Surpriza e Wizz Air për udhëtarët shqiptarë...

1 Mars 2018, 11:58Turizëm TEMA

Kompania Wizz Air, një nga linjat ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, ka vendosur që të ulë me 20 përqind çmimet e të gjitha fluturimeve të rezervuara sot.

Të gjithë klientët që duan të arratisen nga temperaturat e ftohta dhe ëndërrojnë për rrezet e ëmbla të diellit të verës, është koha t’i bëjnë ëndrrat realitet.

Ndaj kjo është koha e duhur për të rezervuar destinacionin e rradhës në spektrin e gjërë të vendeve me diell ku mund të shkoni me Wizz Air.

Këtu, përfshihet Athina e Greqisë, Larnaka e Qipros dhe Bari i Italisë.

Dashamirësit e fluturimeve të lira duhet të nxitojnë dhe të kapin ofertën e sotme, edhe nëse nuk janë të sigurt për partnerët në udhëtim.

Kompania Wizz Air ju rekomandon të përfitoni nga avantazhet e shërbimit Flexible Travel Partner.

Nëpërmjet një tarife të vogël, klientët mund të rezervojnë biletën pa qenë nevoja për të vendosur emrin e bashkëudhëtarit deri në momentin e check in.

Tarifat e ulura janë të vlefshme për rezervime deri në 23:59, ndaj klientët shqiptarë duhet të mos tremben nga i ftohti e të nxitojnë e të kapin ofertat e nxehta të Wizz Air.

Ulja prej 20% aplikohet në tarifa bashkë me taksat dhe detyrimet e tjera por nuk përfshinë tarifën administrative. Ky promocion përfundon në 1 Mars në orën 23:59. Periudha e udhëtimit është e kufizuar dhe çdo fluturim i blerë duhet të kryhet brenda datës 31 Maj 2018. Çmimet janë të vlefshme, vetëm për rezervime të kryera nëpërmjet platformës wizzair.com ose në aplikacionin mobile të kompanisë.

Udhëtimet një drejtimëshe përfshijnë taksat dhe të gjitha tarifat e detyrueshme”, thuhet në deklaratë.

Rreth Wizz Air

Wizz Air është kompania më e madhe ajrore në Evropën Lindore dhe Qendrore që aplikon tarifa të ulëta fluturimi.

Flota ajrore e saj përfshin 88 njësi ajrore të tipit Airbus A320 dhe Airbus A321.

Wizz Air fluturon drejt 600 drejtimeve nga 27 baza ajrore.

Wizz Air shërben si pikë lidhëse për 145 destinacione nga 44 vende të ndryshme.

Nën ombrellën e Wizz Air, operon një ekip prej pothuajse 3,500 profesionistësh të shërbimit të aviacionit të cilët mundësojnë dhënien e një shërbimi superior dhe cmimeve vërtet të ulëta.

Këto karakteristika e bënë WizzAir zgjedhjen e preferuar të plot 28.2 milionë pasagjerëve në vitin 2017.

Wizz Air është një kompani e listuar në Bursën e Londrës nën kodin Wizz dhe në të gjithë treguesit e tjerë të FTSE 250 apo FTSE All-Share. Wizz Air është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), dhe Auditit Për Sigurinë Operacionale (IOSA), një pikë referimi globale e rëndësishme në vlerësimin e sigurisë ajrore.

Së fundmi, kompania u nderua me çmimin e Linjës Ajrore Të Vitit për vitin 2017 nga Aviation 100, një publikim prestigjioz vjetor që vlelrëson performuesit më të shkëlqyer të vitit në industrinë e hapësirës ajror (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje