Negociatat për detin, Besnik Mustafaj: PD dhe LSI kishin interpretim të ndryshëm dhe si bën mirë procesit, ja roli i Metës dhe kritika për Bushatin

2 Mars 2018, 17:40Politika TEMA

Besnik Mustafaj thotë se presidenti Ilir Meta ka ndihmuar në rritjen e transparencës në lidhje me kërkesën e ministrit Ditmir Bushati për plotfuqishmëri mbi negociatat me Greqinë.

Sipas Mustafajt ky proces do të zgjasë shumë për 3 arsye dhe se ka disa kritika për kreun e diplomacisë Bushati.

Ai shprehet në News 24 se “Presidenti në negociata nuk ka rol ekzekutiv, ai jep vetëm autorizimin për një proces. Presidenti ndihmoi në rritjen e transparencës, në qetësimin ose dhe në acarimin e opozitës. Nga deklarimet e të dy palëve, PD apo LSI, pashë se kishte një tendencë për një interpretim të ndryshëm, dhe kjo nuk i bën mirë procesit”

Besoj se ky proces do të zgjasë për shumë arsye, se është çështje jashtëzakonisht delikate. Ju po e shihni çfarë po i bëjnë ministrit të jashtëm grek dhe këtij tonit, se preket nacionaliteti. E dyta që e ndërlikon më shumë është se kjo marrëveshje bëhet për herë të dytë. E treta kemi përballë një interlokutor që ka të njëjtat probleme si ne dhe nxit ndezjen e emocioneve. E rëndësishme është që gjërat të bëhen mirë.

Presidenti në negociata nuk ka rol ekzekutiv, ai jep vetëm autorizimin për një proces. Presidenti ndihmoi në rritjen e transparencës, në qetësimin ose dhe në acarimin e opozitës. Nga deklarimet e të dy palëve, PD apo LSI, pashë se kishte një tendencë për një interpretim të ndryshëm, dhe kjo nuk i bën mirë procesit.

Ne pamë sot që opozita pretendon se nuk i janë dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme Presidentit që ai të japë autorizimin në përputhje me Kushtetutën. Pamë dhe Kodhelin që tha çdo gjë është në përputhje me Kushtetutën.

Kritikat e mia për Bushatin janë për temperamentin e tij. Ai tregon se është më i ri se sa duhet për detyrën që mban. Jep shpesh shenja padurimi. Jep shenja që nuk duhet t’i japë, besoj se i ka në temperament, se një ministri të Jashtëm nuk i lejohet kurrë të bëhet nervoz e të humbasë durimin. Ministrat e jashtëm nuk duhet të bien në kurthin e padurimit përballë të tjerëve. Është e vetmja kritikë apo sugjerim që kam për të, pasi më duket një ministër i mirë i jashtëm,” tha Mustafaj.(TemA)

 

6 komente në “Negociatat për detin, Besnik Mustafaj: PD dhe LSI kishin interpretim të ndryshëm dhe si bën mirë procesit, ja roli i Metës dhe kritika për Bushatin”

  1. Ganges River says:

    Edhe Meroja ka ngelur pa komentuar per “mosshitjen” e detit nga gangsterat shqiptare morracake.

  2. Treviso says:

    Jam dakort me Mustafarain por kur behet fiale per nje president serjoz, qe gezon respemtin e popullit dhe jo nje kryemafjoz.

  3. mirel says:

    Ikni mor plera, ju funderina kriminele beni evaluimin e njeri-tjetrit.
    Ramuti njelloj si Berisha e ka lene vendin pa kufije.
    E ka lene Berishen pa u denuar.
    Nuk ka bere njohje dhe akuze zyrtare te krimit te Berishes per shitjen e detit.
    Jeni te gjithe kriminele.
    RiPiSat e Ramutit nuk kane asnje ndryshim nga Sali Berisha.
    Te dy po e mbajne detin pa vije kufitare, qe ti japin Greqise.
    Pazari eshte i hapur fare, shqiptaret merren akoma me gjepura per Berishe.
    Pse Berisha eshte lene i lire?
    Pse arrestohet perfituesi i Kempit dhe nuk arrestohen Rama dhe Berisha per shitje territoti.
    Per lenien pa kufij detare te vendit?
    Popull Rilindas, kjo tradheti tendon mbi ju njelloj si tradhetia e Berishes.
    Boll u ngritet te duartrokisni per mitingjet e PS
    Ngrihuni per kufirin, perndryshe jeni bajga tradhetare njelloj si Berisha

  4. Redi says:

    Foli kryekurva perversi me i madh ne shqiperi,grueqiri mustafai

  5. Lekbibasi says:

    Ore Mero.Po B.M eshte si e gjthe P.D antishqipter dhe pro Serbe. Plerat nuk duhet te kene te drejte te dalin ne gazetat opa medja e shqiptareve. B.M desh dogji Heathrow kur erdhi ne Londer te pritja V.I.P. Se ndezi cigarettes brenda pistes qe depot e karburantit ishin 50m large dhe ne darke kerkoj te ikte me 4mafioz qe erdhen me R.Royce ,Jaguar.Por nuk la security Britain’s.Apo B.L qe kekonte sexs nga punojset qe kishte me vete dhe thoshte I kam grate e shokeve.Pra jane plera qe nuk durohen me dhe anti shqiptar.Apo dikush tjeter qe para se ti dergonte nje faks M.P.J.jaau dergonte grekve dhe serbeve pastaj shqipris. Ja kjo eshte P.D jone e fameshme..

  6. T. Voda says:

    —— SHTETI GREK , DO TE FLASE SINQERISHT ME SHQIPERINE ,
    MBASI TE REALIZOJE PLOTESISHT ”SHANSIN E TRET-SHANSIN E ARTE ‘’
    xxxx
    —-Ne vitet 80, Greqia testoi qendrimet zyrtare te Shqiperis, per ceshtjet qe i ka ne vazhdimesi dhe sot. Hyri ne traktativa, por nuk arriti ku duhej. Situatat e brendeshme ne Shqiperi para dhe gjate viteve 90, bjerrimi e shkaterrimi ishpejte i saj, ne vecanti ai moral, psikologjik, ekonomik e ushtarak .., marja e drejtimit te vendit kryesisht nga njerez diletant e te pa afte, bisht perdredhur e kurriz perkulur, interesaxhinj e te korruptushem kane qene disi befasuse, e pa pritura dhe teper frymezuse e favorizuese per Greqin.
    . ——– Duhet te kete qene kjo arsyeja qe tratativat e para viteve 90 [ligji luftes , varrezat, ceshtjet kufitare dhe ato came ] ..u lane ne heshje [ne inkubacion],per ti rishikuar , riprogramuar e per te perfituar maksimumin e mundshem ne vitet qe do te pasonin, e ne vazhdim…..
    ——Pra Greqis, ju afrua shume afer mundesija e realizimit te endrres se vjeter, pushtimi i Jugut te Shqiperis.
    Greqise i erdhisi peshqesh ‘’Shansi Trete’’, ose‘’ Shansi i Arte’’. Kjo, fale ndryshimit sistemit dhe shkaterrimit total te Shqiperis.
    xxxxxxx
    — DIHET , SHANSI PARE ,Lufta e I- Botrore.— Duke shfrytezuar momentin e nje shteti Shqiptar te brishte, te pa organizuar e pa armatosur, te porsa dale nga roberia 500 vjecare, e sulmoi me zjarr dhe hekur, boshatisi e cfarosi fshatra e krahina te tera [ me metoden e spastrimit etnik.] . Ne se nuk do nderhynin fuqite e medha, ne vecanti SHBA, Jugu i Shqiperis do te ish tjetersuar.
    xxxxxx
    —– SHANSI I DYTE, .. ai i Luftes II- Botrore. Shteti Grek, duke shfrytzuar sulmin e Italis fashiste dhe dobesite morale e psikologjike te ushtris Italiane, carjen e frontit qe krijuan dezertimet e 3 bataljoneve Shqiptare, ushtria greke ndermerr nje kunder offensive admiruese . Me pretekst te ndjekjes se ushtris italjane, futet ne thellesi te jugut te shqiperi. Pushton per te dyten her vijen e pretenduar si ‘’vorio epir’’.
    —Sot, nga disate ashtuquajtur historian e analiste, e deri foltor e gojtar ‘’te sinqert’’,te tipave gjitjfarsoj…dredharake ,; dy fytyrsha e dopjorol,; besethyer e bese prere; bisht perdredhur e kurrizperkulur deri ne zvarritje, ‘’ japin garanci ‘’, se greku ska ardhur si pushtues. Por, ne qofte se nuk u nis si i tille, ju dha mundesia qe te sillej e te behej pushtues.
    —– Me popullaten u perdoren metoda disi te buta [e ‘’kulacit’’],. Nderkohe u zbatuan elemente te sjelljes si pushtues[sundus]. Ne disa vende flamuri shqiptar u zevendesua me ate Grek –.U izoluan [Internuan] elemente e grupe gjoja te dyshimte, — ne disa rruge, dyqane e zyra lokale u be zevendesimi i tabelave me ato dy gjuheshe [shqip-greqisht], —ndryshimi i pjesshem ne administraten lokale etj. — U mbajten peng nje pjese e banoreve me shtepi prane vijes frontit, duke qendruar bashkerisht ne shtepiat e tyre. –Ne disa rajone, ushtria greke 2 muaj parase te terhiqej per ne greqi — ,grumbullon si peng popullaten e zones me besim bektashi, e vendos ne kampingje cadra, shterrethuar me ushtare te armatosur.[ i perqendron ne Gur te Bardh Permet, afer kufirir grek]. Ka shum element qe tregojne se shteti Grek u fut ne shqiperi si pushtues. Ne se Gjermanija naziste nuk do zbarkonte ne Krete, Greqia nuk do te ish terhequr. Do kish luajtur karten e viktimes ,duke‘’ligjeruar’’keshtu pushtimin e jugut te Shqiperis.
    xxxxxx
    —–FILLIM-VITET 90 . Afruan ”SHANSIN E TRETE” ose ”SHANSIN E ARTE’’’. Shteti Grekte, me nje here te gjithe ‘’radaret e baterit‘’ i orientoi dhe i mban ne kete drejtim . Aktivizoi dhe mban te ngritura shtabe me drejtime te caktuara.
    —— Ka nje platforme komplekse e te mirorganizuar ne detaje. Ka mire programuar nje rruge relativisht te gjate, por me sukses te sigurt dhe pa kthim mbrapa [si dy te parat].– Perparesi i ka dhene rruges paqesore, si me me pak buje, zhurm e shpenzime ekonomike, pa humbje materiale e jete njerzish, pa shqetesuar shume fqinjet dhe pa zhurmuar dhe angazhuar drejt per drejt konjukturat nderkombetare.
    — Vemendje teper e vecante ze puna brenda teritorit shqiptaar. Synohet te kapet , manipulohet e korruptohet i gjithe sisttemi piramidal i drejtimit te shteti, te ekonomis, te mbrojties, te rendit [nga maja ne baze], te kapen plotesisht organet e medies , shtypit , propoganes per coroditjen, perpunimin dhe orjentimin e opinionoopini drejt nje platformorme te para caktuar . etjera.
    Njekohesisht, per kete ‘’Shans te Tret, te Arte’’ qe ”AGOI ” mbas permbysjes komunizmit dhe politikes diletante alla Shqipetare , shteti grek ,per te fshehur [shmangur] synimet e verteta,– keq kuptim e drejtperdrejta ose ‘’zjarrin mbi vehte’’, nxiti qarqet e caktuara ultra nacionaliste te nxjerin ne skene nje ‘’opozite’’ ,me emrin e saj shume domethenes …’’Agimi i Arte’’. Nje opozite neo-fashiste,me politike, akte e pretendime te hapta, te drejtperdrejta teritoriale ndaj jugutte Shqiperis. Ka bere thirrje, ka testuar e provokuar disa here, edhe me njerzit e saj brenda teritorit te Shqiperis. Kerkon te rrise ndjenjat nacionaliste-shoviniste, te fuse frymen e percarjes dhe armiqesimin midis popullit shqiptar.
    Skenaret dhe platforma e kesaj force politike regressive, gjejne frymezim e mbeshtetje teek kmbengulja, qendrimet e politikat shtetrore greke per mbajtjen e ligjit luftes, nguljen e varrezave te luftes italo-greke ne trojt shqiptare, ndryshimet nderkufitare ne det e tok., zgjerimin e zonave minoritare dhe mosnjojen e ceshtjes Cameris .etj, tek disa konjuktura e lobe nderkombetare lufte nxitese, qe kerkojne armiqesim dhe percarje te popujve ne Ballkan.
    — Fati per te ardhmen e Jugut te shqiperis eshte teper i rrezikuar. – Aktualisht zhurma behet per MARVESHJEN [PESHKUN] NE DET , eshte shum e drejt , kerkon vemendje, por ”DIGANI NE ZJARR” NDODHET NE TOKE. ME TE RREZIKSHEME JANE MARVESHJET QE LIDHEN NE TOK, ATO QE PO ”PIQEN E DO TE PIQEN NE KETE DIGAN”.
    —Me konkretisht, -Kur, Ku, Cfare, Si, dhe me Ke-,enderrojne qarqet e caktuara te realizohet‘’bashkimi i jugut te Shqiperis me Greqine’’, shpresojte jete objekt i nje shkrimi tjeter.
    Eshte ne doren e shtetit Grek, te intelektualeve dhe politikaneve te shendetshen te saj, qe te ‘’kuroje cdo ciban’’, e te shuajne mundesine e cdo ‘’vatre zjarri’’ qe zgjon e nxit armiqesit e vjetra ndermjet vendeve dhe popujve ne Ballkan .
    –Ne mbyllje ,deshiroj te pershtas thirrjen e Julius Fucik [lufta e dyte botrore].. BASHKEKOMBAS, JU KAM DASHUR… VIGJELONI..!!!

    Tomor Voda – NY- USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje