RRËFIMI/ Sekretari i Mehmet Shehut: Të pathënat e bunkerëve të Enverit

5 Mars 2018, 12:35Politika TEMA

Flet ish-zyrtari i lartë i ushtrisë shqiptare, Hysen Qendro: Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, e ka të domosdoshme përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër kryesorët është edhe fortifikimi

Z. Qendro, përse në atë sistem, fortifikimi ishte domosdoshmëri e mbrojtjes sonë?

Në kohët e sotme, zhvillimi dhe shpërndarja me shpejtësi e informacionit, është një e mirë e madhe dhe forcë lëvizëse edhe për fushën e mbrojtjes. Por pasja e informacionit nuk vlen pa nxjerrë përfundime dhe lypset pjesëmarrja e organeve të specializuara dhe  specialistëve që kanë punuar për një kohë të gjatë  në fushat përkatëse. Tek ne ndodh një dukuri e veçantë. Këtu ata heshtin dhe flasin politikanët, shtetarët e mediat, që nuk kanë njohuritë e nevojshme mbi problemet dhe që as kanë punuar në atë fushë. Kështu, p.sh., për fortifikimin që është ndërtuar në vendin tonë, nuk flasin ushtarakët të cilët  e kanë ideuar dhe  ndërtuar atë, por ata që nuk njohin ligjet objektive të luftës dhe as parimet apo  rregullat e veprimeve luftarake, duke përhapur mendime dhe qëndrime të gabuara për këtë çështje. Ndjej keqardhje për politizimin që u bëhet objekteve fortifikuese nga politikanë e shtetarë. Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, me strategji të qartë për mbrojtjen e vendit të vet, e ka të domosdoshme përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër  kryesorët është edhe  fortifikimi. Situatat reale ushtarake e diktonin domosdoshmërinë e fortifikimit të pozicioneve, rajoneve dhe brezave tanë të mbrojtjes, si masë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së saj. Kurse fortifikimi i përhershëm kërkon kohën e nevojshme dhe duhet kryer përpara fillimit të luftës, pra që në kohë paqeje, për të qenë i gatshëm për të mbrojtur forcat dhe mjetet nga goditjet e fuqishme të mësymësit në kohë lufte. Fortifikimi i ndërtuar sipas pozicioneve, rajoneve dhe brezave tanë të mbrojtjes, ka kushtuar vlera të konsiderueshme ekonomike dhe ka angazhuar fuqi të madhe njerëzore për një periudhë dhjetëvjeçare dhe atje ku u ndërtua nuk cenon asgjë, përkundrazi, është një dëshmi e kohës e po të ruhet e mirëmbahet do të jetë i gatshëm për çdo rast. Kur analizojmë dhe gjykojmë për vlerat e fortifikimit të mbrojtjes sonë, t’i shohim e t’i gjykojmë jo me gjendjen  e sotme politiko-ushtarake dhe të sistemit ekonomiko-shoqëror  të sotëm në vendin tonë, por me Shqipërinë e asaj kohe, me gjendjen, kushtet dhe sistemin ekonomiko-shoqëror të saj. Veç kësaj, atëherë dhe sot, lypset të  kuptojmë se shkenca ushtarake me ligjet e saj kanë vërtetuar se terreni dhe fortifikimi janë aleatë të përhershëm. Ata janë “skena” ku kryhen veprimet luftarake, që përgatiten dhe pajisen me kohë, sipas planëzimit luftarak. Kjo është domosdoshmëri që nuk duhet e nuk mund të mohohet, sidomos për kushtet e vendit dhe ushtrisë sonë të vogël, të pozicionit gjeopolitik të Shqipërisë në Ballkan. Askush nuk na siguron se nuk do të ketë më nevojë për objekte fortifikimi. Ato janë të ndërtuara dhe duhet të ruhen.

Kur dhe si filloi fortifikimi i mbrojtjes sonë?

Fortifikimi i mbrojtjes sonë filloi pas një studimi dhe përnjohje të hollësishme të terrenit, nga kuadrot më të larta ushtarake, në bashkëpunim me komandat e njësive, sipas një plani të veçantë. Objektet fortifikuese u vendosën sipas koncepteve taktike, operative dhe strategjike të artit tonë ushtarak dhe drejtimeve përkatëse të mbrojtjes. I ndërtuar në atë periudhë, fortifikimi e kreu funksionin e vet duke u treguar kundërshtarëve se ky vend kishte zot; se në rast sulmi ndaj tij armiqtë do të përballeshin me një mbrojtje që nuk mund të kalohej kollaj. Ishte organizimi ushtarak i përsosur, përgatitja e vijueshme ushtarake e të gjitha strukturave dhe kontigjenteve, fortifikimi i rajoneve dhe brezave tonë të mbrojtjes, si dhe gatishmëria e lartë luftarake, të cilat synonin që mbrojtja e vendit të ishte e sigurt dhe e paprekshme.  Fortifikimi i vendit për kohë lufte, i shërben mbrojtjes së forcave dhe mjeteve, veçanërisht gjatë përpunimit që armiku mësymës do t’i bëjë dispozitivit të mbrojtësit, që nga vija e parë e në thellësi, duke e goditur me aviacion, artileri dhe raketa, për ta paaftësuar e mbajtur nën goditje të pandërprerë kundërshtarin për një kohë të gjatë, siç vepruan forcat e NATO-s kundër objekteve të forcave serbe në luftën e Kosovës. Fortifikimi i ndërtuar në vendin tonë përballon në një masë të madhe jo vetëm goditjen e kundërshtarit me armët konvecionale, por edhe nga armët e dëmtimit  në masë. Objektet fortifikuese ishin të shumëllojshme. Siç ishin edhe llojet e armëve e të shërbimeve, për të siguruar mbrojtjen vetjake dhe të përbashkët të luftëtarëve dhe të popullatës së paaftë për luftë. Duke e parë nga këndvështrimi i vlerave, që fortifikimi u jep veprimeve taktike dhe operative të trupave si dhe organizimit të sistemit të zjarrit, le të analizojmë disa nga argumentet konkrete si masë e domosdoshme e sigurimit luftarak. Përvoja e veprimeve  luftarake në vija të fortifikuara dhe ajo e stërvitjeve me trupa e ushtrisë sonë, tregojnë se probabiliteti i goditjes së ushtarit, që lufton nga qendra e zjarrit, është shumë më i vogël sesa kur lufton në terren të hapur. Për ta vërtetuar këtë, në vitin 1988 në krye të një grupi oficerësh, efektivë të batalionit artmitralier të Çerenecit, në Peshkopi, kam kryer eksperimentin me qitje reale për të nxjerrë treguesit konkretë  sesa plumba mund të hynin në frëngjinë e qendrës së zjarrit dhe sa goditje mund të merrte ushtari kur lufton brenda saj. Eksperimenti u krye mbi një qendër zjarri, që ndodhej në pjerrësitë e lartësisë 802, 500 metra larg lapidarit të partizanit Tercilo Kardinali, hero i LANÇ-it, efektiv i batalionit partizan “Antonio Gramshi”.

Përfundimi: nga gjithë ai vëllim zjarri, plumbat goditnin kupolën dhe vetëm gjashtë prej tyre e rrezikonin ushtarin.

Si u veprua para se të kalohej në prodhimin në masë të qendrave të zjarrit?

Fortifikimi edhe në pikëpamje teknologjike është studiuar dhe eksperimentuar për cilësinë e ndërtimit të objekteve të tij. Përpara se të kalohej në prodhimin në masë të qendrave të zjarrit, për të parë qëndrueshmërinë ndaj goditjeve të artilerisë, të raketave dhe të efektit të zjarrit mbi efektivin, që do të luftonte brenda dhe jashtë tij, në vitin 1976, në rajonin e Rëzomave të Delvinës u kryen qitje të drejtpërdrejta mbi qendrat e zjarrit të një garnizoni pesësh. Ky rajon, në pikëpamje ushtarake, ishte një rajon tipik për vendosjen e forcave të skalioneve të dyta të mbrojtjes nga drejtimi bregdetar; por ajo ultësirë, e rrethuar nga lartësi, është shumë e përshtatshme, që kundërshtari ta përdorë për desantim, në ndihmë të forcave mësymëse që mund të veprojnë nga deti dhe nga drejtimi i Konispolit. Kjo ishte mbajtur parasysh në fortifikimin e atij rajoni. Me qëllim që qendrat e zjarrit të provoheshin për aftësinë mbrojtëse të tyre dhe shkallën e dëmtimit të forcave të gjalla nga zjarri i artilerisë, në to dhe në trashe, u futën kafshë eksperimentale; në secilën prej tyre  zjarri u futën: një qen; një dele ose dhi dhe një lepur. Në gojë u vunë  nga një shkop, për ta mbajtur të hapur, për efekt të krismave të predhave. Edhe në çdo element “E-4” u vendosën gjë të gjalla, si më sipër. Ndërsa në transhetë e qendrave të zjarrit, kafshët u vendosën çdo 6 metra. U vendosën dhe 20 figura në formën e pupacëve, me përmasat e trupit të njeriut. Kjo ishte gjendja që u sajua për të matur qëndrueshmërinë e fortifikatave dhe shkallën e dëmtimit të gjallesave, që ishin brenda dhe jashtë tyre, të cilat u qëlluan fuqishëm nga zjarri i armëve të kalibrave të ndryshëm të artilerisë. Në fillim u kryen qitjet me shënjim të drejtpërdrejtë, së pari me topin 75 mm, topin 107 mm, 85 mm dhe 100 mm. Pas tyre u krye qitja indirekte, me armët përkatëse, që përmendëm më sipër, duke filluar me baterinë e mortajave 160 mm, 120 mm dhe 82 mm. Pas këtyre dy lloj qitjesh, me bateritë e asaj artilerie, u krye qitja me zjarr të shpejtë me të gjitha bateritë njëherazi për pesëmbëdhjetë minuta mbi pozicionin e fortifikuar. Në fund u hap zjarr edhe me predha reaktive 130 mm.

Qendrat e zjarrit dukeshin me pajime të plota, ishin të pamaskuara dhe të parrafshuara me tokën. Në situatë reale do të jetë e vështirë të zbulohen, qendrat e zjarrit dhe të goditen me aq saktësi, si në provën eksperimentale që zhvilluam ne.

Në eksperimentin tonë i takoi 4,8 predha për m². Po të shumëzohet sipërfaqja që zë toga e këmbësorisë, 50.000 x 4,8, do të duhej të hidheshin 240.000 predha, që po t’i shumëzosh me peshën mesatare të një predhe, duhen 2660 tonë municion, vetëm për të përpunuar  me zjarrin e artilerisë pozicionin e fortifikuar të një toge të këmbësorisë në mbrojtje. Kur të shkoni ndonjëherë në Sarandë, hidhni sytë nga ajo fushë, ku, do të shikoni disa njolla të bardha pulla-pulla. Ato janë copat e betonit që kanë mbetur nga shkatërrimi i qendrave të zjarrit në të gjithë atë sistem kodrash përreth fushës. Ato vulosin turpin e shkatërruesve të organizuar të qendrave të zjarrit, të cilët s’kanë të ndaluar edhe sot.

Cilat kanë qenë rezultatet e eksperimentit të kryer nga ushtria jonë?

Në eksperimentin që u krye rezultoi: transhetë, që lidhnin qendrat e zjarrit me njëra-tjetrën, u dëmtuan aq sa nuk ekzistonin më, ndërsa hyrjet e qendrave të zjarrit ishin bllokuar me dhè. Të pesë qendrat e zjarrit, të cilat kishin formë dhe cilësi të njëjtë teknologjike, nuk patën dëmtime të mëdha; vetëm nga qitja me topin 75 mm rezultoi i dëmtuar elementi “E-2”, për të cilin, pas eksperimentit, u prodhua një element përforcues, “E-6”, që iu montua përpara, për ta mbrojtur. Eksperimenti tregoi se zjarri i artilerisë, që u derdh mbi atë pozicion të fortifikuar, asgjësoi plotësisht forcat e gjalla, që u vendosën në transhe, ndërsa ato që ishin future në qendrat e zjarrit, patën humbje shumë të vogla. Ky eksperiment u ideua, u organizua dhe u udhëhoq drejtpërdrejt nga strategu ynë ushtarak me përvoja luftarake, Mehmet Shehu. Me qëllim që të provohej veprimi i predhës që binte në afërsi të qendrës së zjarrit, sidomos pranë frëngjisë, për të parë ç’efekt kishte brenda në qendrën e zjarrit në kohën e plasjes, ç’masë dheu zhvendosej prej saj dhe pasojat mbi frëngjinë, u provua me një predhë mortaje 160 mm (predhë eksplozive). Ajo u vendos afër elementit “E-6”, përpara frëngjisë, u gropos në thellësinë 1.82 m, sipas llogaritjeve që bënë specialistët, në bazë të gropës që hap predha kur bie në tokë me fortësi mesatare.

Harxhimet më të mëdha të  municioneve të artilerisë

Harxhimi më i madh i  municioneve të artilerisë, që njeh historia e Luftës së Parë Botërore, është ai i ushtrisë aleate kundër Gjermanisë. Gjatë kundërmësymjes që u zhvillua prej 13 deri më 26 gusht të vitit 1917, në një front prej 15 km, u hodhën 14.000.000 predha. Ose në betejën e Stalingradit, më 3 shkurt 1943, ku në 5000 garnizone u hodhën 70.000 predha, që i takon 140 predha për çdo garnizon. Kjo sasi predhash, në qoftë se do të përdorej për të krijuar dendësinë që u arrit në eksperimentin tonë, do të mjaftonte  për të përpunuar me zjarr artilerie vetëm tre pikëmbështetje të fortifikuara toge. Po kështu, edhe gjatë luftës në Vietnam, ushtria amerikane, në vitet 1950-1952, mbi 400 garnizone hodhi 6.075.000 predha. Me këtë sasi predhash, në qoftë se do të arrihej dendësia e predhave të eksperimentit tonë, do të ishte e mjaftueshme për të përpunuar me zjarr artilerie 215 pikëmbështetje të fortifikuara toge ose 24 rajone të fortifikuara batalioni. Përfundimet na vlejnë për t’u mbajtur parasysh gjatë përdorimit të artilerisë e të zjarrit të saj nga kundërshtari, për bllokimin e qendrave të zjarrit dhe të humbjeve të forcave që janë brenda tyre.

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

28 komente në “RRËFIMI/ Sekretari i Mehmet Shehut: Të pathënat e bunkerëve të Enverit”

  1. Monkey says:

    E beri detyren e tij dhendrri i serbeve Sali Rame Berisha, e shtaterroi mbrojtjen e atdheut tone duke shfrytezuar inatin qe normalisht nje parti mbledh rreth saj kur qendron aq gjate ne pushtet (shiko demo-kristianet ne Itali) . Jemi katandisur as keq sa dhe Mali Zi e Maqedonia nuk na perfillin se greket e serbet e turqit kane 26 vjet qe tallin t**** me ne. Dhe prape Saliu eshte aty ku ishte.

  2. Kellira says:

    Sot kete strategjine dhe perllogaritjet perkatese i ben Salianji tek qendra e zjarrit te Grides maskuar me qime

    1. mirel says:

      Jo, i ben Mimi dhe Shaqa gjeneralja. Ne konsiderate merret dhe vlera e investimeve nga Arben Ahmetaj.
      Dhe ndonje element piktoresk nga Kryeministri.
      Luften nuk kemi pse e mendojme, se tokat dhe detin i japim vete. Doni toka e det? Ja ku i keni.

      1. shqiptari nga Shqiperia says:

        Idjotesia dhe injoranca jane karakteristikat baze te tuat , edhe mamane te te kish shkerdhyer Edi Rama nuk do flisje me kaq urejtje .Kujton se shkruan gjera dhe lajme te medha , por ne realitet tregon hapur dhe pa asnje problemi nivelin e dobet te nje njeriu te rendomte ………..

        1. mirel says:

          O shiqa shqiptare, si e keni ju te Ripjelljes. Sa here qe jya hyp Edi Ramuti brohorisni?
          Prandaj jeni dhe me padurim per detin, se mezi prisni tju shaloje dhe Dulja.

        2. AZ... says:

          O shqiptar nga shqiperia po ty berisha mamane te ka shkerdhyer

  3. Ardi says:

    Ushtri me buke e caj. Ndonjehere dhe buke e uje.Shtet qe nuk siguronte nje kokerr veze per shtetasit e vet. Shtet qe nuk siguronte 1 L qumesht per qytetaret e tij.Dhe e gjithe kjo ishte ne kohe paqeje. Po ne kohe lufte cdo te hanim?Te gjithe do te dorezoheshin dhe do te kalonin nga ana armikut.Megjithese armiku kryesore ishte partia ne pushtet. Parti e krijuar dhe e instaluar ne pushtet me urdher nga Beogradi.

    1. Tiri Tangua says:

      Ardi ky Zholi,nuk kupton nga caj dhe fasulet qe gatuheshin 5 uje dhe nje fasule [ ne paqe ] Trute
      e fishkura kur nuk gjikojne ne paqe dhe qetesi,,, si miret me mendje te gjikoje ne kohe lufte ??
      Ne nga jugu zholit i themi,, atij njeriu te zhitur ne gjolin e baltes.
      Lere te ziun te zvaritet si kapter idioti me sofizma te bunkereve.

      1. mirel says:

        Po po, se tani ushqehen me mish te pjekur.

    2. AL says:

      Vazhdo vazhdo me perralla. Ashtu shteti ishte, ndaj s’u shtua popullata e u be 3.200.000 banore. Tani ke 2 e gjysem e po vazhdon te tkurret frikshem, po vazhduam keshtu zhdukemi fare. Ne ishim me embargo per prodhimet nga shtetet kapitaliste dhe ishim te izoluar, se po te qe per shtetin kishe shkolla, ambulanca, e klinika ne cdo FSHAT. Ai shtet dje vetem minatoreve i siguronte nga 2 l qumesht per dite, po tani cfare i siguron shteti? Se privat vetem i merr shpirtin minatoreve te shkrete, te cilet vdesin gati cdo muaj. S’kishte lypsa rruges e papunesi e cdo gje qe haje e haje bio. Jo si tani qe eshte shtuar kanceri si grip nga gjerat e skaduara qe hame. E di ti pehlivan qe Shqiperia aktualisht eshte ne vend te 7 ne bote per kancer ne stomak? As nuk ishte degjuar me perpara. Le te mos te flasim per vrasjet, prostitucion, perversitete e degjenerim qe as ne mendje s’na shkonte.
      Po ja e pame tani ne dhimokraci sa bukur shteti i siguron VEZEN dynjase, ndaj vdesin njerzit per buke neper rrethe e neper fshatra nderkohe qe ujqerit ne Tirane i presin parat me gershere.

      E se me kujtove ushtrine.: kishin nje ushtri aq te fuqishme, qe mbanin 15 milje det e s’guxonte njeri te hynte se i digjeshin gishtat. Flotet me te madhe ajrore e tokesore ne Ballkan. Po tani ca ke? Ju vazhdoni kendoni kengen, por dhimokracia qe po kalojme tani e tregon me se miri te verteten.

    3. Spartaku says:

      Ardi! Me dukete se te paska mare koka ere.Ushtrija ne ate kohe kishte ushqim te mire dhe jo buke e uje si thua ti.Nga artikulli nuk paske kuptuar fare asgje.Ky qe tregon keto realitete,eshte nje ushtarak mjaft i pergatitur,dhe eshte vertete keshtu si e tregon ai.Vendi yne ne ate kohe ishte me i sigurti ne ballkan,me nje ushtri te mire armatosur,me mjete te sofistikuara luftarake,ku Sali Krimineli me Arben Imamin,e shkaterruan, e shiten ne vendet e botes se trete, dhe e çuan per skrap,duke filluar nga artileria e rende, e lehte,tanke,avion raketa etj.etj.Te gjitha parate shkuan ne xhepat e Berishes dhe te Imamit.Kjo eshte e sigurt,qe ndoshta nje dite do dalin para drejtesise.

  4. vito says:

    GJeja e par qe ben sherbimi sekret serb dhe grek ne vitin 90 , ishte shkaterrimi industris ushtris dhe fortifikimi i vendit , tre pikat kyçe te dinjitetit te kti vendi , kto u shkaterruan te tera mas planit serb e grek nepermjet agjenteve te tyre qe zaptuan politiken dhe shtetin ton direkt sa ra sistemi , me ne krye kryeagjentin sali berisha , te ndjekur nga zhulali oficer i sherbimit serb dhe gazidede gjithashtu oficer i sherbimit serb , ne krahun tjeter kryesonte dulja nga greku me armaten e minoritetit te udhehequr nga oficeri madhor i asfalis greke janullatosi , qe sot moterqiri president e beri shqiptar se vjedh mermerin ne skrapar dhe e shet ne greqi dhe ka interesa kokrra kurves , me qe realizuan me suukses shkaterrimin total te kti vendi , kta mostra te ndjekur nga televizione te ngritura me parat e serbit e te grekut benin moral pa pushim 24 mbi 24 or kunder pikave nevralgjike te vendit , kunder bunkerve u be nje politik disavjeçare se ishte pika e fort e mbrojties se kti vendi , dhe meqe mbrapa kta mostra i ndiqnin nje popull injorant kafsh qe zbriti nga malet , situata ishte teper e favirshme per ti shkaterruar te tera , tani kti populli si ka ngelur gje tjeter vetem ti nxierin bythen armiqve te vet ta han dhe nje her ne byth dhe te knaqen perfundimisht , iken klasa puntore qe ishin qytetar me kultur nga ky vend ne 5-6 vitet e para te demokracis dhe kta u zevendesuan me kafshet e ardhur nga malet , qe nuk njihnin asnje norm njerzore por kishin vetem istiktin per te vjedhur dhe shkaterruar , kte situat e çfrytezuan antishqiptaret qe permenda me lart dhe llumi i kti kombi qe nuk njohin atdhe , dhe tani kta antishqiptar mund te thon me plot gojen , baca sllobodan shkaterrimi total u kry mas porosis tate , tani o popull haini k……n saliut beini rrespekt popull legen zgjebarrak , nuk meritoni me shum ju nuk meritoni as atdhe se nuk ja dini vleren kte e ka treguar koha kto 25 vjet shpartallimi .

  5. ..... says:

    IK O LEGEN O PLER Ard leshi , ushqimet e rezervat e shtetit jan shitur tek tregu deri dy vjet para ne kte vend o injorant ,o katunar mban mend vitin 89 qe ramiz kurva i mbylli rrubinetin tregtis dhe prodhimit per te ndryshuar sistemin ti bente te pa kenaqur njerzit ,kur nuk e ke iden se ke lindur sot ne kohen e trullosies mos i jep gojes ushtrin e kemi ber vet dhe se sa kishte per te ngren nuk ngele ti dhe ca gomer nga malet te naj tregoni ne qe i kemi jetuar at koh , po ku njihni ju rrumbythje atdhe ju doni ashish noj pilaf mrapa pallatit kultures noj shiring qyl dhe per ju bota esht ne rregull , ik meru me noj pun tjeter , beni moral ju qe nuk dini nga lidhet gomari ,ju e keni me te nigjume ne televizionin klan si ka qen perpara ,noj parajs nuk ka qen por per buk nuk vdiq njeri , nuk vrau njeri veten si sot , nuk shiti njeri as grun e as motren per buk siç bejn sot , por jetum me dinjitet , ju vazhdoni shijoni kamjen qe po ju del nga hundet ,keni 25 vjet pa pun dhe hani buk e ghiz e rrini ne feisbuk ,nuk shikon nje njeri te ngrihet dhe te thot dua pun ne kte vend , njerz qe nuk dini pse jetoni.

    1. mirel says:

      Ke te drejte
      Po keta jane ata kermat qe e vodhen shtetin dhe ushtrine.
      Tani dhe dosat dhe gomeret behen gjenerale. Po ushtri nuk ka me.
      Ka toka dhe det, qe i fap shteti vete. Nuk kemi nevoje te bejme lufte.

      1. shigjeta says:

        Nga komentet qe ben duket fare qarte qe je kokmecepa dhe idiot i pashembullt , per nje gje te jeshe i qete , nuk ke kundershtare ne idjotizmat e tua , je i vetem , karuc esapi ……

  6. Mire says:

    Zvicra qe eshte nje shtet neutral, i ka llogaritur qe gjithe popullesia te kete mbrotje me bunkere ne rast lufte. Cdo pallat, cdo koder, cdo mal, ka bunkere per ruatjen e popullates. Nderkohe Zvicra s’ka as komshinj psikopat qe kerkojne ti marrin territore, sic kemi ne. Ne qe kishim i prishem, madje talleshim me bunkeret e lenim dhe boten te talleshin. A thua se jemi fuqi e madhe ushtarake!

  7. Lisi says:

    Hysen Qendro – zyrëtar i lartë i ushtrisë ?!
    Na thoni ç’ka komanduar se pastajë e pëcaktojmë vetë lartësinë e tij .
    Hyseni na jep sasinë e predhave që amerikanet hodhën në Vietnam në vitet 1950- 1952 .
    Hysen , në këtë kohë amerikanët nuk luftonin në Vietnam , ti e ngatërron më Luftën e Koresë .
    Po kështu per gjermanët në Stalingrad në 3 shkurt 1943 . Më tre shkurt në Stalingrad kishte qetësi , Beteja u mbyll edhe de jure me feldmarshallin Paulus të zënë rob , në 2 shkurt 1943 !
    Pastajë , pse e huton lexuesin me terma ushtarake të panevojshme , apo , ky është qëllimi t’a hutosh ?!
    Këto vrejtje i bëra , se , ushtaraku duhet të jetë i saktë , sidomos i larti ushtarak !
    Dhe më kryesorja :
    Fortifikimi dhe metalurgjiku Celiku i Partisë i bënë gropën Shqiperisë – donkishotizëm klasik !

    1. Jaho Gjoliku says:

      I nderuari Strateg
      Na tregoni edhe neve see nga ju buron gjithe kjo eksperience ushtarake? See ne Shqiperi tani, edhe nje klluf nga Divjaka e Lushnjes gdhihet gjeneral neser sepse ka mik dikë.
      Por to dukesh qe nuk e ke njohur fare diktaturen e Enverit, ku ky Sali Bisha i sotem bente shurren ne gjume nga frika. Ndersa tani ….. Tani shesin pordhe te gjithe si trima.

      1. Kopenhagen says:

        Ore pallosh i gerxheve te Laberise,
        nuk e di nese ke provuar ndonje trangull Divjake, dhe te ka ngelur brenda kllufi.
        Divjaka nuk ka te ngjashme ne Shqiperi dhe me tej, o trushkulur gjoksgrope dhe mendje pordhe.

  8. Illyrian says:

    Ngadale Vito, se politiken, komunistet dhe bijte e tyre e kishin dhe e kane. Lekuren nderruan por perseri te njejtet jane.

    1. mirel says:

      A more ndonje cope beton ti nga ushtria? Po ndonje automatik.
      Lere viton me shoke, se jua ushtrine sic e la Enveri. Ju qeneria e Berishes e shitet per scrap te gjithe.

  9. Shigjeta says:

    Nuk i kan cuar te gjitha per skrap , ke ngelur dhe ti , vecse je kaq shume i ndryshkur saqe nuk vlen asnje kacidhe………

    1. mirel says:

      O shigjeta. Cme ha mutin

  10. vito says:

    ME vjen keq se ne qe i mbrojm na esht qir nena cep me cep duke i ndertuar ata bunker ne mbrojm me te drejt djersen dhe mundin ton po ju qe shani çfar kerkoni te thoni nuk e kuptoj ka ardh nje dit kur ca kopila me vetulla te shkulura me streçe te gjykojn siç din legenat sot , ishte djersa baballarve tuaj ajo ,nese hengret me pak mish e pit me pak qumesht aty shkuan leket , ku llumi i kti kombi beri vila e pallate duke shitur çdo gje per skrap ter armatimin dhe shinat e trenit , po ku din ca felliqsira se çkan hequr te paret e tyre dit nat duke i ndertuar te tera kto qe rrugaçet i shkaterruan per nje dit, dhe tani kta kopila marin trajset dhe ikin nga syt kembet per copen e bukes , ca te tjer han buk e gjiz me pencionin e atyre pleqve te gjor dhe lujn noj skedin , pastaj vin ne kompjuter dhe kritikojn ter boten kta legena qe kerkush nuk i tha puna mbar ,megjithate tek e fundit nuk ka fort rendesi , ne punuam fort dhe nuk fituam gje por ishim njerez mbi te gjitha me dinjitet , po ju qe shani te shkuaren si do ta shtyni dynjollikun se nuk keni as nje dit pun per be dhe nuk do merni as pencion , ata pleqt qe i hani pencionin do vdesin nje dit e keni menuk ket gjo , por per te shar te tjeret esht kollaj , po pupull pler qe shan te shkuaren e baballarve te vet vetem ket popullin ton kam par , se te tjeret per te shkuaren flasin gjith rrespekt sado qe nuk ka qen e shkelqyer se e ter bota me par ok e pes ok pa pse njelloj ishte .megjithate duke shar nuk e ngop barkun njeri vetem rendon shpirtin .

  11. Para Laci says:

    Ushtaret sot perdoren vetem per te ndertu ura.!

  12. Mentari says:

    Ish ushtaraku i larte i ushtrise se injoranteve; Po pse me 1950-1952 beri lufte ne vjetnam Amerika????????????????????????????? apo beri lufte me 1965-1975? keta injorante akoma besojne e ata fortifikime primitive me ushtare injorante e barkun bosh do te mbronin Shqiperine nga bombardimet Amerikane qe ne ate kohe kishin 10 vjet qe bombardonin Vjetnamin e Kamboxhian me B-2 ,Karpet Bambin? O zot pe nuk i dhe shans ketyre gomareve qe te behesh lufta ne ate kohe dhe e gjith shqiperia do te shkonte ne Kohen e majmunit. A ka me te gjalle ushtarake te kohes primitive te Enver kriminelit?

  13. shqip says:

    Me vien ne mendje armata e Saliut kur bente ate paraden e famshme . Me rastin e festes se 100 vjetorit te tortes se shpellareve , nje tufe barkderrash zune te parakalonin para admiral Sali shkembi . Shendeti i tyre eshte tregues i mireqenies qe qeveria Berisha 1 dhe 2B 2 , u kishin krijuar ushtatakeve . Jo per te bere replike . Se nuk ke ç’ben te tille kur nuk ke argument qe te replikosh . Do zoti e Nato vazhdon ekzistencen sa me gjate . Se ruajna zot sikur te na bejne dalje . Se edhe aleancat nuk Jane te perjetshme . Me kaq Pak forca qe Kemi , edhe nje ushtri me jevgj na merr perpara . Sa ishte ajo ushtria qe ushqehej me ” çaj e grosh ” , s’degjoje minister grek apo sllav qe ti bente karshillek vendit . Une nuk e di sa ne gjendje ishte Shqiperia ne ate kohe . Po di qe pas 90es ka patur plane per ta ndare si plaçke tregu ndermjet Serbise dhe Greqise . Po nuk ja vlen te debatosh per keto fenomene . Njeri kur nuk arrin , nuk arrin . I duket hoxha gomar dhe s’eshte ne gjendje te jape argumenta . Po rrine e shajne si debile , pa kuptuar sensin e artikujve . E tha mire njeri ketu ,; e Kane mendjen te vizat e te shiringat . E u duket se po te ironizosh , terheqin vemendjen .

  14. stela says:

    Bunkeret e EH lane popullin pa buke dhe pa cati mbi koke . Per se sherbyen per asgje..
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje