Shmangia nga Vettingu, ONM paralajmëron rastin "Llalla": Dosja mund të rivlerësohet nëse...

24 Shkurt 2018, 12:34Kronika TEMA

Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit ndërprerja e vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pa arsyetuar.

Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut për rastin e tyre.

Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor.

Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre.

Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”,  u përgjigjën nga OMN pyetur nga Report TV përmes email-it.

3 komente në “Shmangia nga Vettingu, ONM paralajmëron rastin “Llalla”: Dosja mund të rivlerësohet nëse…”

  1. Vezhgues BE says:

    Akoma me Vetingun , ju njerez. Prit gomar t’mbije bar? Ose sic thone ndryshe “Derrat do fluturrojne nje dite”

    Mbani mend, kur BE, do na lutet te hyme , se i intereson patjeter BE, do dalin ish kamunistat e Saliut, Rilindjes e Koklopes me justifikime per “demokratizim te vertete te Shqiperise” pa te hyjme me ne fund.

    Ska per te ngelur gjyshe dhe gjysh pa ja mbathur dhe nuk do kete skllever per te ushqyer horrat e politikes dhe udheheqsit shqiptare.

  2. Holta says:

    Sa kom qesh or taj, tuj prit te jap drejtesi ajon hajdutja e mashtrusja e paskurpllt qi kan vo me bo veting Suela Zhegu, nga komisioni i panun i kualifikimit me xhith ata qylaxhinjt e OMN. Tytaaaaa!

  3. Holta says:

    Sa kom qesh or taj, tuj prit te jap drejtesi ajon hajdutja e mashtrusja e paskurpllt qi kan vo me bo veting Suela Zhegu, qi u vjodhi me dokumen fallco pasurine vellait e motres se saj, e tani nga komisioni i pavanun i kualifikimit me xhith ata qylaxhinjt e OMN. Tytaaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje