Patozi dhe Bode rifillojnë aksionin kundër Bashës: Nuk kemi ç'i presim më Lulzim Bashës

4 Mars 2018, 13:43Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit)

Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave.

Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij.

Në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të plaformës politike, kam ngelur i impresionuar nga kthjelltësia dhe motimi i shumë prej figurave me kontribute të veçanta në vite të atyre degëve të Partisë Demokratike.

Ka një bindje të konsoliduar tek të gjithë që Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak te drejtimit te gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet.

Sipas tyre, nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë.

Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit.

Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj.

Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre.

Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

7 komente në “Patozi dhe Bode rifillojnë aksionin kundër Bashës: Nuk kemi ç’i presim më Lulzim Bashës”

  1. More patoz nga kavaja,sikur na premtove qe ne shtator do krijoje partin tende,ku e ke te te shikojme se sa ndjekes do kesh,a do perfundosh si beni qe ecte vet,apo si ata qe i jane bashkuar lulushit .
    mezi po presim te bashkohemi me ty si koke shtrembet ,por me tru shume.
    xhozin mos e harro se edhe ajo do te jet e para kryetare si monika cizmja.

  2. Bureto says:

    Partia Demokratike nuk mund të reformohet nga ata që me në krye Berishën e sollën në këtë gjëndje. Ajo do të reformohet vetëm kur këta të distancohen së pari nga berishizmi dhe pastaj t’u hapin rrugën forcave të reja brenda saj të pandotura nga fryma e klikës që ka sumduar atë për mbi njëçerek shekulli. Antibashizmi dhe nostalgjia për berishën e berishizmin jo vetëm që nuk do ta reformojë, por ka rrezik të shkrihet fare, gjë që nëse do të ndodhë do t’i sjellë një dëm të madh pluralizmit dhe demokracisë së vërtetë. Nuk mund të reformohet PD me Boden, Rulin, Topallin, Shehun, Pollon, Patozin etj fosile të PD. Në se u dhimbset ndopak partia që i majmi le ta ndihmojnë atë të dalë nga ky batak, por jo të aspirojnë dhe njëherë pushtetin. Për këta ai ka marrë fund. Sa më shpejt ta kuptojnë, aq më mirë do të jetë për një PD të mundshme të reformuar. Luftë frontale berishizmit si frymëm (se fizikisht i ka ardhur), dhe bashës i vjen fundi pashmangshmërisht. Rrënjët e tij janë pikërisht atje. Frika apo dashuria që kanë aty ndaj berishës ushqen bashën si beniaminin apo alteregon e tij. Pra le ta lënë bashën ne nanurisjen e tij kryeminstrore dhe ta kapin demin nga brirët, duke reformuar një PD që do të ngjallë shpresë e besim për të ardhmen. Cdo rrugë tjetër sjell vonesë të pafalshme dhe zgjatjen e pushtetit të socialistëve që aspirohet tju merret. Zgjedhjet po afrojnë dhe siç thotë populli “mesa duken bathët , të vona janë pashkët”.

    1. Toku says:

      Plotesisht dakort.

  3. dulla says:

    Ke kohe tone ne ketyre ju thojshim ” XHAKETE E KTHYME “,keshtu o katandis PDja,une sjom per Lulin se ai eshte nje njeri qe duhet te gjykohet per hajdut dhe vrases por ju “xhaketet e kthyme”me ne krye plakun Sali jeni shkaketare qe PD ja humbi zgjedhjet se e katandiset vendin ne dite te zeze duke vjedhur,prandaj sot jeni te gjithe miljardere.

  4. Shkelcim Miri says:

    Mbaroi cikli i spiuneve te sigurimit megjth sherbetorin e famshem Sali Rame Berisha Drashkoviq

  5. Mandi says:

    PORDHOZI !!! DUA TË TË KUJTOJË PËRVOJËN E
    GENC KUQOS!???
    U KTHYE SI I DHJERË NË PD.!
    MOS E PËRÇA MË PARTINË, POR KONTRIBO PËR FITOREN E ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME!!

  6. Lumi says:

    Nuk ka shpetim per kete parti hajdutesh, te dominuar nga komunista dhe sigurimsa. Kjo parti dominohet nga nje plakush i konsumuar, aty nuk ka njerez te rinj as ide dhe moral te ri. Patosat e Ridvanet me shoke I ka tredhur Saliu. Ata nuk Jane degjuar ndonjehere, nuk kane treguar force e moral po I kane mbajt iso Berishes edhe kur ai ka vjedhur e vrare. Cikli aty eshte mbyllur, per PD dhe per ata qe duan ta ngrejne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje