Çelia e negociatave: Presidenti i KE Juncker në Tiranë, ja axhenda dhe mesazhi që pritet të japë

Ditën e nesërme në Tiranë pritet të vijë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Ky i fundit ka programuar të ketë një sërë takimesh në funksion të axhendës europiane për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Mësohet se ditën e nesërme, në orën 17:30 është organizuar ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp ku do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Juncker.

Ndërkohë, Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan.

Bëhet me dije se turneu që nisi nga 25 shkurti do të përfundojë më 1 mars. Ai bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Çelia e negociatave: Presidenti i KE Juncker në Tiranë, ja axhenda dhe mesazhi që pritet të japë”

  1. Vezhgues BE says:

    Mos flisni pa ditur gje.Nuk ka nevoje Shqiperia per Junker apo vizita pompose nga Merkel e shok, kur dihet qe i vetmi kusht eshte nje reforme e vertete ne drejtesi dhe institucione te pavarua dhe korrupsion sa me pak ne gjithe instancat e shtetit dhe policIse , per te hapur rrugen per ne BE.Deri atehere, TE DASHUR MIQ SHQUIPTARE, prisni e percillni Merkel e Junker se ata KAVIAR DHE SHAMPANJE duan ne Albanistan.

    Nderkohe, pyesni, perse nuk duan drejtesi dhe institucione te pavarura, EDi, Saliu, Luli,Meta me shoke?

    si te vetmet kushte per anetarsim ne BE.

  2. Andi says:

    Lulzim basha monika kryemadhi sali berisha dhe gjith krau i partis demokratike nuk duan drejtsi ne shtetin shqiptar se dalin ycklat e kaluares dalin vrasjet me pages qe ka ber berisha dalin gjynahet qe ka ber u sekuestrohen pasurit qe populli shkret vuanë ose ata kanë kushedi sa miliona me euro neper evrop te fshehura kushedi sa mekate kanë bere dhe se cili vjedhe dhe as nje nuk u kerkon llogari populli paguanë taksa tatime energji elektrike dhe as nje nuk i kontrollon ku i gjeten ata kushedi sa fonde kan vjedhur dhe per popullin sdo tia dij as nje ku esht gjykata ku jan fondet e vjedhura kur do behet shqiperia si evropa por ikin per dit me keta qeveritar qe kemi na esht veshtir shqiperia pse nuk ka drejtsi pse nuk i sekuestrojn pasurit e fshehura qe kan ne europ keta kriminel ku esht e arthmia e shqiptareve shqiptaret ngelen neper evrop per te nxjerr nje cop buk per te ngren me shum taksa se rroga qe marin ne muaj pse nuk duan drejtsi pse nuk duan te hiqen vizat se uka ardhe veza tek b tha.dhe nuk din nga tia mbajn se do u dalin pasurit qe kan ndaj nuk duan drejtsi peshqit e mëdhenje .ja kete kan kete halle .hanë me lug floriri peshqit e mëdhenje duan saliun qe i vuri flaken shqiperis .ka surrat e del e flet kush flet krimineli qe ivret naten dhe i qa diten pas krave u fut plumbin ku esht drejtsia .pse nuk del nje ti mare ne gjykat te japin llogari ku esht shba ja ku esht fbia qe than vetem fjale pa vepra thon.ku janë .peshqit e meshenje me makina lluksoze me miliona euro por dalin me makina lluksoze me parat e vjedhura te popullit njerzit presin sa te marin rrogen ne fund te muajt nga 250 mi lek ne muaj kurse ata vjedhin me miliona dhe mshihen nga drejtsia i shkret populle kur ka per te ven drejtsi ne shq as vet se di per dit ikin do katandiset shqiperia 300 mi banore .si perfundim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *