DOSJA: Përfitoi 900 mijë € duke mashtruar, prangoset 38-vjeçarja nga Tirana

25 Shkurt 2018, 12:13Politika TEMA

Prokuroria e Durrësit ka lëshur flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.

Shtetësja e vënë në pranga nga policia është stomatologia e njohur Olesia Duka.

Prokuroria e Durrësit ka zbuluar skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para qytetarëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.

DOSJA E PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme  të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra  duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe  vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona  të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penal. (TemA)

11 komente në “DOSJA: Përfitoi 900 mijë € duke mashtruar, prangoset 38-vjeçarja nga Tirana”

  1. Shkelcim Miri says:

    Ka peshkuar parelinjte me mendimin se ne kembim po i kerkojne pidhin dhe ja falin borgjet , por nuk ndodhi ashtu , duhet germuar me shume se nga surrati ngjason me Grida Sumen dhe shikoni ndonje lidhje te mundhme gjenetike te kesaj rrace

  2. Kur gjen trapa mirë e bën says:

    Si s’me qellon dhe mua nji trap t’i marr nja 30-40 mije euro xhanem!
    Apo duhet me dal per “gjah” heret ne mengjes?!
    Me shku ne pune apo me dal per “gjah” kjo eshte ceshtja…

    1. Shkelcim Miri says:

      Me mire dhe me lehte te dalesh per gjah por eshte thike me dy presa , dhe e peson keq , me mire zgjohu heret dhe filloje punen se ste len pa gje, e shikon kete me dhembe te bukur por me sa po kuptoi u ngul dy here , nje here kur i mori borgjet dhe te dyten kur nuk i kthej , kjo e dyta eshte me djegse se e para

  3. Kellira says:

    Ish gruaja e Bojken Lakos

  4. USA says:

    MIRE JA U KA BERE KETYRE BUDALLENJEVE KJO DUKET QE NE FYTYRE QE ESHTE KURVE DHE KETA I KAN DHENE LEKET

  5. 4LB35T says:

    E temën e sêmês, e paska ngjit dhe një diamant tek dhëmbi..

  6. Manushaqe says:

    Sa e bukur qenka moj aman
    Hallall te qofshin ,ic mos ja u kthe hajvaneve
    Ajo sja u ka mare me dhune.
    Kane pas I kane dhene,,,,,,,,
    Sme beri.Zoti kaq te bukur pa e shifnin kollovaret cdo ju benja,,,
    Kam tere jeten qe I bie dybekut ,dhe era dhi me vjen ,,,,,,,,, ah,,ah ,,,ah,,, o zot me bej dhe mua si kjo te bukur,,,,,,,,,

  7. Manushaqe says:

    Pse si nxirrni komentet?????????????

  8. Anila says:

    Po pse moj Olesia, pse duhet ta beje kete, nga ngjave xhanem, njerezit e babait i ke shume te mire, mbase more nga ana e mamase. Ata e kerkonin parane me cdo menyre, ta futen edhe ty ne gjak! Erdhi dita te paguani gjene e vjedhur! Keqardhje!

  9. tomsojeri says:

    900.000 Euro !!!!!!! Cfar beni keshtu or shqiptar te “varfer”!!!!!! Si bini preh mashtrimesh te kesaj te paftyre ! KU dhe si ju teprojn kto para e jeni kaq “shpirtmedhej” !! Shum kurjoz jam te di cilet jan kta parelij qe me siguri kto lek nuk i kan fituar me lodhje e ndaj shkojn i hedhin ne kte hale Ndaj ju mashtrojn politikanet or shqiptar e ju xhveshen diten per Diell ! Ska moral ma ky vend “shif rushi rushin e piqet” ! Kjo ndyresir, ka mar guximin te mashtroj me bindjen se do ja hedhi me gjykatesit e koruptuar, qe dihen tashme , me aq lek sa ju ka mar viktimave por kohrat po ndryshojn e te kalbet tani atje ne burg tani, sic e meriton !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje