Akuza e fortë e gazetarit: Si e mbylli dosjen e Arbër Kuliçit (Çekajt), i besuari i Llallës, Besim Hajdarmataj

6 Mars 2018, 11:09Kronika TEMA

Pas zbulimit të 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia, doli se pritësi i drogës, Arbër Kuliçi (Çekaj), kishte edhe një dosje tjetër për trafik droge, por ajo ishte mbyllur në mënyrë misterioze.

Gazetari Flamur Vezaj, që ka punuar për shumë vite pranë Prokurorisë, thotë se dosja është mbyllur nga njeriu i besuar i Adriatik Llallës, Besim Hajdarmataj.

Mesditën e 22 dhjetorit 2015 pranë Kryesekretarisë së Prokurorisë për Krime të Rënda, Policia e Shtetit sjell një material referues për shtetasin Arbër Çekaj, pronar i kompanisë që importonte nga vendet e Amerikës latine banana. Në material ndër të tjera thuhej ‘se ne port është kapur një kontenier me banane brenda të cilit po me dysheme të modifikuar u gjetën 90 kilogramë kokainë dhe se kontenieri po vinte në Shqipëri për llogari të kompanisë së A.Çekajt’. Ky material u regjistrua në prokurori me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin në fjalë.

Në atë kohë Prokuroria për Krime të Rënda kishte zv.drejtues të emëruar nga Adriatik Llalla prokurorin Besim Hajdarmataj, që tashmë është drejtues. Për llogari të kësaj çështje, Çekaj u thirr në prokurori ku pretendoi në atë kohë që kishte porositur banane dhe jo kokainë.

Pak kohë pas “këtij rrëfimi” në krye të Krimeve të Rënda u emërua si drejtues Besim Hajdaramataj dhe po me firmën e tij dosja e Arbër Çekajt u pezullua dhe kaloi në arkivë me arsyetimin se kolumbianët nuk kishin sjellë materialet.

Vlen të theksohet se Hajdarmataj ishte (është) i besuari i Adriatik Llallës dhe erdhi në krye të këtij institucioni pas qëndrimit disa vjet si drejtues në Durrës, Laç dhe Tropojë, d.m.th që kur Theodhori Sollaku e bëri prokuror, vetëm pozicione drejtuese ka mbajtur.Në kohën e Theodhori Sollakut ka qenë shef në Tropojë, atë të Ina Ramës në Laç dhe kohën e Adriatik Llallës në Durrës dhe Krime të Rënda!

Por t’i kthehemi rastit në fjalë. Besim Hajdarmataj duke qenë se na doli që kishte njohje me Çekajn (me të cilin më thonë se janë takuar edhe në prokurori) për shkak të zonës nga vinte dhe njohjeve të tjera me familjarët e tij, kjo dosje u pezullua në vitin 2016 dhe biznesmeni Çekaj vazhdoi aktivitetin e “bananeve”, aktivitet që na nxori kokën përsëri në 2018 me 613 kilogramë kokainë.

Nuk e di me çfarë morali Hajdarmataj na doli në konferencë për media me policinë, ku me firmën e tij, Arbër Çekajt ia pezulloi dosjen hetimore!

Sa i ndershëm dhe i rreptë në zbatim të ligjit do të jetë këtë radhë Hajdarmataj për t’i shkuar deri në fund këtij hetimi, ku nga eksperienca, dosje të tilla janë mbyllur vetëm me arrestimet në flagrancë!

Po nuk e di edhe prokurorja e Përkohshme çfarë besimi ka te ky drejtues që në kohën e tij në krye të Krimeve të Rënda lulëzoi hashashi dhe ai asgjë, vetëm kur shpërtheu në Itali u kujtua”, shkruan gazetari Vezaj.(TemA)

14 komente në “Akuza e fortë e gazetarit: Si e mbylli dosjen e Arbër Kuliçit (Çekajt), i besuari i Llallës, Besim Hajdarmataj”

  1. Derri says:

    Ky prokuror duhet te shkarkohet menjehere dhe te jepet per ndjekje penale me akuzen minimale per “shperdorim detyre”!

  2. LORA says:

    Druaj se Hajdarmataj eshte sinjalizuesi i Arber Kulicit (Cekes),para operacionit te Policise se Shtetit,,,qe solli largimin e tij ne Gjermani.

  3. skrapari says:

    Jo veting per drejtesine ,por grusht,grusht i forte ndaj kesaj drejtesie te qelbur……. Keta kane pire gjakun e popullit, kane tallur bythen me popullin. Per kete populli duhet te ngrihet ne kembe e te perkrahi SHB A dhe Bashkimin Europian. Keta te godasin me dorene e hekurt.. po ,po me doren e hekurt….

  4. Lili says:

    Ne burg qenin!

  5. Sala vrases serial says:

    Partia Demokratike, vendi ku kane gjetur strehe trafikantet e droges, vrasesit seriale,, maloket pedofila qe flasin per kanun

  6. ja fusni kot says:

    po cfare faji ka kulishi i tropojes,ai porosit banane dhe ata i dergojne edhe cocaine.

  7. Ollga Toronto says:

    Vetem se i doli emri ne biseden midis dy drogaxhinjeve ky Hajdar-Mataj kerkoj arrestimin e Saimir Tahirit,kurse per 90 kg droge te tropojanit Kolici mbylli dosjen,kaq mjafton qe ketij palo prokuror ti vihen hekurat.

  8. Asaman... says:

    Presim doreheqjen e tij.

  9. salëqenëria says:

    Arber Kuliçi – tropojan i salehit,
    Besim Hajdarmataj – tropojan i salehit,
    Agron Kuliçi-kusheri i Arber Kuliçit: – tropojan i salehit

    Ky salehi si është me shëndet?
    Të ketë bërë ç’të ketë dashur; mos e prekni (!)

  10. Mentari says:

    Kush ishte kryeminster ne ate kohe (2015)? Ishte ai qe eshte edhe sot kryetari i drogave Sadisti i femrave shqiptare Edvin Kolerja dhe Hancmeni i tij Tahiri.Keto dy indivite e bene shqiperine Kolumbi qe as sot dhe as neser nuk ka njeri qe ta e pastroj kete vend nga droga,korrupsioni,vjedhjet etj.

    1. Moisi Golemi says:

      Mentar. K-ministre ne 2015 ishte jot’eme. Rama vetem emrin kishte. Jot’eme ishte ajo qe bente ligjin.

  11. Alban Dega says:

    KRYEPROKUHORAT NE BURG !

    Ka te pakten 8 vjet qe e bej kete thirrje !
    Po si ti cosh!?
    Po ku e ne duart e kujt ti cosh !?
    Te krye gjykatesve e gjykatesve po aq
    hora, kriminele, te korruptuar !
    Shikojeni futyren prej hajni mongoloid te
    Adriatik Like Palles e Shkelqim Hajdarmatajt!?
    Ne burg !
    Jo sot me keta kryegjykahora te Sali Kadafit
    Drejtesia rivendoset duke e filluar goditjen
    nga Mafidrejtesia Palla, Zagarnjori, Hajdarmataj,
    e co.
    Le te kercasin prangat !

  12. Niko Shpiragu says:

    Mendoj se vet policia e dinte qe ky prokurori do te dekonspironte aksionin, prandaj e njoftoi ate. Po keshtu Kryeprokuroria e dinte qe ky do ta bente kete gje . Kjo eshte bere me qellimin qe kriminelet te mos kapen, por te behet vetem nje show per publikun dhe per jashte. Idea e ketij show eshte te tregoje se ne po luftojme krimin, vetem kaq. Si mundet nje kriminel nga Tropoja si ky palaco do te ndiqte nje kriminel tjeter po nga Tropoja, te gjithe bij te Saliut. Jam i bindur qe kjo eshte bere me qellim. Ky bajga qe kerkonte urgjentisht arrestimin e ministrit te brendshem me te mire te te gjitha koheve vetem se i permenden emrin disa trafikante dhe vazhdon e merret me kete gje akoma, na mbyll dosje flagrante te krimineleve te Saliut. Kjo kryeprokurore qe do te na beka reformen, na leka ne vendin me kyc kete bukuroshin e Saliut dhe ky duhet te ndjekin ceshtjet kunder kriminelave te tjere te Saliut. Pa as me te voglin dyshim: Kjo eshte nje show dhe nuk do te kete asnje emer pergjegjes per tu akuzuar. Saliu perseri doli fitimtar dhe do te vazhdoj te qeshin e kercenoj me ashper. Kriminelat e Saliut jane te gjithe te paprekur ne prokurori dhe gjykata.

  13. Niku says:

    Ky ka dhe kushuririn ne vlore prokuror . Nje nga prokuroret me gjobaxhinj ne Vlore Albert Kulici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje