Champions League/ Barazim me vuajtje për Man. United përballë Sevillias. Shakhtari përmbys Romën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është mbyllur në barazimin e bardhë 0-0 sfida e parë e ndeshjes mes Sevillias dhe Mancheshter United e cila u zhvillua në Spanjë në stadiumun “Ramón Sánchez Pizjuan”.

Një 90 minutësh mjaft i luftuar dhe emocionues me skuadrën e Sevillias që arriti të bëjë një lojë mjaft të mirë duke e dominuar totalisht takimin përballë “Djajve të Kuq” të cilët zhvilluan një ndeshje të dobët.

Heroi i ekipit të Hose Mourinjos është padyshim portieri David De Gea i cili ka bërë një numër të madh pritjesh të mrekullueshme duke i mohuar golin e fitores vendasve.

Rasti më i artë për Sevillian ishte në minutën e fundit të pjesës së parë mea në të Muriel i cili vetëm pak centimetra larg portës godet saktë me kokë, por ndalet nga një mrekulli e De Geas.

Edhe në pjesën e dytë Sevillia arrin që të bëjë një performacë spektakolare duke dominuar por pa arritur dot që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Gjithçka u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe skuadra që do të kalojë për në raundin tjetër do të mësohet në sfidën tjetër që do të luhet në “Old Trafford”.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme mes Shakhtar Donestsk dhe Romës, ekipi ukrainas arriti që të fitojë me shifrat 2-1.

Vendasit arritën që të përmbysnin avatazhin e skuadrës italiane e cila kaloi e para në epërsi me anë të Under në minutën  e 41-të.

Por, dy golat e Ferreyra dhe Fred i dhanë fitoren Shakhtar Donetsk që shkon me fitore në ndeshjen kthimit në “Olimpico”.

Me poshte te gjitha rastet e ndeshjes Sevillia-Manchester United. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *