Artan Lame: Kujdes me zullumet e pronave në bregdet

3 Mars 2018, 11:59Politika TEMA

Nga Artan Lame

Reforma e pronësisë vijon të mbetet një prej reformave më tëvështira, por njëkohësisht më të domosdoshme, të Qeverisë Shqiptare.

Pjesë e kësaj reforme janë edhe proceset e pronësisë të zvarritura tashmë prej më tepër se një çerek shekulli, që me fillimet e sistemit të ri.

Një prej proceseve më të stërzgjatura dhe njëkohësisht edhe më të abuzuara,mbetet procesi i ndarjes dhe regjistrimit të tokës në fshat, ose siç quhen ndryshe, pajisja me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Ponësi).Para pak kohe u kalua në Kuvend përfundimi i këtij procesi brenda 31 dhjetorit 2018.

Kjo është ana pozitive e këtij procesi. Por kemi edhe një anë të errët të tij.

Ky proces, i nisur që në vitin ’91 me ligjin 7501, do të duhej që t’i ndante tokën e ish-kooperativave bujqësore gjithë anëtarëve të tyre, por për fat të keq, në shumë raste është keqpërdorur nga funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, etj., me qëllime përfitimi.

Këta, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të koperativave bujqësore,toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qënë prona të kooperativave, troje që kurrë nuk kanë qënë toka bujqësore, përfshirë brezin pyjor dhe ranor përgjatë bregdetit.

Bash për këto arsye Qeveria po përgatit një skemë veprimi, si nevojë për të qartësuar një pjesë të mish-mashit me pronat në zonat bregdetare të vendit. Pikërisht atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive, përmes procesit të ndarjes së tokës së ish-koperativave bujqësore, apo siç njihet nga publiku përmes AMTP-ve.

Qeveria synon pikërisht t’i thotë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit shqiptar pronat e grabitura në këtë mënyrë.

Prona që, duke u rigrupuar në duart e shtetit,do tëkenë destinacion të qartë:përdorimin e tyre në procesin e kompensimit të ish-pronarëve dhe në procesin e investimeve në turizëm.

Për fat të keq, nga ky fenomen zhvatjeje ka vuajtur gjerësisht e gjithë zona bregdetare e vendit.

Mund të përmendim si zona me problematika të tilla: bregdetin e Velipojës, atë të Lezhës, të Shëngjinit, zonën e Kune-Vainit, Ishull Lezhën, Gjirin e Lalëzit, bregdetin e Spillesë në zonën e Kavajës, bregdetin e Semanit, zonën e Nartës, zonën e Orikumit, dhe bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug.

Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore, zona e rërës, së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat ligatinat e moçalet e ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake.

Kohët e fundit, puna e organeve ligjzbatuese ka dhënë fryte, përmes disa operacioneve që ka përfshirë zona të veçanta të bregdetit, si ato në zonën e plazheve të Spillesë në Kavajë.

Procesi që do të fillojë Qeveria këto ditë, përmes disa institucioneve shtetërore, ku vlen të përmendet roli që do të ketë sistemi i prefektëve, do të bëjë krehjen e vendimarrjeve abuzive përgjatë gjithë vijës bregdetare, për ta çliruar atë nga ngërçi pronësor.Këtij procesi ligjvënës, do ti nënshtrohen rreth 30.000 parcela përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.

Por vëmë re se, ditët e fundit, të kapur nga paniku i zbulimit të abuzimeve të bëra, një pjesë e të paudhëve po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur, ri-shitur, ndarë e copëzuar këto parcela të përfituara në rrugë të kundërligjshme.

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla, të tregohen të kujdeshshëm kur ju duhet të blejnë toka në zonën bregdetare, prona apo sipërfaqe toke me prejardhje të dyshimtë, apo që mund të duken si me çmime avantazhuese.

Pas tyre fshihen njerëz apo ish-funksionarë që i kanë përfituar këto prona në mënyrë të paligjshme dhe tani, në panikun e zbulimit, përpiqen ti heqin qafe me çfarëdolloj çmimi.

Qytetarë, përpara blerjes,interesohuni pranë zyrave urbanistike nëpër bashki, nëse në këto zona parashikohen plane zhvillimi apo jo.

Përpara blerjes, interesohuni pranë institucioneve shteterore, prane zyrave të pasurive të paluajtshme (hipotekave) per origjinën e këtyre pronave.

Përpara blerjes kërkoni informacion pranë ATP (Agjensia e Trajtimit të Pronës) nëse janë prona të fituara ligjshëm përmes procesit të kthimit të pronave.

Ju bëj thirrje qytetarëve që ndërkaq kanë përfituar prona të tilla t’ju kërkojnë llogari shitësve për sigurinë juridike të këtyre pronave në origjinë.

Nga ana tjetër, ju bëjme thirrje dhe vetë gjithë luzmës sëakrobatëve të këtyre pronave,që të mos vazhdojnë të marrin në qafë njerëz dhe të mos mundohen të tymnojnë procesin e shkuarjes së hakës tek i zoti.

E kemi thënë që në fillim të mandatit të kaluar qeverisës se zgjidhja dhe stabilizimi i çështjes së pronësise është një nga çështjet kyçe për qetësimin e gjithë shoqërise shqiptare dhe zhvillimin e ekonomisë.

Këtë reformë të nisur që para katër vjetësh,do të vazhdojmë ta proçedojmë pa lëkundje në këtë mandat, që do të jetë edhe më i vështirë, për shkak të përplasjes me interesat e të gjithë bajlozëve që pa dalë nga deti kanë zaptuar mundësinë që ta gëzojmë detin.

15 komente në “Artan Lame: Kujdes me zullumet e pronave në bregdet”

  1. rrem vogli jr. says:

    Ndaloni dhe regjistrimin pas kesaj “shitje” dmth te mos njihet bkalimi I pronesise.
    njoftoini Hipotekat se cilat jane keto zona.
    Rera; Brezat Pyjore ne bregdet, Liggtinat ; shtreterit e lumenjeve …nuk kane qene kur prone private . po keshtu tokat e Sulltanit dhe te Mbreterise. Te gjitha ti kthehen Shtetit e te shiten apo te jepen per kompesim.

  2. Rrema says:

    Duhen fakte jo llafe, 5 vjet kaluan sa duhet të presim është bere baterdia jo vetem ne bregdet por edhe kodrat(spille).

    1. Boby says:

      Kujdes me pronat se Do ti marrim ne

  3. Shoku " Shpati " says:

    Drejtues I paafte , vetedemaskues dhe I papergjegjshem . Bej gati dosjen dhe shko qysh ne mengjes ne prokurori . Ke shantazhon me shkrime idiote ne portale !!!

  4. Eshte pozitive te ndermerren keto masa,por kjo nuk mjafton…..nen justifikimin politik se krijojme probleme konfikte me abrogimin e ligjit 7501, lenja ne fuqi ketej ligi antikombetar te devijuar nga konteksti per te cilen u be,sepse perfituesi u larguan nga fshati ne emigracion ose qytet ka bere qe
    neper fshatra te mbeten 2-3 familje me pleq ,toka te mbetet pa zot dhe ndokush qe ka deshire e mundesi te investoje, i largohet sherrit te ligjit te 7501 te konfliktit e te hajduterise…..

  5. Ana says:

    Tjertsimi i qellimshem i pronave eshte treguesi me imire i vazhdimit te Komunizmit .Preteksi kush ka punuar ne koperative te rrembeje token e tjetrit se ne do te bejme ligje qe tju njofim pronen e rrembyer qendron jashte llogjikes,!Ky ishte amaneti qe ju la trashegim R.Alia per te cilin politikanet shqiptare bejne ceshte e mundur ta ruajne.duket se kjo eshte menyra me e mire per perfitime te paligjshme te politikaneve duke cenuar individin dhe vet shtetin per tu pasuruar.Nuk mund te kuptoj dot pandreqshmerine ,njehesimin e politikes me komunizmit mbas kaq vitesh!Zgjidhja e drejte e ceshtjes se prones do ti jepte nje shtyse ekonomisese vendit dhe do te ishte garancia me e mire e shtetit ligjor etj cfare vijne mbas kesaj.Deri atehere le te mbeten shqiptaret neper dyert e Europe’s me thaset e droges te fshehur e te poshteruar per te mbijetuar .Se pari duhet respektuar vetja qe te presesh respekt in e tjetrit

  6. Albi says:

    Dmth o popull prit Lamen sa te veri rregull .Deri sa ti vij frymezimi Lames tregu duhet te bllokohet .Na mbyten budallenjt .Po zbato ligjin o Lame ,denoncoji te gjitha zullumet qe i ke ne hipoteka e pastaj me radhe Cke me tregun Ai ka ligjet e veta ty si pusht tetar te takon vetem qe te favorizosh qarkullimin e kapitalit ne treg duke garantuar sigurine juridike per cdo trasaksion Nese nuk e ben dot kete thyej qafen deshtak .

  7. Tarrasi says:

    Ky Lame eshte i mire per llomotitje ne emisione tip Arian Çani.
    Per te tjerat … vari teneqen !

  8. Jak Boston says:

    Po Like Presidenti komshiu i Sal Opozitarit si do ti justifikojne vilat te Gjiri i Lalzit?
    Duhet ti kapi ligji keta te dy pasi te dy vilat jane ne breg te detit ne pjesen ranaore dhe ne brezin e pishave.
    Qe te beheni te besueshem fillojeni me keta te dy si fillim.
    Plus qe ky ministri Lame duket 100% i paafte pasi fare mire qeveria meqe e paska ne plan per ta rregulluar kete pune ben nje pezullim te perkohshem shitjes dhe blerjes ne keto zona deri ne rregullimin e plote.
    Po keta dalin neper gazeta qe te njoftojne shoket e bandes qe te marrin masat se po vijme.
    Shtet karagjozesh. Shtet qe ska gjetur eshtrat e te pushkatuarve e regjimit komunist.
    Doni te hyni ne EU ju vemjet hajduto-kriminelo-tradhetare.

  9. Ana says:

    Pretendimet e politikaneve shqiptar per tu futur ne Europe Jane vetem mashtrime pa fund per konsum brenda vendit,nderkohe te dy partite kryesore qe ne thelb Jane e njejta gje bashkpunojne qe kjo mos te arrihet kurre. Ideatori I fundit I varferimit te te tejskajshemAna te shqiptareveR.Alia,nderkohe qe studionte femijte e tij ne France u fut ne kotecet e fshatareve per te mbledhur pulat,do te mbeten Idhulli I tyre se ju hapi te gjitha shtigjet e pasurimit te paligjshem.

  10. Lili says:

    Deri sot shteti do te duhej me ba qindra kallezime penale,po shteti eshte impotent se pret udhezime nga kryeministri,e kryeministri ka mbetur facebookxhi….
    Shkurt Shteti «  shqiperi » nuk existon,kemi nje fare Albanistani…me albanistaneze sicili ma zi se shoqi qe kerkon te vjedhe ,te grabite,te blej lire pronen qe e di se eshte e uzurpuar…

  11. h.d. says:

    Zoti Lame, ato qe thoni jane te verteta, por pse i late te ndodhnin dhe a eshte i zoti shteti ti çoje ne vend gjithe keto paudhesi qe jane bere ne shkelje te hapur te legjislacionit ne kohe ?
    Une jam i mendimit se, ne qofte se shkojne ne vend keto qe permendni J´u ne shkrim, shoqeria shqipetare nuk do tu ishte me borxhlie pronareve sepse do ishin kompesuar te gjithe dhe njekohesisht zhvillimi urban, zhvllimi i turizmit, ai bujqesor dhe ai pyjor.
    Por kam edhe disa pyetje?
    Toka bujqesore u nda me ligjin 7501 “Per token”, dhe per zbatimin e ketij ligji kane dale aktet nenligjore VKM Nr. 255, date 02.08.1991 dhe me pas VKM Nr.116, date 21.03.1994.
    AMTP-te leshoheshin nga komisionet e tokes ne fshat ne baze te siperfaqes se tokes per fryme me gjendje te fondit te tokes date 01.08.1991 dhe gjendjes familjare 01.08.1991 mbasi plotesohej formulari Nr.6.
    Nje kopje te AMTP-se, Zyra e bujqesise ne rreth apo qark, ja ka derguar ZRPP-se perkatese.
    Atehere perse ka vazhduar te ndahet toke bujqesore edhe me mbas, kur ka qene me gjendje fondi toke date 01.08.1991 dhe gjendjes familjare 01.08.1991 ?
    Çdo fshat apo ferme, ka patur hartat e parcelave te tokes bujqesore me numur perkates dhe siperfaqe perkatese. A eshte ruajtur ne hartat kadastrale mbi te cilat operon sot ZRPP-ja, numuri kadastral i origjines se parcelave mbi te cilat eshte operuar ne leshimin e AMTP-ve?
    Perse ne shume raste kartelat e pasurive nuk kane te njejten sasi siperfaqe si ne AMTP?
    Po hartat kadastrale te shkalles 1:2500, mbi te cilat operojne ZRPP-te, perse ne shume raste nuk perputhen me realitetin, si pozicion gjeografik ashtu edhe ne sasi?
    A e njohin legjislacionin punonjsit qe merren me verifikimin e titujve te pronesise prane prefekturave?
    Po avokatura e shtetit, si i mbron te drejtat e shtetit ne gjykata kur ka raste si ato qe ju permendni?
    Ka edhe shume te tjera, por kete here po e leme me kaq.

  12. lajmetari says:

    Pershendetje z. Lame. Ato qe thoni ju dhe qe ka synim te arrije qeveria juaj jane te drejta, te moralshme dhe ne sherbim te vendit. Por, duhet te beni shume kujdes qe gjate procesit te ” krehjes ” te mos digjni te njomin per te thatin. Me kete dua te them se ka shtetas shqiptare qe kane pasur prona ne bregdet prej gati 200 vjetesh, madje disponojne edhe dokumente shteterore te para 80 apo 70 viteve. Fakti qe gjendja fizike e disa prej ketyre siperfaqeve ka ndryshuar gjate kesaj kohe ( nuk e kam fjalen per ndryshimet false nga zyrtaret e korruptuar ), pra disa siperfaqe ish – pyjore jane tashme jopyjore ( sepse gjate ketyre 30 viteve eshte bere kerrdia edhe mbi pyjet ) apo qe jane shnderruar ne ranore si rezultat i sjelljes se reres nga era drejt territorit menjehere pas prerjes se pyjeve dhe rrenimit te gardheve, ky ndryshim i gjendjes fizike nuk duhet marre apriori dhe t’iu mohohet e drejta e pronesise pronareve reale. Sic e dini edhe ju, vetem siperfaqet bregdetare ranore, diku tek 70-100 meter larg buzes se ujit kane qene gjithnje prone shteterore, mirepo ka siperfaqe qe ndodhen me ne brendesi te territorit dhe, megjithese po t’i shohesh sot duken ranore, ato kane pasur historikisht pronar dhe dikur kane qene ose pyjore ose bujqesore.

  13. beni says:

    Esht bërë baderdia tokat jan legalizuar nga politika e matja,e e djathta ngelet për t’u rregulluar vetëm lufta civile,gjithçka do të filloj nga e para!

  14. Meleq Agaci says:

    Po mor Lame Viagra. Tani na qetesove. Sapo pame qe drejtoresha e pronave krahas teje eshte ish shefja e kabinetit te Lul Bashes e fjetem mendjen. Tallni bythen tallni. Po ne p…. te semes do shkoni bashke me Lulushen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje