“Lufta kundër krimit të organizuar”, Xhafaj takon homologun britanik për Sigurinë: Avancojmë axhendën e përbashkët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka takuar homologun e tij britanik Ben Wallace në Londër ku është dakortësuar lidhur me bashkëpunimin për luftën ndaj krimit.

Xhafaj shkruan në rrjetin social Twitter se shumë shpejt Wallace do të vijë në Shqipëri për të avancuar axhendën e përbashkët të dy qeverive.

Ministri Xhafaj pas takimit shkruan:

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar.

Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët,” nënvizon ai. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Lufta kundër krimit të organizuar”, Xhafaj takon homologun britanik për Sigurinë: Avancojmë axhendën e përbashkët”

  1. O says:

    Anglia të uli dëbimet e emigrantëve me vëndin tonë

  2. Homologu apo Astrologu says:

    Tema, o eshte homolog Britaniku, qe eshte skandal ta thuash se nuk eshte i tille ose Minister per Sigurine qe ska lidhje me Ministrine e Brendshme si e kuptojme ne. Ky eshte me shume sekretar ministrie per sigurine ose rang Ministri pa portofol , se Homologu i vertete Britanik eshte nje femer. Mjaft bythlepite o mjerane se i shkaterruat njerzit me mashtrimet dhe manipulumet tuaja te kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *