Rrëfimi i Florian Markut, nga përballja me rivalin grek tek premtimi për titullin kampion bote në UFC

22 Shkurt 2018, 20:20Sociale TEMA

Florian Marku ose i njohur ndryshe si “Tnt Tritoli”, është një nga sportistët shqiptar më të njohur në arenën ndërkombëtare.

Pas 80 ndeshjeve të realizuara, ai tashmë gëzon dhe titullin Kampion Bote në “Kickbox”, pas fitores në Greqi ndaj danezit Hassan Mahareb në raundin e pestë.

Fillimi i karrierës së Florianit ka qenë në moshën 12 vjecare, ku sic tregon dhe ai vetë doli fitues.

Por, në ndeshjen pasuese ku ai pati për kundërshtar dikë disa vite më të madh humbi, një humbje që e bëri të ushtrohet edhe më fortë e të arrij fitore të njëpasnjëshme.

Si një nga ndeshjet më të vështira e të ngarkuara nga ana emocionale Marku veçon atë me Botakos (grek) shtatë muaj më parë, të cilin e mundi për 4 minuta.

Kjo ndeshje u ndoq nga rreth 10-mijë persona, ndër të cilët rreth 8-9 mijë ishin shqiptarë.

I pyetur nga moderatorja Antoneta Koçi rreth synimeve të tij, sportisti është shprehur:

“Synimi është të arrij në UFC, të fitoj kampionatin botëror atje, dhe së shpejti ka për të ndodhur, ia premtoj të gjithë shqiptarëve.”

Një nga miqtë më të afërt të Florianit është edhe reperi i njohur Noizy me të cilin është njohur pesë vite më parë.

I pyetur nëse e ai e ka sfiduar ndonjëherë, Floriani ka treguar që janë në fusha të ndryshme dhe kjo gjë nuk ka ndodhur, por gjithsesi së shpejti do fillojnë stërvitjen bashkë.

Një nga lajmet më të rëndësishme që Marku ka dhënë është ai i ndeshjes që do të zhvillohet në Tiranë në 20 Prill që organizohet në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, ku të ftuar do të jenë edhe shumë personazhe të njohur të botës së showbizit.

Për më shumë ndiqni rrëfimin e tij të plotë për  MCN Radio, TemA TV dhe Revita VIP, ku ka folur për fansat e tij të flaktë dhe detaje nga disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të tij.

3 komente në “Rrëfimi i Florian Markut, nga përballja me rivalin grek tek premtimi për titullin kampion bote në UFC”

  1. albatros says:

    Po kruhet kurva gazetare

  2. ben says:

    Si ja skuqi surratin atij fashistit grek ahaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje