10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë, Bushati: I kemi përmbushur, presim autorizimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pret autorizimin e kërkesës për të marrë plotfuqinë mbi bisedimet me Greqinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës” thuhet në njoftimin për media.

Më herët, presidenti Ilir Meta refuzoi të japë miratimin duke kërkuar plotësimin e 10 kushteve

“Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.

Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.

Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.

Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.

Jepen përparësitë e marrëveshjes

Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.

Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.

Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.

Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.

Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura,” ishin 10 kushtet e Metës, që Ministria e Jashtme thotë se i ka përmbushur. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë, Bushati: I kemi përmbushur, presim autorizimin”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ky eshte nje Jago i pa parashikueshem. Per ç’ ka bërë mundohet me tere format te pengoje a te mos prishet marrveshja e 2009 qe beri me Greqine se toku me Salih Berishen.

  2. lorina says:

    Turpi me i madh per keto vite eshte ky president hajdut,u çane rrjetet sociale qe etiketojne ILIR FLORIRI dhe nuk del te sqarohet perse.????? apo mendon se eshte flori,nuk ka punusr nje dite ne jeten e tije dhe eshte miljatder,shikoni rezortet ne gjir te lalesit ne Voskopoje etj etj. Ky plere eshte njelloj vrases i 21 janarit si Saliu e Luli dhe per kete qe beri Ed palla e vuri ne krye te shtetit.Mjere ne o popull…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *