Rama: Burrat që duan ndihmë ekonomike të marrin rrugët e protestave, s'kemi lekë për parazitët

24 Shkurt 2018, 10:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë tjetër debatit për përjashtimin e shumë familjarëve, nga skema e ndihmës ekonomike.

Ai pranoi nga Berati, se skema e ndihmës ekonomike ka pasur marzhin e gabimit, duke nxjerrë nga skema familje të varfëra.

Por sipas Ramës, shumë raste që janë hequr, kanë qenë ata që e fitonin në mënyrë të padrejtë këtë ndihmë.

Kryeministri ndërkohë u ndal dhe tek ngjarje e mbrëmshme në Berat kur sapo doli nga mbledhja e qeverisë, u përball me disa qytetarë të hequr nga skema e përkrahjes sociale.

Rama la të kuptojë se protesta e djeshme ishte e organizuar, ndaj i ftoi ata që nuk duan të punojnë, të marrin rrugët e protestave:

“Skema ka marzhin e vet të gabimit dhe ka raste që kanë dalë nën nivelin ku skema mbyllet. Kjo është arsyeja që i kemi dhënë bashkive 6 % të fondit shtesë dhe po bëjmë proces rivlerësimi që të mos lëmë askënd pa rivlerësuar.

Por eshtë e padiskutueshme që 70 % e atyre që kanë dalë nga skema janë 24- 45 vjeç në formë perfekte për punë

Do të vlerësojmë cdo rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të cdo familje. 

Nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet.

Burrat që duan ndihmë ekonomike le të shkojnë të marrin rrugat e protestave dhe të paguhen nga organizatorët e protesta.

Ne ndihmë ekonomike për ta nuk kemi. 

Le ti grahin protestave se kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë.

300 mijë lekë janë shumë më tepër se 50 mijë lekë që është ndihma ekonomike mesatare.

Për parazitët nuk kemi mundësi të shpenzojmë paratë e marra nga taksat”.

Rama ka treguar përmes një rasti konkret të ndodhur në Berat, se ndihma ekonomike nuk mund të jetë kurrsesi për ata që refuzojnë të punojnë, por për familjet që janë në varfëri reale ekstreme.

“Sa i përket ndihmës ekonomike, në dalje të sallës së teatrit jam ndeshur me një person rreth të 40-ave.

Fizikisht shumë i admirueshëm, por kërkonte ndihmë ekonomike.

Në mënyrë të përsëritur i thashë që nga nesër mund të niste punë, në privat, por ai donte patjetër punë në bashki, duke thënë se ata që punojnë nuk kishin asgjë më shumë sesa ai.

Ai pranonte 5.000 lekë ndihmë ekonomike, e nuk pranonte kurrsesi të punonte në privat, nëse nuk siguronte një punë në shtet.

Ndihma ekonomike është për ato familje që janë në pamundësi për të punuar dhe në varfëri reale.

Nga kjo vlerësohet varfëria e thellë e jo varfëria nga të refuzuarit për të punuar, sepse ke ndonjë ndihmë nga të afërm që jetojnë në emigracion, e të lejohet luksi i të mos punuarit”, deklaroi Rama.(TemA)

16 komente në “Rama: Burrat që duan ndihmë ekonomike të marrin rrugët e protestave, s’kemi lekë për parazitët”

  1. BE Gazetar says:

    Skemi lek se nafta ne det tani do shfrytezohet nga Greqia me bekim te Edvin Rames.
    Qorrat qe duan ta besojne te hane bar dhe te ushqehen me mesimet e Partise dhe xhaxhit Edvin.

  2. Nje qytetar . says:

    I Sakte.

  3. hh says:

    Ore po si kujtoni ju se nje njeri edhe i vetem te mete ja del dot te jetoje me 5 mij leke te reja ne muaj, le pastaj me familjen. Shumica punojne ne te zeze prandaj gjoja sduan te punojne ne privat. Ktu eshte e keqja se privati i shfrytezon ne te zeze e si paguan kontributet. Nuk e di se si do ta marrin pensioni ne pleqeri ketà njerez PA asnje kontribut te derdhur. Shteti duhet ti ndihmoje jo me ndihme sociale po me gjoba per ATA qe spaguajne kontributet per keta njerez.

    1. KRYEMINISTRI KA TE DREJT .NE TIRANE KA PERSONA QE PUNIJN TASI ME QERA DHE MARIN NDIME EKONOMIKE C’BENE ADMINISTRATA UNE THEME FLENE GJUME I THEM KRYEMINISTRIT TA SHKUND ADMINISTRATEN TE SHOHIM

  4. Lond says:

    Po te vish ti me nofken Be gazetar te drejtosh vendin besoj se do bojm jet krali, se vetem ti ke mend per ket pun, ore i zgjuar kush firmosi per shitje deti nuk firmosi ai palla jote dhe tani na bon fajtor personi qe nuk ka firmos dhe as ka per te firmosir ndo nje her, jeni kopje e lulushit shpifarak.

  5. Ani says:

    LLOgjika eshte e drejte Edi. Por duhet forcuar adm fiskale dogane tatime. Niveli i drejtimit eshte katastrofe. Nuk mund te llogaritet sa jane humbjet atje nga drejtimi i dobet dhe profesionalizmi pa permendur te tjerat. Ver dore e hiq dore nga cupelinat.

  6. PA EMER says:

    MERRU TAKSE FSHATAREVE, NGA ATO 2-3 DYNYM TOKE PER FRYME QE KANE MARE KETU DHE RRETH 30 VJET PERPARA DHE JEPU TE QYTETIT , QE NUK KISHIN NEVOJE PER FABRIKAT DHE UZINAT POR I SHKATRUAN , I VODHEN , PA MENDUAR SE ISHIN DJERSE E NJEREZVE TE NDERESHEM . MERRU QIRRANE NGA 2-3 DYNYMSHI PER FRYME FSHATAREVE TE VARFER , PAMVARESISHT SE ATA SHTOHEN ,ME FILIZA TE RRINJ , POR TOKA ESHTE PO AJO . JEPU NDIHME EKONOMIKE ATYRE QE DJE ISHIN NE FSHAT , U TRAJTUAN ME TOKE TE CILEN E SHITEN , SHKUAN NE QYTET , KRYESISHT NE TIRANE DHE TANI KERKOJNE NDIHME , DUKE U “KREKOSUR SI MACOKU NE THEKER “..!… NXIRRI PARA DREJTESISE SE VERTETE SHQIPTARE SABOTATORET E VEPRAVE INDUSTRIALE TE NDRITURA , TE NGRITURA ME DJERSEN E GJAKUN E POPULLIT , QE USHQENIN POPULLIN , POR QE PASI “REALIZUAN”. DETYREN SIPAS POROSIVE TE “KOMITETIT TE SHPETIMIT KOMBETAR ” SIKURSE SHKRUANIN ” TRAKTET” E HEDHURA NE VITET 90 E TUTJE NEPER DYERT E ZYRAVE APO SHTEPIVE, TE KRYESISHT DREJTUESVE , KOMITET KY ME QENDER NE AMERIKE, SIKURSE SHKRUHEJ NE TO [BIBERAJ E DI ME MIRE ] …SHUME ISH DREJTUES NDERMARJESH SOT JETOJNE NE AMERIKEN QE NUK PRANON “TE KORUPTUAR PA DIJENINE E SAJ” SI ATA TE TIPIT “LLALLAJ ” ..!

  7. bobi says:

    Kryeminister per here te pare jam dakorte me ty, duhet te keshe parasyshe ate shtresen qe permende grat te ndare nga burrat me femije te mitur pervece ndhimes pwr cdo femije te kene perparesi dhe ne vendet e punes nwpwr bashki. Se kryeminister me keqeardhje po te them se keto gra po pwrfundojne ne tortuaret e evropes nga halli per te ushqyer femijet se burrat i kan braktisur se jan pijaneca bixhozxhinja dhe dembela. Kurse sa pwr burrat qe jane fizikishte dhe menderishte ne rregulle asnje cente mos ju jepe. Jetoje 20 vjete ne evrope dhe kam ngelur dhe pa pune po su drejdova per asistence po kerkova pune dhe gjeta.

  8. ALPINI.
    O milet lexoni e merrni veshte se kane vdekur budallejt.Qeveria nuk eshte sofer qorrash qe te vije kush te doje te haje sa te doje dhe te ikin.
    Por shtrohunu penes .si e vetmja rruge e te mirave materjale.Ndihma prej 5oooo lek te vjetra vetem se ju genjen.

  9. shqip says:

    Para disa vitesh , fiks fare jep nje reportazh ne bashkine Kamez . 70% e atyre qe perfitonin nd.ekon kishin vila , bare , restorante , lavazhe , etj . Dhe e bukura e kesaj eshte se disa syresh te intervistuar , e pranonin vete qe i merrnin keto para sepse jepnin voten per Xhelalin . Si keta ka me mijra ne gjithe Shqiperine . Kudo krye komunaret fusnin ne skama familiare e te aferm , pa llogaritur militantet qe Jane si grereza . Atehere te shikosh pamje mizeraliteti ekstrem , qe edhe mesjeta zor se kishte te tille , e keto para te perfundojne ne xhepa qelbanikesh te pa shpirt , ky eshte fundi i humanizmit . Sa per krahasim . Te pakten ku jetoj vete . Te marresh ndihme ekonomike ketu , do kalosh neper ca filtra qe te numerojne edhe pirunet e shtepise . Sigurisht qe ka edhe gabime ne perzgjedhje . Por ka dhe ente ku mund te kerkosh korrigjimin e padrejtesise le ta quajme . Rasti i atij qe kerkonte Pune ne bashki , flet qarte per milionat e hedhura kot gjithe keto vite .

  10. Ehu says:

    Kryeminister muti…e di mire qe rinia ka marre rruget e botes per nhe cope buke se vet nuk ju ka afruar as mundesine me te vogel dhe ka goje e flet. Qe kur paska pune ne Shqiperi e njerezia zgjidhka varferine, varferine qe po ju humb nder e dinjitet, qe jua heq deshiren per te jetuar. Rama kur ka qene ne France me asistence sociale ka qene e ne me te miren moshe. Gjithkush do pune per femijet , veten
    Kryeminister muti…..

  11. loni says:

    Kur kryeministri u thote investitoreve se hajdeni ne Shqiperi se nuk ka sindikata, pra ka skllever, vaj me det.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pse eshte e thene se po spati sindikate punetoret trajtohen si skllever?!?! Sindikata vetem rrit kostot.. Shif cmimet e nje makine Japoneze (pa sindikate) me ato Amerikane (me sindikate). Kualitet me i mire me makinat Japoneze sepse punetoret mbajne pergjegjesi dhe jo te trembesh ti kerkosh llogari punetorve.. Edhe Gjermaneve u ka rene kualiteti I makinave. Shif protestat e piloteve Gjerman per me shume leke dhe biletat e Lufthanses rritur ne menyre stratosferike.. Shif auroportet e amortizuara Italjane ku sindikatat e punetoreve te mbajne peng nga gjobat per rinovim. Greku ka borxhe ne gryke dhe sindikatat paralizojne trafikun. Vetem se ska sindikata sdo te thote se njerzit perdoren si skllever.. Sindikata eshte kthyer ne nje luks. Shif sa bejne shefat dhe drejtoret e sindikatave. Tani sindikatat kane filluar vedosin cmimin e tyre per nje projekt sikur te jene privat. Ishin kthyer ne nje korporate e paprekur ku modeli ishte: Te ha budallai the dembeli, bashke me puntorin..

  12. mirel says:

    Mire e ka Edi Ramuti.
    Ka populli leke per Lulin. Milona, jo qindarka. Po nuk ka per te papunet.
    Papunesine nuk e krijojne koordinatat trupore. Eshte fenomen shteteror dhe jo volum o Edi Ramuti.
    Per ata qe kane aktivitete te tjera dakort, por per ata qe ju vidhen asistencat nga shteti si i behet.
    Kur shteti i privatizon ndermarjet publike. I jep me koncesione dhe i shet gjithe buriet minerare dhe naftembajtese. Kur ju e perdorni shtetin per te rrjepur gjithcka cfare rendesie ka masa trupore kur ti e xhvesh njeriun nga cdo mundesi? Nuk kane te gjuthe talent te behen politikane. Dhe aq me teper politikane te zote si puna juaj.
    Nderkohe dy metroshi ne qeveri behet milioner dhe dy metroshi pa parti ngelet pa buke. Kot nuk i marrin rruget e botes njerezit e ikin sa me larg nga ky vend pisash.
    Si thoni ju Rilindasit, ku shkojne leket e populli te milioneret apo te asistenca?

  13. O says:

    Ekonomia e vëndit tonë është në shina. Ndihma sociale është një e drejtë botërore për humanizmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje