Basha gënjen komisionerin Hahn? Opozita mbështet hapjen e negociatave

26 Shkurt 2018, 11:55Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Basha i ka thënë atij se opozita po mbështetet Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë perqafuar vlerat e Bashkimit Europian” u shpreh Lulzim Basha.

Ndërkohë, deklarata e Bashës përpara komisionerit bije në kundërshtim me aksionin opozitar që ka prodhuar një klime negative politike në sytë e ndërkombëtarëve.

Deklaratat e forta kundër qeverisjes në samite, takime, media dhe konferenca ndërkombëtare për të nxirrë Shqipërinë dhe për të penguar integrimin, nuk e justifikojnë deklaratën e Bashës sot.

Natyrisht që është pozitive kjo deklaratë, por ama përpos mbështetjes në parim, duhet ofruar mbështetje konkrete edhe në realitet e cila duhet thënë se mungon.  (TemA)

4 komente në “Basha gënjen komisionerin Hahn? Opozita mbështet hapjen e negociatave”

  1. Spartaku says:

    Kjo deklarate e Bashes eshte hipokrizi.Eshte ai dhe Berisha qe i kane bere per mut Brukselin e Uashingtonin,kane daale kundra tyer,duke i kundreshtuar dhe ofenduar rende.Kesaj i thone,me nje dore ne qafe dhe me tjetren me thike pas shpine.Nje gje eshte e kuptueshme per popullin shqipetare,se opozita nuk e do hyrjen ne BE.Kjo kuptohet nga shume gjera,por me kryesorja eshte se reforma ne drejtesi eshte e Amerikes dhe e Europes,ku Basha,Berisha,Meta,Monka kane dale te vendosur kundra.

    1. adi says:

      te jesh proeuropian duhet te mbeshtesh saimir tahirin , duhet te mbjellesh hashash me shume se domate, duhet te besh deputete trafikante droge, vrases, tutore prostitutash.
      te jesh proeuropian duhet te jesh zar i erdoganit.

  2. O says:

    Në vend që të hedhim në gjyq BE-në, duhet të justifikohemi para saj

  3. eli-tiv, says:

    Basha eshte njeri fallco…genjen ne cdo moment…nuk e di a ka njeri qe e njeh e ti beje nje portret te pergjithshem..nuk eshte e veshtire te krijohet modeli i shtetit te drejtuar nga basha..disa ministiri i ka drejtuar +bashkine..Pd jo vetem humb kohen; por degradon perdite …shih grida &salanji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje