Sherri mes dy adoleshentëve në Durrës, flet agresori: I thashë pse më shikon dhe nxora thikën…

3 Mars 2018, 11:42Kronika TEMA

Autori i ngjarjes së rëndë që i mori 16-vjeçarit Angjelo Gjakozaj, ka rrëfyer para grupit hetimor skenën e krimit.

Devi Lala nga lagjja 15, në Spitallë të Durrësit, thotë se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje, madje shton se ishte Angjelo që e ka qëlluar i pari.

Në dëshminë e dhënë, news 24 thotë se adoleshenti ka treguar me detaje se sherri mes tyre nisi vetëm se tjetri po e shikonte.

Ai më qëlloi i pari me celular në kokë, më qëlloi me grushte pastaj. Aty nuk durova”,- ka thënë Lala në polici.

U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?!

Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë.

Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjakënxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku.

Në këtë moment u tremba dhe u largova, pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin. Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, thjesht doja të mbrohesha, pasi u përleshëm me njëri-tjetrin”, ka thënë i riu në polici.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje