U arrestua se përfitoi 300 mijë $ duke mashtruar, Gjykata lë të lirë ish-prefektin e Fierit

3 Mars 2018, 11:27Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore në vlerën prej 13 milionë lekëve të reja ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj.

Ai u arrestua pak ditë më parë nën akuzën për mashtrim.

Gjithashtu Gjykata i ka ndaluar lëvizjen jashtë shtetit ish prefektit.

 “Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh”, thuhej në njoftimin për shtyp të policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.  (TemA)

4 komente në “U arrestua se përfitoi 300 mijë $ duke mashtruar, Gjykata lë të lirë ish-prefektin e Fierit”

  1. Rudolf says:

    Veting Veting ahahahahahahahhah- Po kurre nuk behet Veting ne nje vend te degjeneruar me korrupsion Kurre vetem shperberja ben efekt ne kete komb. Nuk ishte Diktator ENVER HOXHA jo more qelbesira qe ua shkerdhente nenen hajduteve mashtruesve i rraste ne burg, dhe familjen me kuc e me mac e interrnonte ne pidh te arushes. Ky Vend ka qe me 90 qe nuk ben perpara !!!! Jane mallkimet e Perendise sepse ky Popull injorant volli vrer kundra engjellit te perendise Enver Hoxha.

  2. An says:

    Ca fytyre e peshtire

  3. Spartaku says:

    Rudolfi ka te drejte,madje shume te drejte.Jame dakord me komentin e tij,se me ardhjen e demokracise kapitaliste prisnim tjter jetese,por na doli me ekeqe se socializmi.Kete katrahure e beri kryekrimineli e tradhetari i shqiperise Sali Berisha.

  4. c says:

    Cudi…!!! u deshen 20 vjet qe te zbulojne se ky surat eshte mashtrues.??? Dhe e lene te lire, duke depozituar si garanci “vetem gjysmen” e shumes qe aji perfitoi heren e fundit…. pas 20 vjetesh . Po ai me siguri me te njetin stil, neser, siguron e dhe 300 000 $ te tjera, qe po ta arestojne prap, ai paguan 13 milion lek ( te reja) si garanci…e keshtu me radhe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje