Turqia nuk e la të kërkojë gaz, dëbohet përfundimisht nga ujrat e Qipros anija-sondë italiane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Anija sondë e kompanisë italiane Eni Sapiem 12000 largohet përfundimisht nga ujrat pranë Qipros, duke ndërprerë çdo mundësi shpimi për naftë.

Siç bën të ditur La Repubblica, sonda e cila prej ditësh ishte bllouar nga marina turke tashmë ka lëvizur drejt Marokut.

Mediat greko-qipriote kanë shkuar se sonda italiane u largua pasi marina turke e kërcënoi se do ta përplasë.

Sipas versionit të mediave qipriote, komandanti i anijes sondë ka rritur fuqinë e motorave dhe  ka tentuar të kapë me shpejtësi bllokun 5 të shpimit, por dy motovedeta të marinës turke i janë afruar gati për t’u karromboluar.

Nga ana tjetër marina italiane e mohon këtë fakt dhe thekson se nuk ka pasur asnjë tentativë nga ushtria turke për t’u përplasur.

Në zonë, me mirëkuptimin e Marinës turke ka mbërritur fregata Zeffiro.

Dhe pas komunikimit në radio me autoritetet turke është larguar për furnizim në portin qipriot të Limassol dhe më pas u nis për në Marok.

Claudio De Scalzi, drejtori ekzekutiv i Eni-t tha se tashmë sonda do të nisë shpimet në ujrat pranë Marokut.

Vendimi për largim u mor pasi Turqia nuk lejoi në asnjë sekondë që në mënyrë të njëanshme të kërkohet gaz, pikërisht në ujrat e Qipros së Veriut.

Kjo pjesë është e shkëputur nga Qipro greke, derisa kjo e fundit të pranojë një plan të OKB-së për administrimin e ishullit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Turqia nuk e la të kërkojë gaz, dëbohet përfundimisht nga ujrat e Qipros anija-sondë italiane”

  1. zhaku I pamposhtur says:

    Hehe e eee po sa të poshtërve që janë këta ‘sunitët’e erdoganit mër jahu hehe he
    Ku je tfgs të shkojmë e tu biem edepsizëve se po i kalojnë “ksista”atikisë ata këto ditët e fundit. ..me sy dallohet fregata e sunitëve qe nga plazhet e Athinës. ..😆😆

  2. O says:

    Italia na ka sjell tre goca minorene të therrura

  3. Pellazgos says:

    O Zhak,te ishte per Turqine tamam sic beren me te drejte edhe per Molloshevicin Fuqite e Medha,nuk do bente keto sot keto.
    Amerika,Cifutet,Turqia,Sllavet,e Ballkanit jane pushtues te vendeve qe disponojne dhe kane ndertuar shtete.
    Sa per Greqine kete fanar qe akoma i verbon dhe nuk i ze gjumi si me emrin Maqedoni,si me Qipron,si me Vorio Epirin Prihesit te Saj Kastriotis,si me Kostandinopolin,si me Aleksandrine.
    Greket e kane thene qe dy jane njerezit ne bote,te jesh Greke d.m.th qe mendon dhe ke ndergjegje te Civilizimit Helene ose Varvaros.
    Eshte si te thuash qe vertet ty zoti Zhak me ben mua njeri,me meson te kuptoj cdo te thote Liri,Dhimokrati,por kaq tani si Varvaros qe jam do te te kafshoj,se eshte veshtire te njohesh veten dhe nderin qe Greqia i dha botes.
    Kjo eshte Evropa kurve e Duces,e Hitlerit,e Amerikes,e Anglise etj.

    1. zhaku I pamposhtur says:

      Pellazgo në parim ti flet mirë. ..unë personalisht nuk kam asgjë të keqe me grekët madje kaloj shumë mirë me ta dhe falë ndihmës së tyre (dhe meritave të mia sigurisht )unë kam mbijetuar dhe vazhdoj ti mbijetoj krizës që po kalon shteti grek. …sa për historinë me helenët larg duart nga ata dhe mos i ngatërro me grekët i dashur Pellazgo sepse nuk kanë asnjëfarë lidhjeje dhe këtë fakt e kanë pranuar historianë grek..nuk dua të zgjatem me historira por dua të kujtoj ty që historia shkruhet prej fitimtarëve dhe ashtu sikurse atyre u intereson. .duhet të jemi koshientë që peshku i madh e ha të voglin dhe bota ku ne jetojmë është shumë e fëlliqur e aspak demokratike dhe më vjen keq për historinë e këtij zotërisë këtu më poshtë “v xh”që kërkon të drejtën e tij nga këta politikanë sharlatanë, këta nuk janë pjellë njerëzore por e djallit. …shikoni secili të keni shëndet punë dhe harmoni në familjet tuaja. jeta është shumë e shkurtër e nuk ja vlen ta harxhojmë me seperatizma gjella me kripë dhe kripa me karar thotë populli

  4. Viron Xhavara says:

    Po ju rikujtoje se fregata;Zeffiro;, eshte fregata qe, me 28 mars 1997 tentoi te masakronte 120 shqiptaret ne kanalin e Otrantos .Kjo fregate tentoi per rreth dy oresh, qe te mbyste 120 shqiptaret ne mes te detit .Po ju rikujtoje vetem pak caste, rreth rolit te fregates ; Zeffiro; ne masakren e marsit 1997,ku kjo fregate tentoje e para, te masakronte anijen shqiptare ne kanalin e Otrantos, qe ishte e mbushur me gra dhe femije, te cilet largoheshin nga vendi i tyre, per shkak te shperthimit te luftes civile ne Shqiperi..Kjo fregate, ishte e vendosur, e fshehur, mbas ishullit te Sazanit, duke pasur si qellim, qe te mos dalloheshin(ne kete date kjo fregate ka shkelur ujerat shqiptare, ku deri ne kete date nuk ka pasur asnje akord per shkeljen e ujerave detare shqiprtare,por mbas masakres persona qe drejtonin shtetin shqiptare,kane fallsifikuar dokumenta per kete pune ,qe faji te behej sa me i lehte) .Kur anija shqiptare me rreth 120 shqiptare ne bord, kalon kanalin, midis ishullit te Sazanit dhe Karaburunit ,kjo fregate vendoset mbrapa dhe e sigurte qe e kishte nen vezhgim,fillon tentativat e para, duke u afruar aq shume, sa ne kuptuam ,qe kjo fregate ,edhe mund te na shkaktonte mbytjen,pasi dallget qe ajo krijonte ,gati sa nuk e permbysnin anijen tone.Ne qofte se kjo fregate, nuk kishte si qellim qe, te mbyste ne mes te detit shqiptaret, ajo mund te hidhte rrjetat metalike tek elika e anijes shqiptare, duke e bllokuar ate menjehere ,pra kuptohet paster, qe qellimi ishte qe, shqiptaret te mbyteshin ne dete, dhe kjo vrasje, ti faturohej dikujt tjeter.Pra mbas tentativave te fregares; Zeffiro;, duke u afruar shume afer anijes shqiptare me qellim mbytjen e saj me ane te dallgeve te medha, pra jo me kontakt,ku tentativa vazhdoje prej rreth 2 oresh ,shikojme qe perballe nesh, pra nga Italia ,vine trimat e ekuipazhit te fregates; Sibila;, edhe kjo e marines italiane,dhe kjo, duke vazhduar prej rreth 1ore, me tentativat si Zeffiro, pra mbytjen me ane te dallgeve.Mbas ketyre tentativave ,ekuipazhi i Sibilles ,duke pritur te erresohej, qe te mos kishte deshmimtare, rreth ores 7 te mbremjes , vine me nje shpejtesi nga mbrapa, dhe e godet dy here anijen shqiptare ,ne fillim duke e permbysur, dhe pastaj , mbas ketyre dy goditjeve,anija shqiptare fundoset ne thellesine 800 metra, se bashku me grate dhe rreth 50 deri 60 femije shume te vegjel(mua ne kete masaker me kane masakruar gruan dhe tre femije te vegjel), qe ndodheshin brenda neper dhoma ,ku dhe nje grua shtatzane lindi ne fund te detit, per shkak te presionit te madh.Pra mbas kesaj situate ,ekuipazhi i ;Sibiles; mendoje se, te gjithe shqiptaret u mbyten, dhe duke qene te sigurte per kete, u larguan, por ne fakt, ka disa te mbijetuar, qe arriten te shpetonin duke notuar dhe me mbas duke hipur ne nje anije, ku nje nga te mbijetuarit, jam edhe une.Pra qe te mos zgjatem me tej, ishte kjo fregate qe flitet ne kete shkrim, qe tentoi e para, masakrimin e 120 shqiptareve,por vrasjen ,e kryen trimat e fregates; Sibila; te cilet, duke pare me ze dhe me figure, qe ne anije ndodheshin gra dhe femije ,e kryen masakren(po ju rikujtoje qe si ne fregaten Zeffirio dhe ne fregaten Sibilla, ndodheshin kamera te fuqishme, te cilat kane te filmuar te gjithe ngjarjen, prej rreth tre oresh) .Por ketu ka edhe dicka tjeter shume te rende qe, nje dite personat qe kryen masakren, do te perballen me nje proces nderkombetare, per aresye se shqiptaret, kur u sulmuan nga fregata Zeffiro, ishin ne ujerat e tyre detare ,ku edhe masakra, ne fillim flitej se u krye ne ujerat detare shqiptare ,por me vone gangstere ,qe ne ate kohe ishin ne drejtimin e shtetit shqiptare, kane fallsifikuar disa dokumenta ,per te ndihmuar autoritetet italiane, dhe si shperblim moren nga italianet, regullimin, dhe paisjen me leje qendrimi, te te afermeve te tyre, ne Itali.Per kete fallsifikim u fole shume ne shtypin shqiptare dhe italian ne ate kohe,ku behej fjale, per nje gangstere te larte shqiptare,i cili i ndihmoi shume italianet ne fallsifikimet e parta ne fillim te procesit.Por ndihma me e madhe qe gangsteret ordinere shqiptare, qe drejtojne shtetin shqiptare, si dje edhe sote, eshte qe, ne perfundim te procesit qe u hap per kete masaker, pra ne perfundim te tije ,me 9 maj 2014,gjykata italiane jep vendimin perfundimtare, qe shqiptaret u mbyten vete,dhe gafa tjeter me e rende eshte qe, nuk denohet asnje person ,ku grabitet dhe demshperblimi prej 250 milion dollaresh, shume kjo qe duhet te demshperbleheshin te afermit e viktimave sipas ligjeve nderkombetare.Po ju rikujtoje qe, avokate ne perfundim te procesit me 9 maj 2014 ,ku u fallsifikua i gjithe procesi dhe u grabit edhe demshperblimi nga autoritete italiane ne bashkepunim me ato shqiptare,ishte nje person qe sot eshte keshilltare i zotit Rama.Me tronditesja ketu eshte qe, si ka mundesi qe, ky person, perfaqeson ne nje proces njerez qe, nuk i kane dhene autorizimin dhe kush e vendosi kete person qe te perfaqesoje shqiptaret . Dhe tjetra me tronditese ,si ka mundesi ne syte e gjithe botes, behet ky fallsifikim nga nje shtete si Italia, dhe si ka mundesi qe institucinet nderkombetare heshtin, per kete cka ndodhur, ku arrihet deri atje, qe ne perfundim te nje procesi, autoritete italiane,duke bashkepunuar me autoritetet shqiptare, nuk paisin me dukomentacionin perfundimtare te procesit ,pro e mbajne peng ate, qe shqiptaret te mos kene mundesi te vazhdojne me tej, pra me gjykatat nderkombetare.Pra, ne perfundim te ketije komenti, kuptohet lehte, qe shqiptaret gjenden ne nje kurth, nga i cili, une mendoje, se zorre se do te shpetojne,pasi gangsteret qe drejtojne shtetin shqiptare prej 27 vjetesh, dhe qe kane mberthyer shqiptaret prej fyti dhe nuk i leshojne, kane nje talent te jashtezakonshem, ku disa nderkombetare i paguajne, ndersa disa te tjere, me talentin qe kane, i kane hutuar.

  5. the punisher says:

    Gjynah gerrket.

  6. Spartaku says:

    Viron Xhavara! Ke shume te drejte.E lexova me dhimbje komentin tend,dhe eshte ashtu si thoni ju,qe shteti yne ne ate kohe,jo vetem ishte shkaktar i kesaj gjeme te madhe,por nuk mori mundimin fare te kerkonte te drejtat e shteasve te tij qe u mbyten ne otranto.Mallkimi me i madh eshte,i zent gjynahu i atyre femijeve,burra e gra te pafajshem.Pikerisht nga katrahura qe krijoi qeveria e atehesheme,moren arratin me nje anije te vjeter si kjo qe u mbyten nga anija sibila italiane.Ke te drejt vella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *