Dy standartet e presidentit për marrëveshjen me Greqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alfred Peza

Qëndrimet e fundit publike të Presidentit të Republikës, në lidhje me çështjen e negociatave Shqipëri- Greqi, kanë ekspozuar publikisht një anë të dyfishtë të personalitetit politik të Ilir Metës.

Gjithçka mori përmasat e një përplasje publike mes Presidencës dhe Qeverisë, kur ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i paraqiti zyrtarisht “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke”.

Kreu i shtetit në vend të komunikimit kofidencial, zgjodhi komunikimin publik. Në vend të përgjigjes me shkresa në kanale zyrtare, zgjodhi komunikimin nëpërmjet kanaleve mediatike.

Në vend të ballafaqimit sy më sy me Kryeministrin apo ministrin e Jashtëm për rezervat dhe kritikat e tij që janë normale për një marrëdhënie ndërinstitucionale, zgjodhi daljen përballë opinionit publik LIVE në një konferencë të pazakontë shtypi.

Një qëndrim kaq i fortë, sigurisht që e ndan edhe opinionin në dy pjesë. Në ata që janë pro dhe në ata që rreshtohen kundër qëndrimeve të Presidentit të Republikës.

Në ato që pajtohen në përgjithësi me arsyetimin e tij duke patur edhe ndonjë rezervë ndoshta. E në ata që për njëmijë e një arësye, janë në anën e kundërt të kësaj bashkësie.

Përtej rreshtimeve bardh e zi, pro dhe kundër apo përjetimeve pozitive a negative, ka edhe një dimension tjetër të eskpozuar nga Presidenti, që nuk të jep asnjë nga këto arsyetime apo ndjenja kaq të forta, ekstreme me njëra tjetrën. E ajo lidhet me standartin e dyfishtë që mban Meta në këtë rast, brenda të njëjtës çështje.

Kreu i shtetit pavarësisht bindjeve të tij personale politike dhe mendimeve që ka për mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, në përgjithësi gjatë ushtrimit të mandatit presidencial, ka ruajtur profilin e një shtetari që bën shumë kujdes për të qenë brenda gërmës dhe frymës së Kushtetutës dhe për të mos ekspozuar ndjesitë personale gjatë sjelljeve presidenciale.

Mosdekretimi prej tij i kandidaturës së Kryeministrit për shefin e ri të SHISH dhe mosdekretimi dhe kthimi i një ligji në Parlament të miratuar më parë nga mazhoranca, janë qëndrime brenda kufijve të “normalitetit”.

Meta në të gjitha rastet, edhe atëherë kur ka qenë pro, edhe kur nuk ka qenë ndoshta aspak dakord me Kryeministrin Rama, nuk ka bërë deri më sot, asnjë shfaqje publike apo mediatike, që të mund ta gjykoje për një sjellje “politikisht jo korrekte” me qeverinë.

E kundërta ndodhi në këtë rast. Ilir Meta jo vetëm që nuk kishte “qetësinë dhe dashurinë” e duhur për të biseduar institucionalisht me ministrin e Jashtëm apo me Kryeministrin për pretendimet e tij rreth procesit të negociimit të marrëveshjes me Greqinë, por i nxorri të gjitha ato, në publik.

Fillimisht informacioni rrodhi drejt një gazete, e më pas kjo u ushqye me gjysëm të vërteta që çuan në një debat politik e mediatik për të justifikuar me sa duket më pas, “interesin e madh” për ta bërë publike përgjigjen e tij zyrtare.

Duke “legjitimuar” kështu një konferencë të jashtëzakonshme shtypi për një çështje, që ende nuk e ka dhedhur hapin e parë të startit zyrtar.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Shqipërisë u pa qartë, se tjetër qëndrim mbante gjatë përgjigjeve dhe shpjegimeve të tij kur vinte fjala për të gjykuar qeverinë tonë dhe një krejt tjetër, kur ishte fjala për qeverinë e Greqisë.

Të mësuar me faktin se kur i ka punët fjollë Ilir Meta është politikani më i paqtë në botë, me shpërthimin e tij të pazakontë për një President Republike (nisur nga sjellje të ngjashme në karrierën e tij të gjatë politike), kuptuam se diçka nuk shkon brenda tij politikisht në këtë rast.

Se çfarë konkretisht, përtej hamendësimeve apo kuptueshmërisë, kjo mbetet të verifikohet në vijimësi deri në përfundim të procesit të negocimit dhe dekretimit (prej tij shpresojmë) të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ilir Meta ka mbajtur një tjetër qëndrim në një rast analog për nga rëndësia për vendin, kur ishte Kryetar Parlamenti dhe një qëndrim krejt tjetër tani në pozicionin e Presidentit të Republikës.

Kur ishte rasti i reformës në drejtësi, për të cilën u punua po kaq kohë sa edhe për marrëveshjen mes dy fqinjëve, Ilir Meta shpërtheu në fund fare, përpara seancës së 22 korrikut 2016 kur u votua me 140 vota.

Këtë radhë, e zhvendosi shpërthimin e tij në fillim fare, ende pa filluar zyrtarisht puna e negociatorëve.

Të gjitha këto dhe të tjera, të bëjnë të besosh se përtej retorikës, diçka tjetër fshihet pas parimeve dhe përbetimeve për vënien në plan të parë të shenjtërisë së Kushtetutës dhe interesit publik.

Herët ose vonë, në këtë vend që nuk arrin të mbajë dot kofidenciale një komunikim mes ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Republikës, sigurisht që sado të sofisitikuara që të kenë qenë, edhe të vërtetat e lojërave politike më të fshehta, kanë dalë në shesh.

Urojmë që këtë radhë, ajo të mos jetë e tillë, sa të minojë një marrëveshje për të cilën është dashur mbi 70 vjet për të ardhur deri këtu. Pak rëndësi do të ketë më pas, se kush ka qenë arësyeja e vërtetë që çoi në minimin e saj.(alpenews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Dy standartet e presidentit për marrëveshjen me Greqinë”

  1. xha Spiroja says:

    Z. Alfred, po ju qetesoj lidhur me çfare fshihet prapa kesaj levizjeje presidenciale. Tek ne, siç duhet te jeni shume i ndergjegjshem edhe juve, ne plan te pare vihen interesat e politikes, per partite politike. Ju e keni degjuar shpesh, vend e pa vend qe z. Sali, apo z. Lulzim, apo z. Ilir kur ishte kryetar partia, sot znj Monika, kur vjen fjala per te lartesuar punet e partive te tyre na thone: PD… etj. parti, arriti te fuse Shqiperine ne NATO, realizoi liberalizimin e vizave, u be asocimi etj. Pra çdo arritje e Shqiperise ne rangjet nderkombetare, kerkojne tja veshin si merite partive te tyre dhe kjo eshte mburrja me e madhe. Ne keto kushte si mundet qe Saliu, apo Iliri ta lejojne qe negociatat per anetaresimin ne BE te behen kur ne pushtet eshte PS-ja?. Kjo eshte nje katastrofe per partite e tyre. Prandaj nuk duan te hapen negociatat ne kohen kur ne pushtet eshte e majta. Do te thuash ti, po kjo eshte gje e mire per shqiptaret dhe Shqiperine! Ashtu eshte, por jo per Saliun, Ilirin e CO. Ata duke mos arritur asgje te mire per mbarevajtjen e ekonomise, etj ne vend, kerkojne te mburren me arritjet qe na i japin Nderkombetaret, por me qe ato jane arritur kur e djathta (keshtu thuhet) ishte ne pushtet, marrin force dhe na i numurojne si arritje te tyre.
    Perfundimisht kjo loje qe po zhvillohet lidhur me marreveshjen e dy qeverive, ketu i ka rrenjet. Pa anashkaluar aspak edhe faktin se perfundimi i marreveshjes se Detit, do ta veje para pergjegjesise “ortakun” e dasher, mikun dhe respektin qe z. Ilir ka per z. Sali. Ju e kuptoni lojen e takimeve gjoja me ish presidentet. Per fat te keq ish presidentet rane ne kurthin e ngritur, te cilet nuk duhej ta pranonin, sepse thirrja e tyre ishte te perligjte takimin me z. Sali, kryenegociatorin e dhenies falas te detit pa kushtetute, pa president etj. Keshillat e ish presidenteve u harruan ne tavolinat e kafeve, ndersa keshilla e ish president Saliut, dhane rezultatin qe presidenca doli nga shinat e komunikimeve nderinstitucionale. Besoj me kaq, si i zgjuar qe je, vazhdo te na shkruash edhe me tej.
    Urojme me te mirat per te gjithe nga Xha Spiroja
    Viçidoll, 21 febrario Tropoje

  2. alphade says:

    Cdo t’i thote grekut tash ky mjeran politikan hipokrit ku deri dje
    si nje “plak qosheje” e keshillonte ky fare burri me paburreri ,Edin
    Ramen se si duhej te sillej me fqinjin tone jugor me “qetesi e da-
    shuri” , nderaa tani qofte ky president Meta ashtu edhe “vellai ” i
    tij i pislliqeve dhe mafiozlliqeve, lopcari i Vicidolit e nxorren “shpa-
    ten ” kunder grekut : ” Per inate te sime reje shkon e flen me mulli-
    xhine” .Keshtu e pesuan : dy “lideret” historike te se keqes se madhe
    qe ka pesuar Shqiperia dhe shqiptaret keto 27 vjet te anarkizmit – baj-
    raktar duke shkaterruar cdo autoritet te shtetit : Berish Vicidoli dhe
    Ciban, Cepan Meta ….!!

  3. Spartaku says:

    President tutkun.Duket qe ka frike edhe nga çizmja e Monikes.Presidenti ka pergjegjesi per atdheun,dhe duhet t’a mbroi me te gjitha menyrat,ndyshe,populli do t’a hedhe si limon i shrydhur ne koshin e plehrave.

  4. artan says:

    Sjellja prej nje politikani fshatar se Ilir Metes, eshte ne vazhden e letres qe ai i dergoi Trampit per voten kunder te Shqiperise ne OKB.

  5. Bardhi Tolabi says:

    Me daljen e djeshme publike,te tij,Like floriri,sec me kujtoj daljen e tij,kur lexoj si zedhenes i Tik Dhalles,kundershtimin e tij ndaj qendrimit te amabasadorit Amerikan Lu…Edhe dje,mu duk sikur po lexonte si zedhenes I Berishes,kundershtimin e tij,ndaj nje marreveshjeje historike midis nesh dhe Greqise,marreveshje e cila pervec periftimeve,do demaskoje ne mos sot neser,tradhetine e ketyre te dyve ndaj vendit tone…
    Nuk e dekoruan kot,Liken,Greket,para nje viti,kete hajdut e kriminel,i cili eshte pergjegjes per katrauren qe ka kaluar vendi yne ne keto 28 vjet palodemokraci…
    Ne nuk kemi SHISH,nuk kemi kunderzbulim e te na vertetoje lidhjet e tij me agjenturen greke.Jo te gjithe e dine lidhjen e Like floririt me ish ambasadorin Dashnor Dervishi i cili ndenji kaq vjet ne Athine dhe nuk dime se cfare ka katranosur Likja nepermjet tij me agjenturen greke…Koha do na tregoje per gjithcka,por duhet dhe pak durim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *