Mbyllet ndeshja Sevillia-Manchester United me rezultatin 0-0. Të gjithë rastet e ndeshjes me VIDEO

21 Shkurt 2018, 22:17Sociale TEMA

Sevillia-Manceshter United është sfida e rradhës në fazën e 1/16 të “Uefa Champions League” e cila do të zhvillohet në stadiumin e “Ramón Sánchez Pizjuan”.

Një sfidë që pritet të dhurojë emocione ku që të dyja skuadrat do të kërkojnë që të marrin fitoren për të kaluar në raundin tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Sevilla: Rico, Lenglet, Banega, Correa, Nzonzi, Navas, Sarabia, Escuderio, Muriel, Vazquez, Mercado

Manchester United: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Young, Matiç, Herrera, Mc Tominay, Mata, Jesus, Alexis

Minuta 82′, Lukaku shënon për miqtë por i parregullt pasi prek topin me dorë

Minuta 72′, Një tjetër rast i artë për Sevillian për të kaluar në epërsi me anë të Vazquez që nuk arrin dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës

Minuta 57′, Muriel i afrohet golit të avantazhit për vendasit, por topi i goditur prej tij kalon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 45′, Të pafat vendasit që ndalen nga një tjetër pritje e mrekullueshme e De Geas, që i mohon golin Muriel pas një goditje të saktë brenda zonës

Minuta 41′, Rast i artë për Sevillian me Correa që godet saktë brenda zonës, por ndalet mrekullisht nga De Gea

Minuta 24′, Manchester United krijon rastin e parë në këtë sfidë me Lukakun që i vetëm përballë portierit godet mbi kuadrat

Minuta 14′, Të pafat vendasit që sërish kërkojnë golin nga distanca këtë rradhë me Navas që godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën

Minuta 13′, Sërish Sevillia që tenton për të gjetur golin me anë të Banegas që tenon nga distanca, por jashtë kuadratit

Minuta 3′, Muriel krijon rastin e parë të rrezikshëm për Sevillian duke tentuar nga distanca, por ndalet nga De Gea

Ekzekutohet himni i “Champions League”, e mrekullueshme atmosfera dhe keorografia e tifozave vendas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje