REPLIKAT: “Lere timonin se nuk qenke për këtë punë, populli s’di të logjikojë”, Rama dialog me qytetarët: Kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë, shko në shkollë shko

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me qytetarët në rrjetet sociale ku ka diskutuar me ta zhvillimet e fundit.Shefi i qeverisë i është përgjigjur disa prej pyetjeve të adresuara, ku nuk i ka kursyer as batutat.

Qytetari: Duhesh të jesh zgjuar herët në mëngjes që ke postuar këtë video,ke halle të mëdhaja në fakt mendon për popullin.

Ky popull që dita ditës roberohet ky popull që të dha timonin që kërkove po mesa duket nuk ja ke idenë fare timonit,kërkon të lidhen sahatet për ujin kur unë nuk ka ca do masin sahatet?

kërkon të paguhen dritat dhe në disa zona të Shqipërisë mungon energjia.Rruget cop cop në çdo cep,njerëz që vriten mes ditës,aksidente në çdo cep,ore me atë vetingun di gjë ti se ca u be?

me dëgjo mua futu vet brenda të paktën mos të lesh nam që nuk i kap asnjë peshke futu vet në rrjet.Dhe lëre timonin se nuk qenke për këtë punë as ti è as ata ata që ishin,po dhe faji juaj nuk është populli është mpirë dhe nuk di të llogjikoj me.

Edi Rama Ti Redjon i merr të keqen popullit “të mpirë” sipas teje, sepse populli i ka sytë në ballë, veshët në vend e mendjen në punë, dhe shikon, dëgjon e kupton më së miri çdo përpjekje që po bëhet për ta nxjerrë nga kaosi pa ligjshmëri e gjullurdia pa ardhmëri e shumë e shumë viteve, ku Shqipëria u bë shesh për çdo përshesh me energjinë, ujin, rrugët e me radhë…

Padyshim ka ende shumë për të ndrequr e ndërtuar, po ku ishim e ku jemi është krejt e qartë, në çdo sektor e në çdo drejtim, dhe vetëm qorrat e mendjehumburit nuk e shikojnë e nuk e kuptojnë dallimin, siç mesa duket zotrote nuk e shikon e nuk e kupton dot as dallimin e madh që bën ky ndryshimi i treguar në këtë videolajm, për qindramijëra shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi!

I shkreti ti, kujton se mjafton të mbështillesh me flamur për të qenë një shqiptar i mirë që i del zot vetes e vendit të vet🙃Shko në shkollë shko sa s’të ka ikur mundësia të ndriçosh mendjen e rrugën e gjatë të jetës, se nesër do jetë vonë e siç thotë populli, kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë😯

 

Qytetari 2: shum mir ker vulat apostile.poe esht dhe nje problem tjeter qe jan patentat dhe vetem greqia nuk i njeh

Edi Rama: Do t’i njohë edhe ato, po me radhë o mik me radhe

 

Qytetari 3: Këtë pullën nuk e kuptoj jam I ri në këtë shtet dhe sapo kam ber dekumenta kush me shpjegon ?!

 

Edi Rama: Nuk është pullë është vulë dhe që ta kuptosh pyet më të vjetrit se ta shpjegojnë kollaj

 

Qytetari 4: Gur gur behet mur ajo shprehja e vjeter,gur gur behen edhe rruget erdhi marsi si thua a do ndertojme ndonje km apo te presim kur te piqen dardhat.

Edi Rama: Kemi ndertuar plot kilometra dhe do ndertojme plot te tjera Andi, po ti beji hyzmet te lutem dardhes se trurit he xhan, qe mos te te flase goja para mendjes

 

Qytetari 5Me ne fund.

Tani per lehtesim me te tepert, hiqni dhe tarifat qe kerkojne per cdo lloj dokumenti institucionet publike ne Shqiperi. Eshte turp qe ne shkoll per nje verifikim te vetesh te paguash ne bank…

 

Edi Rama Nuk e di ku është turpi në këtë mes, po di që sapo kemi shkurtuar me 60% dokumentat që kërkohen në të gjitha nivelet e shkollimit nga Ministria e Arsimit(TemA)




Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “REPLIKAT: “Lere timonin se nuk qenke për këtë punë, populli s’di të logjikojë”, Rama dialog me qytetarët: Kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë, shko në shkollë shko”

  1. servet says:

    ca te bej ed rama, i kan dhene nje pune qe edi ta beje, ed rama vetem per nai trahana eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *