Kapja e 180 milionë eurove drogë në Durrës, reagon Rama: Rezultat shembullor i luftës kundër krimit, përgëzime Policisë për operacionin

28 Shkurt 2018, 14:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit, i cili rezultoi me kapjen e 180 milionë eurove.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se “Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar.”

Postimi i plotë

Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar.”

Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje.

Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar.

Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore.

Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar.

Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore.

I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit.

Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve!

Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front.

Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve.

Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues.(TemA)

10 komente në “Kapja e 180 milionë eurove drogë në Durrës, reagon Rama: Rezultat shembullor i luftës kundër krimit, përgëzime Policisë për operacionin”

  1. rrema says:

    NDAJ CA KILE PER VETE EDVIN

  2. rrypi says:

    ah ska rroga per marsin, ja paskan kap edit 100 milion euro, ah si po i qan ato thes me miell kryeministri jone :))))

  3. rumpallhana e ripjelljes says:

    Krimet e renda te kene kujdes se mos u del manget ne peshe se ky lideri global meqe e kapi e do pjesen qe i takon.

  4. spartak says:

    S’ka punë Kryeministri me trafikun e trafikantët .
    Policia të bashkëpunojë me Prokurorinë .
    Efekti do jetë ai i kërkuari , kur t’i kenë zbërthy brinjët komplet rrjetit dhe kur ti kenë çu në fis me ligjin antimafia , duke ja sekuestruar edhe hasrat e shtëpisë . Po nuk ju hoq deri në ZERO baza ekonomike , s’ka polici , gjykatë , prokurori që ti bëjë gjë . Nga qelia , ato jo vetëm bëjnë ligjin por edhe të vrasin po panë siklet .
    LIGJI – ANTMAFIA – ZERO , ZERO , KOMPLET , PA ASNJE PERJASHTIM .
    Vetëm kështu , s’kanë më hyqëm e fuqi dhe , s’i hedh njeri qyrret e jo t’i zbatojë poprositë .

  5. Fc barca says:

    My eshte shteti qe ju keni ndertuar o Edi rama i karit ajo eshte porositur nga ju vet me Xhafajn se vetem disa perpara ta lajmroj kryprokurori Italian se e Kemi gjetur gjurmet e porosise e ke Ne durres – ne nje shtet normal ti dhe grupi yt kriminal duhet te jet ne. Burg me kohe – Qfar jeni duke I bere Ati populli ore kriminel – do te arrijn edhe fugona te tjere se rruges jan Saimiri me Vellai I Xhafes e kan ne list porosise ne shpi kurse leket ju a ndane Edi Rama ., mos e harroni edhe Miun e Vogel Erion braqen ! Sigurisht hedhni edhe naj cope leku edhe per bythlepirisin Mero gelbazen se tash duhet te leh per te ju mbrojtur nga ky krim! Me Meron Sa me shume te jepni ky ma mire lepin bythat e komuistave…

  6. M says:

    Bravo. Me ne fund duket ne orizont se do te kemi agim (drite) Bravo

  7. ED SCOBAR says:

    Ministri i Droges ka bere nje pune lavderuese per eliminimin e konkurrenteve te droges.

  8. 4LB35T says:

    ‘Kryeministri Rama ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit, i cili ka përfunduar me kapjen e 180 milionë eurove.’ ???WTF???
    Kujtova se kishin kapur drogë, Jo para..

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    600kg nuk bejne 180 milion dollare ne tregun europian. Grami shitet 130-150 e sipas llogarive vlera e saj nga shitja ne rruge shkon diku tek 90 milion dollare. Cmimi i saj me shumice ne tregun e amerikes qendrore shkon deri 10 mije dollare. Ne kolumbi e gjen edhe me 5 mije deri 7 mije dollare kg bile ne xhungel e gjen edhe me lire deri 2500 dollare kg. Ndersa ne europe cmimi i shitjes me shumice shkon deri 65 mije dollare kg. Pra investitoret ne kete rast kane investuar rreth midis 3 dhe 4 milion dollare, kaq eshte humbja qe kane pesuar dhe nqs do e shisnin me shumice cka do ishte edhe me e llogjikshmja dhe rruga me e shpejt do fitonin rreth 39 milion dollare, 10 fish. Nqs do shitej ne rruge do fitonin rreth 90 milion dollare por risku me i madh dhe koha per te marr investimin mbrapsht do ishte me e gjate. Jam i sigurte qe ngarkesa ka kohe qe survejohet nga sherbimet e huaja dhe nuk eshte ashtu sic do ta shesi KM. Problemi eshte qe Peshku i Madh trafikant qe sherbimet partnere duan te kapin nuk duhet te shqetesohet, atij duhet ti jepet pershtypja qe “hallka e dobet” e rrjetit ishte ne shqiperi tek pritesi e jo diku tjeter, pasi “hallka e dobet”, ajo e verteta, duhet te vazhdoje punen per te futur ne rrjet Peshkun e Madh te trafikut. Sherbimet partnere i kane dhene leje Rames qe kete tia dedikoje teresisht policise shqiptare si sukses duke lene jashte partneret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje