrin Autorizimin Presidencial siç detyron GjK.

Ja çfarë shkruan Qeveria Shqiptare në letrën drejtuar Presidentit, citoj :

“Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimit të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.

Por le të kujtojmë se çfar ka kërkuar qeveria e sotme kur ishte në opozitë në kërkesën e saj drejtuar GjK, citoj ;

…..”grupi negociator shqiptar, gjatë bisedimeve dhe në momentin e lidhjes së marrëveshjes nuk ka qenë i pajisur me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Si rrjedhojë, grupi negociator nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent për të hyrë në bisedime me palën greke dhe aq më pak për të lidhur marrëveshje mbi delimitimin e hapësirave detare.

Mungesa e plotfuqisë, sipas kërkuesit, e bën marrëveshjen antikushtetuese”, … thoshte qeveria e sotme atëhere në opozitë përpara Gjykatës.

Këto dy qëndrime konfirmojnë shkeljen e vendimit të GjK nga ana e Qeverisë Shqiptare gjatë gjithë këtyre kohëve të negocimit me palën greke mbi Marrëveshjen e Detit.

Ndaj ajo lloj kërkese nga ana proçedurjale është një tentativë për tu tallur me Institucionin e Presidentit.
Por pse ajo kërkesë është skandaloze dhe nga pikpamja përmbajtësore ?

Shih se çfarë thotë vendimi i GjK, citoj :…”37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë.

Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim”.

Por kërkesa e dërguar tek Presidenti nuk ka asnjë çështje të renditur shprehimisht për të cilën do vazhdohet bisedimet madje nuk ka se as cilët janë “përfaqësuesit e shtetit” që do të bisedojnë. Qeveria vallë i mban “sekret” nga

Kreu i Shtetit këta përfaqësues të shtetit ?!!

Nga përgjigjja e Presidentit të Republikës kuptohet se në kërkesën e saj drejtuar Presidentit, Qeveria nuk ka respektuar në shumicën e tij vendimin e GjK.

Ajo që po fshihet dhe që ende nuk po denoncohet ka të bëjë me faktin e rëndë se Qeveria Shqiptare ka negociuar deri tani ndarjen e Shelfit Kontinental të Shqipërisë.

Pra është parashikuar ndarja e territorit shqiptar.

Qytetarët duhet ta dinë se Shelfi Kontinental është vijimi i territorit tokësor në tabanin e detit që sipas konventave ndërkombëtare Shqipërisë i takon rreth 13 mijë km2 të cilat i shtohen sipërfaqes 28 mijë km2.

Pikërisht në Shelfin Kontinental Shqiptar gjënden burimet e mëdha të naftës dhe gazit që në shkëmbim të neutralitetit të shkëmbinjve të Barketës ato po u jepen Greaisë.

Ndarja e Shelfit Kontinental të Shqipërisë përbën një SKANDAL me përmasa të cënimit të integritetit territorjal të vendit.

Nga letra e Presidentit mësojmë se Qeveria Shqiptare deklaron se nga pala zyrtare greke ka pretendime territorjale ndaj Shqipërisë !!!

Ky është një SKANDAL tjetër i paimagjinuesh deri me sot që tregon se në çfarë derexheje është katandisur niveli i një ministri në Republikën e Shqipërisë.

Të njehësosh përçartjet haluçinante të grupimeve ekstremiste pa identitet me qeverinë apo zyrtarë të shtetit grek është një lajthitje po aq halucinante sa ajo e ekstremistëve neonazist në vendin fqinj.

Në këtë situatë të rrezikshme ku është përfshirë integriteti territorjal i Shqipërisë qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës duhet mbështetur dhe inkurajuar. Qeveria Shqiptare jo vetëm duhet të përgjigjet për kërkesat korrekte dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit por me çdo kusht duhet ti paraqesë Presidentit hartën e Shelfit Kontinental të Shqipërisë mbi të cilën ka bërë deri tani pazarin politik.

11 komente në “Bllokoi negociatat me Greqinë, Nishani merr në mbrojtje Metën pa ditur çfarë thotë: Rama, tentativë për të përdhosur presidentin”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Nuk ja vlen te merresh me nje injorant si ky,Jari pa mustaqe.Niveli I tij eshte I barabarte me femijet e kopeshtit.Ky Nuk dallin dot ndryshimi rrenjesor midis grupit qe negocion politikisht dhe grupit negociator per konkretizimin e dakordesive politikisht.Biseda te karakterit politik per cfaredo lloj problem midis shteteve,eshte detyren funksionale dhe e perditeshme e ministrite te puneve te jashtme e te gjitha shteteve dhe te Shqiperise gjithashtu.Per bisedimet ne parim o kungull pa fara,Nishanlli,Nuk kerkohet autorizim.Kete autorizim e ka mare bashke me dekretimin qe ka marre qeveria nga parlamentin dhe Presidenti…

  2. Kristaq P says:

    Gazeta e ka ulur ne toke steken duke i dhene vend nje psikopati ,nje deshtaku ,injoranti ,imorali ….theshte nje kapteri magazinjer i peceve te ushtareve dhe i ushkureve te brekeve te tyre .Keqardhje per gazeten e stafin e saj .Neveri per njerez te till..SHQUPI.

  3. Shkelcim Miri says:

    Te dy jeni te dhjere se sa per te pordhosur s’na ben pershtypje se u mesuam me ju

  4. Aqif Kopertoni says:

    Jar Ckari u çua. Nga kush valle u fèrkuaa…. jari Ckari dhe fshatari jan njelloj, po i ferkove çohen.

  5. lalai says:

    Katundari nga Cepani….po ben presion Ameriqise…..?

  6. Cuku says:

    O kapterr ,po ti cperzihesh o mjeran ,po ti roje ishe ne presidence ,se I pare ishte.Sali Vicidoli ,,,,,,,,,,ashtu si tani ky tjetri po roje eshte se e pare.eshte.Mona Kokemadhja. ,,,,,,,,, E degjeneruat ate institucion ,per turp,,,,,,,,,,

  7. Treviso says:

    Cudia ka ardhur NGA politikan kriminele dhe mafjoze. Zoti Nishani, presidenza eshte bere jo serjoze ne momenti qe ti fute kemben Brenda dhe vazdon te ngelet, ndoshta me keq, spese tani kryemafjozi dhe hajduti ndodhet ne poltronen e pamerituar.

  8. Befana says:

    Kapteri ka bere vetem shkrimin qe ja kane diktuar eproret.e ku eshte ne gjendie te arsyetoje mjafton te hedhe nje iluzion per te ngateruar.,Ky eshte missioni i tij.

  9. lapraksi says:

    o ish- idiot,c’far te thuash tjeter per ty;ti vete e thua qe e para nuk u pyet presidenti as kur u nenshkrua.hajde -hajde o ish eshte sport i rende per ty ky.

  10. Amerikani says:

    Per cilen kushtetute behet fjale? te paren e ka bere janulltasi e Arben Imamai, kete te dyten amerikanet!…Na sqaroni ne ketu ne Amerike

  11. Timi says:

    Kapter Jari rrote K…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje