Bushati takon Daçiç: Zhvillime të reja të marrëdhënieve shqiptaro-serbe

27 Shkurt 2018, 17:02Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Takimin e Tretë të Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë që u mbajt në Beograd nën kujdesin e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Dačić.

Gjatë diskutimeve në takim, Ministrat morën në shqyrtim arritjet e kësaj nisme dhe bashkëbiseduan mbi drejtimet e ardhshme të punës në kontekstin e dinamikës së evropianizimit të rajonit tonë. Diskutimet u përqendruan në qasjen e përbashkët e vendeve të rajonit dhe bazuar mbi avokatinë e Italisë për një rigjallërim të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë e publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian, si një dokument që e vë theksin në jetësimin e ëndrrës integruese të rajonit.

“Axhenda trilaterale ka kontribuar në konsolidimin e bashkëpunimit politik mes vendeve tona, si dhe ka ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të ri që bazohet në bashkëpunimin rajonal dhe vënien në jetë të politikave dhe projekteve të BE-së në Ballkan me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Italisë dhe BE-së.”, theksoi Ministri Bushati në ndërhyrjen e tij.

Ministrat e vunë theksin në shtimin e përpjekjeve të përbashkëta për implementimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht hartës së rrugës që përcaktoi Samiti i fundit i Triestes për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale dhe  jetësimin e axhendës së ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike.

​ Në takim, u konfirmua angazhimi dhe vendosmëria e vendeve tona për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, si objektiv i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor, çka duhet të shërbejë si themeli i forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë, duke tejkaluar ndasitë dhe interesat e ngushta kombëtare.

Gjithashtu, Ministrat u dakordësuan të shtrijnë veprimin e Trilateralit edhe në nivel sektorial, përmes një kalendari periodik takimesh të institucioneve dhe agjencive të linjës.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Dačić.

Lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri Bushati theksoi mbështetjen e vendosur të Shqipërisë për Dialogun me ndërmjetësinë e  BE-së, si instrumenti i duhur për të arritur drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një sërë çështjesh të rëndësishme në dobi të jetës së qytetarëve të dy vendeve. “Ky është investimi më i mirë që ofron mundësi reale drejt pajtimit përfundimtar dhe rrugës së përbashkët evropiane”, theksoi Ministri Bushati. Më tej ai kërkoi nga pala serbe vullnet real dhe angazhim të vendosur politik për çështje që përfshijnë kufizimet dhe pengesat për tregun e energjisë, gjithpërfshirjen dhe anëtarësimin në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Ministri Bushati nënvizoi interesin e posaçëm të qeverisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke kërkuar më shumë kujdes e vëmendje dhe përfshirje më të madhe në jetën socio-ekonomike të Serbisë, si dhe garantimin e të drejtave tërësore.

Në kuadrin dypalësh, Ministri Bushati evidentoi pasurimin me z për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal përmes sinergjive për evropianizimin e mëtejshëm rajonit.

3 komente në “Bushati takon Daçiç: Zhvillime të reja të marrëdhënieve shqiptaro-serbe”

  1. jo tregti me serbet says:

    Zorraxhite italin duan ndonje leshim doganor per madhrat e prodhuar ne serbi!

  2. Treviso says:

    Me vellain e Putinit eshte e veshtere qe te preses resultate per te hecur ne rrugen drejte Europes se bashkuar.

  3. Gjon says:

    Veq birisha i vinte hakut ketij serbit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje