Patozi: “Republikën e Re” s’e besonte as vetë Basha, e përdori si karrem për të futur shqiptarët në çadër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Astrit Patozi tha se Basha e ka përdorur termin “Republikë e Re” si një pretekst për të futur njerëzit në çadër, por nuk e besonte as vetë një gjë të tillë.

“Anëtarët e PD dolën në shesh, pushtuan bulevardin Dëshmorët e Kombit për një kauzë që i qëndron akoma kohës. Përkujtimi për keq i lëvizjes së Lulzim Bashës apo i Republikës së Re duhet të jetë 18 maji, jo si u hap çadra, po si u mbyll. Se kur u hap kishte sens. 18 maji është vërtetë një ditë e trishtë jo në historinë e PD, por në historinë e Shqipërisë,” tha Patozi për News 24.

Si e shihni tani situatën me një Reformë Drejtësie të nisur..

Patozi: Rama mori atë që donte, dhe në politikë ky është sukses, po nuk shoh ndonjë triumf. Fitorja të jep një adrenaline të veçantë, por nuk e shoh te mazhoranca, se kjo ka humbur shumë nga reputacioni i saj për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme. E kanë bërë atë të jetë e ngadaltë e mos e shijojë fitoren. Edhe performanca e tyre në parlament është një lloj stanjacioni politik. Ka një depresion. Qeveria e meriton të vuajë se këto nuk i kanë ndodhur rastësisht. Keqardhja ime është dhe për opozitën dëshpëruese, që nuk po përfiton nga kjo rënie e mazhorancës. Kjo e thellon depresionin social dhe i shtyn shqiptarët të braktisin vendin. Ka mungesë shprese.

Do them mendimet e mia sa herë të më jepet rasti dhe e them me bindje se nuk ka dëm më të madh për PD, është të dalë dikush e të thotë: kjo është opozita që duhet. Unë kam fakte për këto që flas. Nuk kam asgjë personale me askënd, aq më pak me Bashën që nuk e meriton një vëmendje të madhe. Nëse nuk riparohet, PD do shkojë në pikiatë. Kjo do rëndojë fatet e shqiptarëve se mungesa e një opozite të fortë do t’i japë shansin qeverisë të bëhet më e fortë e më arrogante.

Ku çalon opozita?

Patozi: Opozita nuk ka një ekip sot, flas për PD e nuk dua ta fus LSI-së në këtë grup. PD-së i mungojnë cilësitë elementare të një partie, që të zgjojë shpresën te populli. Ne sot jemi në një sistem të kalbur politik, që fillon te partitë e mbaron te salla e gjyqit. Për aq kohë sa partitë do vjedhin votat e tyre, nuk do ndryshojë sistemi. Nuk shoh përpjekje të Basha për të ndryshuar sistemin. Pse Basha nuk shprehet për ndryshimet Kushtetuese të 2008? Ai duhet të ishte flamurtari i ndryshimeve kushtetuese jo vetëm për të korrigjuar gabimin e 2008-s, por për të sjellë ndryshime në vend. Kur ky nuk merret me këto, njerëzit do thonë se ky nuk do ndryshimin e sistemit, por kërkon t’i vijë radha.  Pse Basha nuk e përmend më Republikën e Re, po se nuk e beson as vetë, e ka pasur një kalë për të kaluar lumin, e meqë lumi u kalua me humbje të rënda, ky term nuk përdoret më. Një politikan që i qëndron i bindur qëndrimit të tij, vazhdon me atë, në fakt ishte një karrem për të gënjyer publikun.

Teoritë revolucionare thonë që duke u bërë më keq mund të ketë një reagim të fortë?

Patozi: Nuk është çudi edhe të ndodhë, nuk përjashtohen, se historia e njerëzimit i njeh.

Momenti për lëvizje të reja politike?

Patozi: Duket sikur ne kemi ngelur pa punë e duhet t’i gjejmë punë vetes, por në interesat e mia personale, unë kam arritur shumë, kam pasur një karrierë të admirueshme politike, dhe kam treguar që nuk kam ndonjë ambicie tjetër politike. Puna është t’i japim shqiptarëve një sistem të ri politik. Të krijojmë modelin politik te PD, se kjo nuk është sot model.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Patozi: “Republikën e Re” s’e besonte as vetë Basha, e përdori si karrem për të futur shqiptarët në çadër”

  1. jari says:

    tani e kuptove qe po u vodhen votat nuk ka ndryshim por kur i vidhte PD mbroje vjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *