VENDIMI/ Politika kosovare vetëpajiset me viza diplomatike: Populli le të presë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jeta e një kosovari sot lehtë mund të varet nga një vizë. Një numër jo i vogël i tyre kanë probeme shëndetësore që ju duhet udhëtim jashë vendit për shërim, por për të marrë këtë rrugë atyre u duhet të presin deri në gjysmë viti. Kjo së fundmi i ndodhi një 30-vjeçari me probleme në zemër. Por fat të tij kanë edhe plot të tjerë që ju duhet të presin me muaj për të marrë vizën.

Ndërsa raste të tilla ka qindra, krerët e politikës kosovare vazhdojnë avazin e premtimit, edhe pse pa asnjë rezultat. Këtë premtim e kanë shpeshtuar së fundmi pasi janë në prag të ratifikimit të Demarakcionit, kusht kryesor ky i vendosur nga BE për liberalizim e vizave.

Viza për familjarët, jo për qytetarët…

Por premtimet për heqje të vizave nuk janë tallja më e madhe që pushtetarët u bëjnë qytetarëve. Ata pos që kanë izoluar qytetarët, tashmë kanë marrë vendim që të pajisin familjarët e tyre me pasaporta diplomatike. Këtë vendim e ka marrë qeveria më 20 shkurt, ku përveç familjeve të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, edhe fëmijët dhe bashkëshortet e ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe ministrit të Punëve të Jashtme të përfitojnë pasaporta diplomatike.

Pasaporta diplomatike i lëshohet edhe bashkëshortit/es dhe fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare të: Presidentit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Punëve të Brendshme”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë vendim të qeverisë lidhur me pasaportat diplomatike, theksohet po ashtu se ish-presidentët e Kosovës mund t’i përdorin ato për tërë jetën e tyre, ndërsa fëmijët dhe bashkëshortet e tyre mund t’i përdorin vetëm një vit pas përfundimit të mandatit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati, bashkëshorti/ja i/e saj/tij , vazhdon të përdor pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës gjatë tërë jetës. Fëmijët e tij/saj kanë të drejtë të përdorin pasaportën diplomatike deri në moshën 18-vjecare”, theksohet në vendimin e qeverisë.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur para pesë ditësh, u ndërmor edhe një vendim për pasaportat diplomatike të deputetëve.

Deputetët gëzojnë të drejtën e përdorimit të pasaportës diplomatike, vetëm një (1) vit pas përfundimit të mandatit”, thuhet në vendim.

Teksa familjarët e tre liderëve shtetërorë kanë përfituar pasaporta diplomatike, qytetarët e Kosovës janë të vetmit ë rajon– së bashku me ata të Bjellorusisë –që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen të Evropës.

Pavarësisht ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, përflitet se sërishmi nuk do ketë viza pasi vet zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se si kusht tjetër  mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Versioni më optimist sipas njohësve të integrimeve evropiane për heqjen e vizave, është nëse 55 për qind e shteteve të BE-së janë pro, që i bie gjithësejt 16 shtete pro, të cilat duhet të përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë të BE-së. (tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *