VIDEO: Sherr në klasë, mësuesi përplas në dyshme nxënësin për një kuti çokollatash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një mësues është shkarkuar nga detyra në një shkollë në Karolinën e Veriut, pasi përplasi në dysheme një nxënës 12 vjeçar.

Ndërkohë dhe nxënësi Jose Escudero, u pezullua për shtatë ditë gjatë incidentit.

I zemëruar nga kjo, nëna e Escudero, Mayo Corrales, ka postuar videon në Facebook me shpresën e sigurimit të “drejtësisë” për djalin e saj.

Escudero tha për mediat lokale se sulmi i ndodhur në ditën e Shën Valentinit, u zhvillua pasi mësuesi hodhi një kuti me çokollata në lavaman, ndërsa djali ka shkuar për t’i rimarrë ato.

Kjo bëri që mësuesi të niste sulmin e tij, duke e mbështetur fillimisht në mur dhe më pas e hodhi atë në tokë.

Shkolla “Western Guilford” konfirmoi nëpërmjet Facebook se zëvendësuesi ishte liruar dhe prindërit kishin qenë të informuar për incidentin.

Nëna e tij thotë se tani po planifikon të ndërmarri veprime ligjore kundër shkollës dhe mësuesit. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Sherr në klasë, mësuesi përplas në dyshme nxënësin për një kuti çokollatash”

  1. Mexicanobuoy says:

    Nuk e kuptoj pse ku tjeter do perfundonte 12 vjecari pasi i kishte hypur ne kurriz mesuesit? Fakti qe ky nxenes iu turr mesuesit dhe iu hodh ne kurriz apo qafe tregon cfare ndodh vertete ne shkollat amerikane apo dhe disa vende perendimoreku te japesh mesim eshte e pamundur se nxenesi ben ligjin apo ligji ste lejon hapsire.
    Nxensei po hante cokollate apo tallesh me cokollatat ne ore te mesimit.Tani ose do lejohej dhe do prishej mesimi ose do mbahej rregull dhe mesim.Mjere ai mesues qe gjendet ne nje situate te ketille. Dhe lum ajo familje, qe ka ate bir dhe nxenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *