"Non grata në SHBA"/ Adriatik Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon Ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen dhe sa mund të qëndrojë

27 Shkurt 2018, 18:08Politika TEMA

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, fill pasi u njoh me vendimin e Departamenit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Gazeta “TemA” adresoi një kërkesë për informacion pranë Ambasadës gjermane në Tiranë, për të mësuar mbi vendimin e “Berlinit zyrar” për të strehuar një person të akuzuar për korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, referuar vendimit të firmosur nga sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson.

“1. Si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur  “a non grata” ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, Gjermania i ka siguruar atij lejë qendrimi?

2. A do të ndryshojë ky vendim nëse Drejtësia nis hetimet për  të?” ishin pyetjet në kërkesën e depozituar nga “TemA”.

Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë në përgjigjen e përcjellë nënvizon se ky qëndrim është i përkohshëm.

Dr. Johannes Dietrich, zëdhënës i Ambasadës, thotë se ligjistlacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit që të strehohet si çdo qytetar normal. 

“I dashur z. Andrea Danglli,

pyetjeve tuaja të mëposhtme po u përgjigjem si vijon:

Për arsye të mbrojtjes së informacioneve personale Ambasada nuk pozicionohet lidhur me raste të vecanta.

Përgjithësisht ne sjellim në vëmendje, se cdo qytetar shqiptar në parim është i lirë të udhëtojë pa vizë për qëndrime afatshkurtra drejt Gjermanisë.

E drejta për të qëndruar në Gjermani bazohet në përcaktimet e ligjit gjerman për qëndrimin e të huajve.

Përshëndetje miqësore, Johannes Dietrich” shkruan ai në përgjigjen me e-mail për gazetën “TemA”.

Ndërkohë, më herët Adriatik Llalla përmes një shkrese të drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka, kërkuar për  të mos qenë jetë subjekt i ligjit për vettingun.

Ai kreu detyrën e prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku që ndodhet përkohësisht në këtë pozicion deri në formimin e organeve të drejtësisë. (TemA)

18 komente në ““Non grata në SHBA”/ Adriatik Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon Ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen dhe sa mund të qëndrojë”

  1. Askushi says:

    A nuk na thua z. Dietrich per c’arsye kerkon z.Llalla strehim ne Gjermani?
    Si do te jetoj Z.Llalla ne Gjermani ( flas per nga ana ekonomike) .
    Ju (Gjermania) jeni nga te paret qe kerkoni zbatimin e Vetingut. A nuk na thoni per ke duhet zbatuar Vetingu?
    Po silleni si njeres me dy fytyra.

    1. jimmy says:

      Pik se pari nuk thuhet qe ka kerkuar strehim,por ka udhetuar.Pike se dyti cdo qytetar i cdo lloi shteti ka te drejt te kerkoi strehim.Pik se treti nese nuk kerkone strehim per kanosje ose politik do trajtohet si cdo qytetar tjeter .Pik se katerti ne ketu ne Gjermani te gjith mari strehim nese kane fakte “azili ekonomik eshte 000 jo strehim politik dhe mrojtja e faktuar”

      1. albi says:

        o popull, a i mbani mend lajmet qe degjoni, apo pas 3 ditesh i fshini? Po nuk e mbani mend qe vjet u be publike se Llalles i ishte akorduar familjarisht strehimi ne Gjermani, per shkak te “kercenimeve dhe pasigurise” nga detyra e tij si kryeprokuror? ky eshte muhabet i mbyllur me kohe, ju thoni ua po si shkoi ne Gjermani. Dhe ky muhabet u mbyll qe para se te deklarohej “non grata” nga SHBA, e Gjermania nuk mund te ktheje nje vendim azili kaq kollaj.

        Pyetja me me vlere qe beri gazetari e qe ambasada nuk i dha pergjigje eshte: “A do lejoje kthimin Gjermania nqse hapet nje proces gjyqesor ndaj Llalles?” Ne fakt mendoj qe me anashkalimin e kesaj pyetje, gjermanet i kane dhene njekohesisht pergjigje, e qe per ata qe nuk kuptojne eshte “hajt se folim”

  2. Kombi says:

    LLALLA DUHET TE PERGJIGJET ,QE KA MBYLLUR CDO DOSJE KORRUPTIVE DHE JO TE ZHDUKET ME MILIONAT ME VETE .

  3. sapa says:

    Te demaskohet nga shqiptaret e gjermanise deri edhe ne padi shtetit gjerman qe mban nje kriminel te popullit shqiptar si dhe familjen e tij.

  4. Lil Toronto says:

    E KANE CUAR ATJE T’A MBROJNE NGA LIKJA & CO.

  5. shqip says:

    Me sa dihet publikisht , z A.Llalla nuk perndiqet nga drejtesia Shqiptare . Pse shteti Gjerman aplikon standarte te dyfishta per shtetasit Shqiptare ? Fjala bie , autoritetet gjermane per shqiptaret qe aplikojne per azil , pergjigjen se mundesia eshte zero . Atehere ky Llalla ne ç’nen hyn . Per politike nuk eshte . Per azil ekonomik jo . Nese Gjermania mundeson shmangien e detyrimeve ligjore te Llalles ndaj shtetit Shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese nderkombetare , ketu me mire e mbyllim kapitullin .

  6. Atdheu says:

    Kaq e kaq shqipetare kerkojne strehim ne Gjermani. Perse ky perjashtim . Dhe per nje person qe duhet te pergjigjet perpara drejtesise per sh. ceshtje.
    Z.Dietrich!!!!!!!!!!!!!

  7. O says:

    Një kryeprokuror i dikurshëm ka të drejtë të bredh

  8. Vladimir says:

    Kjo eshte e rende.
    Pse nuk ju hoq e drejta e levizjes jashte vendit ketij banditi multilioner?
    Kush e kishte per detyre?
    Turp per krejt shtetin dhe institucionet. Nje Llalle prokuror, mbush xhepat, familjaret e tij lozin me dollare, mbron miqte, konsumon madatin deri ne diten e fundit pa i hyre gjemb ne kembe, le puplat dhe shkon e jeton si pasha ne Perendim!!!
    Ky eshte shteti qe kemi.
    Zonja prokurore, Llallen veshtire se do ta shtish me ne dore, e ka te siguruar strehimin ne Perendim si ishprokuror “i kercenuar”, por ata qe e emruan kete bandit ne krye te Institucionit me te larte te shtetit, mos i ler te te ikin.

  9. Gjermania ka leverdi nga ky hajdut shqiptar sepse ka blere vil,ka transferuar miliona ne bankat gjermane.
    Paraja can edhe gjermanin.
    Me cfare jeton familja e ketij hajduti ne gjermani kur jane te pa pun.

  10. DALLTON says:

    Fshatari i Gramshit iku i “dhjere”prej SHqiperise ,por hyri “krenar”ne Gjermani me miliona euro,keshtu kane per te ikur te gjithe hajdutet :Si Ahmet-Zogu,Edvin-Rama,lete mbaje batutat se eurot i merr shteti-GJerman.

  11. Vk says:

    Pyetjet qe duhen bere jan,sa lek mori me vete, dhe me cfare do jetoje ne gjermani pa pune

  12. edi asllani says:

    Mero Bazes dhe llapaqeneve qe shkruajne dhe komentojne ne kete gazete te qelbur ;Llalles juve se bashku me kinezin sorroist te Amb. Amerikane ti rruani topet.

  13. Escobar says:

    Zoti Derr, pse familiaret e Escobarit nuk u lejuan te shkelin ne Gjermani, por u ndaluan ne aeroport dhe u kthyen me te njejtin avion ne Columbi? Ato ishin te pafajshem…

  14. Kryqi says:

    Gjermania e madhe tallet me Shqiperine e vogel !
    Nuk ka arsye pse Gjermania te mos mbeshtesi, te dale kundra USA per ceshtjet Shqipetare,aq me teper
    kur behet fjale per strehimin e nje figure non grata per Ameriken por te mire pritur nga Berlini me strehim te “perkohshem”
    Me cilin komunikon Merkel, me Llallat qe grabisin ate popull te varfer ?!
    Qendrim me dy fytyra apo Llalla eshte i pa fajshem per Gjermanine

  15. nga parisi says:

    adriatuk llalla nje koke hajduti,qe maskon trafike biznisete e abu al ranes dhe ps -lsi,s.
    erdi rama direktori i kanabisit,nuk financohet vetem nga kazani i trafik droges por dhe nga leje ndertimi te pallateve ilegale ne tiran,dhe tendera kmpanive.
    qdo tender kontrollohet nga mafia rama.

  16. ela says:

    Kjo te ben qe syte te kthehen nga TURKU dhe RUSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje