Kunati akuzohet për përdorimin e dy standarteve për çiftin Grigja-Salianusi

21 Shkurt 2018, 18:53Antena TEMA

I nderuar zoti Kunat!

Jam avokati i zonjës. A.F., që u arrestua dy ditë më parë në një operacion të policisë për të ndaluar chatet erotike online.

Klientja ime është një 24- vjecare që kishte punësuar disa vajza që bënin chat erotik online, me klientë.

Ajo ishte e rregullt dhe i kishte siguruar vajzat që punon, si në Call Center, dhe nuk kishte detyrime ndaj shtetit.

E vetmja shkelje ishte privatësia e vajzave, të cilat shërbenin për mesazhe erotike online.

Në përpjekjet e mia për të gjetur një precedent që të ndihmojw klienten time, më vjen në ndihmë fakti që dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, një femër dhe një mashkull, janë filmuar duke bërë chat erotik online.

Nga aq sa pashw, biseda ishte e fortw, dhe shpesh më e fortw se e vajzave që ka punësuar klientja ime.

Ato zakonisht ekspozojnë ndonjë pjesë intime të trupit, thonë ndonjë fjalë erotike me nënkuptime, dhe gjëra të tilla.

Kurse dy deputetët kishin fjalor të fortë, flisnin për seks real, për dërrmim shpirtëror, për tradhti bashkëshortore, dhe për të shkuar me “më kingun e PD”.

Kjo më ka ngjallur interes dhe dua të mësoj prej jush, si ta bëj unë që edhe klientja ime të mos dënohet, por të merret në mbrojtje, sikundër dy deputetët tuaj?

Unë pashw që shtypi ne masën 90 për qind, nuk e sulmoi deputeten në fjalë, që fliste me fjalor shumë erotik, ndërsa klienten time e kanë nxjerrw 100 për 100 e gazetave, portaleve e televizoneve.

Çudia ime është se klientja ime ishte anonime dhe u bë e njohur për një bisedë erotike, ndërsa deputetja juaj është shumë e njohur, por u la në harresë për shkak të bisedës erotike.

Unë mendoj se pas fillimit të punës në reformën në drejtësi, duhet t’i japim fund drejtësisë me dy standarte, pra tjetër standart për politikanët dhe tjetër për qytetaret e thjeshtë.

Në këtë pike, kërkoj që, ose klientja ime të shpallet e pafajshme si Grigja, ose të dënohen të dyja.

Me shpresë se do të më ndihmosh në këtë rast, mbetem në pritje të përgjigjes suaj!

2 komente në “Kunati akuzohet për përdorimin e dy standarteve për çiftin Grigja-Salianusi”

  1. dora says:

    Grigjen e mbron grigja e gazetarve politikanve te ndyr te ketij vendi se ashtu si ajo ju duhen. Mos u beni merak se do e shajn dhe do ja grisin breket e qelbta rrugve asaj shtremses.

  2. durrsakja tatërr says:

    Kjo baxhella u plak duke u q…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje