"21 janari do ta ndjekë deri në frymën e fundit, Sali Berishën. Duroni, s'keni parë gjë akoma..."

6 Mars 2018, 18:45Politika TEMA

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, deklaratat e Berishës një ditë më parë, kur u shpreh se pas 21 janarit do vriste me snajper Edi Ramën, nëse ai do tentonte të organizonte sërish një demonstratë përpara Kryeministrisë, i ka cilësuar lajthitje.

I ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga në Report TV, Ndreu u shpreh se 21 janari është një njollë e zezë e cila do e ndjekë Berishën derisa të vdesë.

Ç’a mund të jetë veçse një lajthitje, është i destabilizuar.

21 janari është një llojë e zezë që do ndjekë derisa të vdesë.

Është alarmante sesi një njeri vret katër veta të pafajshëm, me 2 mijë lekë të vjetra në xhep, dhe është i qetë.

Pretendon se do ishte edhe ky që do tërhiqte këmbëzën”, u shpreh Ndreu.

Ka qenë Rama i kërcënuar në atë kohë?

Këto janë folklor trimërie që i shpik Berisha me shokë.

Ai ka qenë i tulatur dhe i frikësuar, nuk është aq trim sa thotë.

Unë kam dhimbje për ato viktima.

21 janari ka qenë një protestë e cila pati ato uljet dhe ngritje te veta, por të bëhen vrasje në fund të protestës, kur po shpërndahej turma, kjo ndodh vetëm në shtetet më diktatoriale në botë.

Nuk më habit deklarata e Berishës, ai ka kohë që është i destabilizuar në deklaratat që bën.

Ndiej dhimbje edhe për median, se ju nuk bëni gjë tjetër vecse e merrni si deklaratë dhe nuk bëni analizë ai vret njerëz dhe thotë se do tërheq këmbëzën.

Mua më shqetësoin interpretimi që i bëhet dhe hapësira që i jepet një vrasësi që ka vrarë katër vetë. Cili nga këta të katër ka bërë një veprim të paligjshëm?

Kur do hapet hetimi për 21 janarin?

S’keni parë gjë akoma. Mos keni merak.

25 komente në ““21 janari do ta ndjekë deri në frymën e fundit, Sali Berishën. Duroni, s’keni parë gjë akoma…””

  1. Ardi says:

    Berisha eshte kerme. Nje palaco qe i ka ardhe fundi dhe duhet fut ne burg.

    1. Toni says:

      Pjerin Ndreu qenke idiot. Dmth ti justifikon kriminelin, nderkohe qe ai po thote ate qe ka bere, krimet e 21 Janarit. Ai thote do kisha vrare me shume madje edhe Edi Ramen dhe tregon qe kete ja ka thene ndermjetesit nderkombetar dhe ky thote eshte i destabilizuar. Kjo do te thote qe Berisha nuk i ka bere ose nuk do ti bente krimet kur vete autori i krimeve thote qe ai ka qene gati ta shkrepte armen vete. Ose je idiot ose ben vete Pjerin kur e justifikon kete vrases me thenien qe eshte i destabilizuar dhe qe nuk eshte aq trim sa flet. Je ne vete! Ai i ka bere gjemen Shqipersie dhe shqiptareve duke bere vrasje politike te panumerta dhe ti na thua qe ai eshte i destaboilizuar. Pse nuk ka vrasje politike tani qe eshte Rama ne pushtet or ti Pjerin!, por ka pasur sa here Berisha ka ardhur ne pushtet? Jo or jo duhet te thuash qe krimineli duhet te shkoje ne gjygj dhe ne litar. Behu nje here trim or i dhier Pjerin dhe deklaro ate qe duhet dhe mos fol budallalleqe, kur nuk te kerkon njeri. Ju ka bere me hije Berisha dhe dhieni te tere se mos ju vrase. Ik ore futu ne ndonje vrime e merr ate supen qe ha ne Parlament dhe ik zhduku nga politika. Nuk je burre!

      1. arturi says:

        Mos bej si i mençur o Toni!
        Pjerini thote qe Berisha eshte vrases dhe tashme i destabilizuar. Te dyja cilesimet e tija per Berishen jane te sakta dhe nuk po e justifikon aspak Berishen. Nuk ka frike Pjerini nga Berisha dhe shoket e tij. Te ishte keshtu si thua ti, Pjerini do te bente karriere politike ne PD dhe jo ne PS.
        Se fundmi, a shkon Berisha ne burg apo ne litar, nuk e vendos Pjerini, por gjykata.
        Mos gjyko me nerva dhe emocione. Tung.

    2. Kujtimi says:

      Kerme qe bije ERE
      Elbasani e sheron ate
      TE din njerzit KUSH KA qeverisur

  2. Adri says:

    Perendoi koha e Saliut, tani koha per te dhene llogari dhe per te dali para drejtesise. Fiks ja ka thene z.Ndreu
    hija e 21 Janarit do ta ndjek ate dhe gjithe familjen e tij.

  3. Luli says:

    Normale qe do leh ky maskar per sa kohe ju jeni te paafte me i tregu vendin. Ka 25 vjet qe nuk le gje pa bere dhebju i beni fresk

  4. Tana says:

    O krimineli Berisha! Vrave njerëz të pa armatosur,
    të pa rrezikshëm në momentin që i qëllove, dhe jashtë
    gardhit të kryeministrisë.
    S’ke asnjë mundësi të mbrohesh.
    Do të kalbesh në burg dhe do të çmendin makthet e krimeve qê ke bërë.
    Numuri i të vdekurve nga sjelljet e tua, është i madh.
    Me apo pa urdhërin tënd, ti ke vrarë mor VRASËS !!????. Në burg e ke vendin ,shpejt a vonë!

    1. zhaku I pamposhtur says:

      Tana jam dakord me ty dhe me të gjithë të tjerët që shkumëzoni në adresën e berishës. ..ai është vërtet shumë i keq. ..evil…unë mendoj që ne shqiptarët jemi pak më tepër emocional ngase duhet…ja e futëm saliun brenda (apo e varëm) shpëtuam??populli shqiptar i shpëtoi varfërisë? Do hapen vende punësimi për popullin?mizeria a do zhduket? ..me sa di unë saliu ka goxha vjet që nuk qeverri si. .mos vallë këta rilindësit janë të paaftë për të ecur përpara dhe shajnë apo krahasohen me saliun? ?përditë shikojmë e dëgjojmë që saliu bëri këtë saliu bëri atë. .por kur keni kaq fakte përse nuk e rrasni brenda?mos jeni të paaftë apo mos jeni bashkëpunëtor me të. ..unë si një qytetar i thjeshtë jam shumë i sigurte qe të gjithë politikanët shqiptarë janë ‘salinj’…të gjithë sharlatanë dështakë të korruptuar të inkriminuar. ..amerikani do t’ua gjej ilaçin dhe do tu japi hakun por pa krijuar kaos në popull. .ju që shani përditë saliun nuk jeni popull por jeni politikanë dhe dështakë dhe saliun doni ta hiqni qafe për të vetmen arsye që ta kontrolloni ju kontrabandën dhe jo që të ndihmoni këtë popull. .a e dini se si më duken këto akuzat e juaja në drejtim të saliut?ju krahasoj me atë çobanin që tallte trapin dhe bërtiste nga maja e malit ujku ujku..edhe puna juaj. ..ndërsa çakalli bën kërdinë nga krahu tjetër. ..

  5. Atdheu says:

    Jo mor jo Berishivic-i nuk eshte i lajthitur… Ai eshte nje monster, ai eshte krimineli me i rrezikshem… mos e merni per te lajthitur.

    1. Gjon says:

      Birisha asht i mair, si kingj

  6. Lata says:

    Foto e dhimbshme.???
    I vranë dhe i poshtêruan,duke mos u dënuar fajtorët.
    Turp TURP ,TURP , o media e korruptuar,,që u pasurove nga qeveritë e krimit, dhe kriminelit më të madh Berishës, i jepni vendin e nderit!
    GAZETARË TË NDYRË, (ju që e meritoni këtë)?

  7. Franci says:

    Jo pak shqetesuese jane dhe qendrimet e 4 gazetareve ne studio ndaj njeriut qe krekosej publikisht per vrasjet qe kishte bere :
    1.Sokol Balla gazetar pa bosht, frikacak me oratori prej memeci.
    2.Cim Peka nuk ja vlen , biles eshte turp ta quash gazetar per nivelin ordiner te tij.
    3.Gjonmarkaj profesor fashist qe ka mbeshtetur nje revolucion apo lufte civile ne Shqiperi.
    4.Gazetari i sondazheve Zaloshnja qe i kujtonte me nostalgji kohen kur ishin bashke nderkohe qe ai jepte deklarata sadiste.
    Balles ne studio dje i mungonte vetem Fahri Balliu.
    Sa turp !

  8. kunji says:

    Kriminekat SALILUI jane liderat e partise qe e quan veten demokratike por qe kane vrare njerez me shume se Enveri…. kur do te vihet ne vend gjaku i ketyre vakireve…..

  9. Kruja says:

    Mos prisni kurre qe te shfaqe pendese nje kriminel si berisha. “Rreziku” per te cilin bente fjale krimineli nuk eshte gje tjeter vecse shfaqia e pendeses sepse kjo do tregonte fajesine e tij. Por ai eshte nje kriminel burracak qe nuk ka kurajo te perballet me te verteten dhe fajin e tij makaber.

    Perrallat me kanun i tregon qe te fshehe Friken dhe Panikun nga Drejtesia. Po te ishte kurajoz do te shfaqte pendese dhe do te pranonte drejtesine te vepronte. Nje njeri i tille si berisha vetem fshih friken dhe panikun qe e kane mberthyer. Makthi i ka zene frymen. Kurse atyre ‘opinon beresve’ ne studio do t’ju kujtoja te reflektonin se si do t’ju nxihej fytyra nese berisha do t’ju kishte vrare te afermit e tyre. Besoj nuk do te ndaheshin aq te kenaqur nga ‘intervista’ ajo interviste banale.

  10. opinion. says:

    viktimat jane te dhimbshme dhe dramatike,por pretestuesit te manipuluar nga ps-ja edi rama,spartak ngjela,diskret bamir topi dhe iire meta.
    te rrahen policia me druje ,shufra hekuri dhe gjujtje guresh,dhe tentim te hyjne ne pallatin e qeveris,kjo nuk quhet proteste,por nje atak ne kushtetut dhd shtet.
    ne qdo shtet te botes kishin reaguar si berisha,madje ne evrope shume me brutale dhe edi rama ishte ne qeli me shume motivues te tjere per atak anti shteti.
    dihet qe gzeta tema nuk guxon te thote te verteten,se rama ka taborre shume.

    1. arturi says:

      U vrane njerez pasive, pa asnje veprim kunder policise apo godinave qeveritare, ore opinion-leshi!
      Me 14 shtator 1998, u dogj kryeministria, u be grusht shtetit, por nuk u vra njeri.
      A e kupton ndryshimin?

  11. opinion. says:

    viktimat jane te dhimbshme dhe dramatike,por pretestuesit te manipuluar nga ps-ja edi rama,spartak ngjela,diskret bamir topi dhe iire meta.
    te rrahen policia me druje ,shufra hekuri dhe gjujtje guresh,dhe tentim te hyjne ne pallatin e qeveris,kjo nuk quhet proteste,por nje atak ne kushtetut dhe shtet.
    ne qdo shtet te botes kishin reaguar si berisha,madje ne evrope shume me brutale dhe edi rama ishte ne qeli me shume motivues te tjere per atak anti shteti.
    dihet qe gzeta tema nuk guxon te thote te verteten,se rama ka taborre shume.

    1. The Punisher says:

      Ti me nick-un “opinion” duhet te jesh Berat ( bythqir) Buzhala ose “qifti” i tij. Mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Mizat si puna jote. Per nje gje ke te drejte, kur thua qe Rama ka tabore shume. Lexo komentet dhe asnje nuk kerkon nga kryeministri qe te beje reformat e duhura dhe te vendoset drejtesia ne vend. Jane militante rilindas. Shqiperia nuk behet me. Duhet nje Enver Hoxha i dyte.

  12. Albani says:

    Emisjoni “45minuta” i Denis Minges duhet te shallet i jashteligjshem per deri sa merr kreminel ,vrases etj qe tregojne para popullit “trimerite ” e tyre te felliqura.TURP qe merret nje televizion me kete njeri .

  13. Arber Iliri says:

    Po jo mor njerez i vrane nga afer me cadra pistolete, ja shifeni neser Saliun kur te thote se beri shaka qe do terhiqte kembezen dhe se i qendron variantit te vrasjes nga afer dhe se dyti se do shkoje ne Hage per detin e Greqise. hahaha.O te mjere keni 27 vite qe merreni me Saliun se keni ala qeveritare te pazote per te vendosur ligjin te parin.

  14. Loran shehu says:

    Saliut ti merrni te keqen skeni ci beni fare maximumi do komentoni ktu ke meroja

  15. shqip says:

    ” Maloku nuk zbret nga kali po nuk e vrave ”
    Namik Huti : Kryetar i partise ekologjike . Zberthimin e kesaj deklarate bejeni vete .

    1. arturi says:

      Namik Hoti, i ndrite shpirti!

  16. aristoteli says:

    O Pjerin nuk ke kuptuar asgje akoma .Ai po e kerkon vet per ta cuar ne gjyq per ta kthyer ne gjyq politike( shiko rastn e ta birit kur e thirren ne prokurori,tek Cani u shpreh qe jam i lumtur qe e therrasin) Ai llogarite i ben me shpresen e atyre qe i ka shperblyer dhe qe nuk do ta lene ne balte.Duke patur jo vetem probleme me ligjin por edhe hasmeri personale ai preferon me mire te parin qe ta shnderroj si hakmarrje politike prandaj pergatituni mire.Ai shpreson ne protesta per destabilizim ne mbrojtje te tij dhe te familjes prandaj del aq hapur,nuk eshte idiot por komunist i regjur i veshur me petkun e demokratit qe na e rrembeu 28 vjet me pare.E shikoj te komplikuar situaten.Ndonje idhtar i tij shprehet se futja i tij ne burg do te na shpetoje nga varferia? Jo zoterinj ketu behet fjale per drejtesi te mare neper kembe nga ai dhe ata qe ka rrotull,ben qe te mendohen mire te tjeret te cdo krahu qofshin perpara se te veprojne ne kundershtim me ligjin se heret a vone drejtesia do te bjere edhe mbi ta.Ketu behet fjale per shtet te se drejtes qe mungon ne keto vite te demokracise se brishte te mbajtur peng nga kjo klase politike e korruptuar.Mireqenia ne vendet perendimore eshte ngritur mbi bazen e ligjit prandaj insistojne dhe ketu.Shprehja ligji njesoj per te gjithe eshte ndertuar mbi bazen e eksperiencave te hidhura ta vendeve despote e diktatoriale.

  17. Shigjeta says:

    Duroni skeni pare gje akoma , duroni skeni pare gje akoma ……… se mos bejme gje tjeter ??? Durim bejme , deri kur ama ?? Kane kaluar afersisht 5 vjet qe qeverisni dhe ceshte bere ?? Fjale pompoze , premtime , bla bla bla , ju votuam me shpresen se jeni ndryshe , premtuat per rindertim komplet te shtetit , deri tani eshte bere pak , dhe ajo pune qe eshte bere fale ” kercenimeve ” te Bankes Boterore dhe DNT, se po te qe per ju ……ku rafsha , mos u vrafsha. Me reformen e shumreklamuar ritmet e breshkes , velojne skandalet ,deklaratat hapur dhe ju asgje , mire thone koraku , korakut nuk ja nxjere syte ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje