Kombëtarja U-15, Memushaj shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

21 Shkurt 2018, 12:11Sport TEMA

Ekipi kombëtar U-15, nis katër ditët e grumbullimit në rezidencën e ekipeve kombëtare në “Tropikal”.

Trajneri i kësaj moshe Eqerem Memushaj, ka grumbulluar për këtë stejxh stërvitor 24 lojtarë. Të gjithë të datëlindjes 2004, ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar të kësaj moshe.

Në listën e trajnerit Memushaj, spikasin edhe lojtarë qe luajnë jashtë vendit, si në Itali, Maqedoni dhe Greqi.
Përpara gazetarëve, trajneri Memushaj u shpreh:

“Ky grumbullim është në vazhdën e një plani vjetor të ekipeve kombëtare dhe që më shërben jo pak për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve. Po kështu nga ana tjetër do të shohim mundësitë që të zhvillojmë 2 teste miqësore për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë. Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare.” theksoi trajneri i përfaqësueses U-15 Memushaj, i cili ka thërritur 20 lojtarë që luajnë me skuadra të ndryshme në kampionatin shqiptar.

Pas skuadrës përfaqësuese U-15, ditën e dielë nis grumbullimin edhe ekipi kombëtar U-17 në drejtimin e trajnerit Mustedanagic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje