“Rama, Meta dhe Berisha objektivi kryesor i Reformës në Drejtësi, Marku-Xhafaj kanë në dorë neutralizimin e korrupsionit kryeministror”

Nga Spartak Ngjela

Parlamenti i djeshëm që miratoi ligjin për vetingun e policisë së shtetit, tregoi se Reforma në Drejtësi po ecën përpara pa pengesë.

Erdhi më në fund një kohë kur ministri i Brendshëm shqiptar duket se është me shqiptarët dhe kundër abuzuesëvë të tyre.

Shqipëria ka jetuar në 100 vjet padrejtësi.
E di ministri Xhafaj këtë?
Gjithashtu, a e di ministri Fatmir Xhafaj që nëse do të veprojë ashtu siç tha dje në Parlament, ai do të hyjë në historinë e Shqipërisë si një figurë qëndrore që vuri energjitë e tij për të çrrënjosur 100 vjet padrejtësi shqiptare?

Nga mënyra sesi foli, kuptohet se e di këtë gjë.

I.
Sot dallojnë se janë dy figura qëndrore ku duket se është mbështetur Uashingtoni kundër abuzimit korruptiv shqiptar: te Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku; dhe te ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Ideja është se të tjerët janë tani të faktuar se po janë kundër Reformës në Drejtësi. Kurse, këtu lind një pyerje: po të tjerët a janë të rrezikuar nga Reforma në Drejtësi, që janë sot kundër saj?

Për rrezikun është shpejt të flasim, por treshja kryesore e pushtetit të sotëm politik Rama, Meta dhe Sali Berisha janë objektivi kryesor i Reformës në Drejtësi.

Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse për faktin e vërtetë që korrupsioni kryeministror real në Shqipëri ka filluar në vitin 2000, atëherë kuptohet se të.tre këta kryeministra janë përgjegjës praktikë për korrupsionin kryeministror shqiptar.

Është arsye absolute se me një kryeministër të pakorruptuar nuk mund të ketë korrupsion të administratës shtetërore. Atëherë është i qartë konkluzioni: tre qeveritë e korruptuara që përfaqësojnë Meta, Berisha dhe Rama, sigurisht që, një drejtësi reale, do t’i penalizonte, madje Meta ka qenë realisht dhe gjysma e qeverisë së korruptuar Rama 1.
Atëherë?

ll.
Atëherë pyetja që duhet bërë këtu është kjo:
Cila është metoda likuiduese e Reformës në Drejtësi?

Gjithçka sigurisht që do të ecë sipas konceptit amerikan.

Që nga miratimi i kushtetutës së re, Shqipëria juridikisht po ecën sipas konceptit amerikan. Gjithë të tjerat janë fjalë boshe. Kurse koncepti amerikan i drejtësisë që udhëheq gjendjen juridike të shtetit shqiptar sot, nuk mund të bëjë lëshime.

Korrupsioni kryeministror shqiptar i tre qeverive që përmendëm, është bërë sot pengesë për politikën globale. Në këtë politikë globale amerikane, Shqipëria është domosdoshmëri e suksesit, por pengesa ka qenë dhe mbetet korrupsioni kryeministror aktual i Shqipërisë. Atëherë, logjika është e pastër: ky korrupsion do të likuidohet tërësisht? Po.

Atëherë, ky sigurisht që është edhe interesi shqiptar, sepse vetë shqiptarët, pas 100 vjetësh do të shpëtojnë nga padrejtësia dyfishe që i ka pasë pllakosur: padrejtësi genocidiale për pushtim territorial shqiptar nga fqinjët; dhe, padrejtësi shoqërore brenda shtetit shqiptar nga krerët e korruptuar që, pasi kanë shitur interesin shqiptar, kanë sunduar me abuzivizëm shqipëtarët e lënë prej tyre me kast në varfëri.

Ill.
Po si ka mundësi që edhe Edi Rama të jetë në këtë grup kur ky është shefi i maxhorancës aktuale?
E para, Rama ka indicje që është pjesë e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; dhe së dyti, Rama nuk e mbështet më Reformën në Drejtësi, fakt ky që e provon arsyen e parë.

E gjithë lëvizja Rama nga Erdogani në Moskë dhe nga Moska në Beograd, është një lëvizje sterile e tij që, nga mëndjelehtësia e mendoi dhe po e mendon Reformën në Drejtësi jo si një motiv të konceptit politik amerikan për Ballkanin Perëndimor, por si një gjë kalimtare që ky mund ta frenojë, po të bashkohet me Berishën.

E gjithë kjo lëvizje që nuk jep produkt tjetër përveç atij të dështimit, e ka fundosur Edi Ramln që tani, por në një të ardhme shumë të afërt, do ta eliminojë plotësisht, sepse pengesa e tij kundër Reformës në Drejtësi është një gjë e pamundur.

Këtë tregoi dje në Parlament edhe miratimi i ligjit për vetingut e policisë së shtetit. Në këtë seancë spikati që ministri Xhafaj kuptohet se ka dalë figura kryesore në ekzekutivin shqiptar në lidhje me ecurinë e mëtejme të Reformës në Drejtësi.

Përfundimisht: dyshja Marku, Xhafaj, ka sot në dorë neutralizimin tërësor të korrupsionit kryeministror shqiptar; dhe ka gjithashtu edhe mundësinë e dhënë që, pikërisht për këtë, këta të dy të hyjnë në historinë e Shqipërisë si kontribuesë të mëdhenj të vendosjes së drejtësisë në strukturën politike dhe shoqërore të popullit shqiptar.
Dhe kuptohet që këta të dy e dinë këtë gjë.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në ““Rama, Meta dhe Berisha objektivi kryesor i Reformës në Drejtësi, Marku-Xhafaj kanë në dorë neutralizimin e korrupsionit kryeministror””

  1. Kombi says:

    UROJME QE VENDI YNE, TE NIS TE HECI ME HAPA TE NDERSHME TE SIGURTA, DREJT BOTES SE QYTETRUAR . HISTORIA FLET SHUME, PER VUAJTJET QE KA HEQUR KY VEND . SHPRESOJME TE ZHDUKEN HAJDUTET , KRIMINELET , QE I NXINE FAQEN SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE , NE OPINIONIN MBARE NDERKOMBETARE . NUK E MERITOJNE SHQIPETARET KETE PERDHJOSJE KAQ TE MADHE, QE I KANE BERE KETA POLITKKANE TE PASKRUPULLT .
    ATA BURGUN E KANE PAK . RECI PER ATA DO TE JETE SHTEPI PUSHIMI , POR MJAFTON TE NA ZHDUKEN PERGJITHMON .

    1. Gjon says:

      Veq birisha asht i mair , gjynaf

    2. Toni says:

      Per cfare e rendit Edi Ramen ne listen e drejtesise? Cfare ka bere? Nuk eshte e sinqerte te listosh Edi Ramen me Berishen qe ka kryar krime qe i dime te gjithe po ka shpetuar nga prokuroret e tij dhe nga bandat qe e kane rrethuar. Ilir Meten e dime qe u kap me ebllok ne dore ne video nga Dritan Prifti duke bere pazare per vjedhjet. Ndersa per Edi Ramen z. Ngjela ja fut p.rdhes kot. Edi Rama eshte kryeministri me i zot dhe me i mire qe ka pas Shqiperia ne keto 100 vjet liri. I vetmi qe po punon per Shqiperine dhe shqiptaret. I vetmi qe nuk ka vrare dhe nuk ka vjedhur apo shitur det e toke. I vetmi qe po ben shtet. I vetmi qe i jane hapur te gjitha dyert e Perendimit qe nga shtepia e bardhe e deri ne kancelarite me te fuqishme europiane. I vetmi qe ka guxuar tju vere kufirijn tek thana te gjithe fqinjeve por edhe me tutje. Prandaj matu mire kur liston Edi Ramen. Mos na trego qe te gjithe jane njelloj, sepse nuk jane.

      1. Perparimi says:

        te besosh qe Arta LLALA2 dhe komunisti xhafaj do bejne drejtesi eshte skandali me i madh mendor i shqyptareve….

        qe ban dallim midis horrave…je llum i shqiptarizmit

  2. Ollga Toronto says:

    Taku disa gjera i ke mire,po per disa te tjera ja fute kot,pra ti mendon se Rama e beri minister Xhafen per te keqen e vetes,se besoj e di qe ministrin e emeron kryeministri,apo jo?!

  3. Cuku says:

    Si ngjale qe je.o Avokat Spardhaku shume shpejt ke per tju turrur dhe Arta Markut dhe Fatmir Xhafes,,,,,,,,
    E ke sport kete lloj dredhie ti mor Taku Bythebardhaku,sic po vepron me Ramen ( deri dje flisje ndryshe) apo me Like qe se cke qe I ke ulur armet fare,,,( deri dje ishe shume I ashper)
    O je paguar mire ,,,o te kane premtuar no nje gje,,,,,,Shume.shpejt e ndrron pllaken ,apo menyre jetese!?

  4. Arjan says:

    Vetem revolucioni demokratik shkaterron kete klase kriminele qe po pasurohet me pasurite tokesore dhe nentokesore te shtetit Shqiptar.Ato qe thote taku jane llogje kavaje.Taku do ta kape gjarperin me duart e Shba ,O TAKU bjeri drejt atje ku duhet problemit.mos i bie unazes Se te nxjerre gjate.Bene analiza kot sikur populli nuk di gje sec Po behet.Bastardim komplet te cdo gjeje Shqiptare nga rrugace politik qe kane mberthyer shtetin Shqiptar prej gryke dhe nuk lene ne rrugen e duhur,Bejne me Shqiperine sikur tua kete lene babai me tapi.Kurse Shqiptaret nuk jane te bashkuar Se ka me shume tradhtare Se Shqiptare.

  5. Jimi says:

    O Spurdhjak Ngjela ! Ti na e nxorre tere piramiden shteterore dhe pse jo tere shoqerine shqiptare te korruptuar dhe te inkriminuar! Ti na thua qe me patjeter duhen kryer nje numer i konsiderushem reformash dhe pothuaj ne te gjitha fushat!? Pyetja shtrohet! Kur e gjithe piramida shteterore dhe e gjithe shoqeria qenka e inkriminuar, kush do ti kryej keto reforma, kriminelet? se dikush duhet ti kryej ato? Per cilet do te kryhen keto reforma,? per kete shoqeri te inkriminuar? Ti thua qe kriminelet duhet te bejne reforma e ligje qe te ndeshkojne vetveten!? Kjo eshte e papare!? Se ne c’qitap te jurisprudences e ke kenduar ti kete, nje zot e di!? ku gjykatesi njekohesisht eshte edhe i pandehur, apo i pandehuri njekohesisht eshte bedhe gjykates!? Nese situata eshte vertet sic e pershkruan ti , jo europian, jo gringo, por edhe alienet po te vijne ne Shqiperi nuk do ta binin kurre ne islla’ kete vend. E nese vertet situata eshte kaq e pashprese, ne te tilla raste,te tilla kriza i zgjidhin vetem revolucionet dhe ti e di mire se c’do te thote revolucion! Spurdhjak je ende ne fazen e andropauzes me duket?

  6. Jak Boston says:

    Toni meqe nuk e di po ta them une cfare ka bere Rame brekushja.
    1- Kur ishte minister kulture ne kohen e Nanos a mendon se Rama ndenji i ndershem pasi ne ate kohe te gjithe me top i kane rene edhe drejtoret e jo me ministrat.
    2- si kryetar bashkie ne Tirane a harrove ti qe u betonizua gjithe Tirana dhe Rame brekushja mblidhte 20%.
    3- Si kryetar opozite mbasi kishte mbeshtetjen e mafias se ndertimit mori dhe mbeshtetjen e mafias se trafiqeve te ndryshme perfshire dhe drogen. Te mos flasim per kompromiset kushtetuese qe beri me Berishen pa te cilat Berisha do e kishte te pamundur qeverisjen ne mandatin e dyte.
    Shoku Toni militanti te gjitha keto te perkthyera ne para jane miliarda ne dollare se milionat i kane bere dhe drejtoret apo kryetaret e komunave.
    Apo kujton ti Toni se Rama jeton me rrogen dhe nxjerr ndonje lek nga pikturat?!
    Rritu dhe pak Toni se do fillosh te kuptosh me shume, por po qe se do lexosh me shume do kuptosh me shume dhe me mire se cbehet ne vendin e Ripjelljes.

  7. @autori says:

    Qe jane te gjithe te korruptuar kjo duket sheshit dhe kane filluar ta kuptojne shumica e shqiptareve.
    Por, qe korrupsioni “kryeministror” ka filluar ne vitin 2000 (sipas avokatit) kete nuk e besoj. Po piramidat e 97?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *