Kapja e 180 milion euro kokainë në Durrës, reagon Meta: Duhet pastrim i policisë nga të inkriminuarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.

Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kapja e 180 milion euro kokainë në Durrës, reagon Meta: Duhet pastrim i policisë nga të inkriminuarit”

  1. Tonini says:

    Si nxijne keta te PD-se tani qe policia po godet ashper dhe po shenon suksese te medha e te shpejta ne zbulimin e krimit.
    Ky eshte i pafytyre, edhe pas ketij suksesi tenton ta ule rolin e policise.
    Shqiperia do behet kur te filloje zbatimi i ligjit, ndaj hajduteve dhe trafikanteve te drogave te forta te atyre te veshur me pushtet deri ne sferat me te larta qe per te mbuluar krimet kane vrare edhe nherez.
    Ora po vjen….

  2. hajdut says:

    Rreziku i ka ardhur dhe i vjen Shqiperise nga ty, Ilir Meta, krye hajdut.

  3. goliku says:

    Une mendoj qe minister i brendeshem te vendoset MONIKA FLORIRI dhe komplet efektivi te jete me hajdutet e LSI……

Lini një Përgjigje te hajdut Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *