Replikat te “Siguria”, Xhaçka përplaset me Nokën: Për hakmarrjen ndaj Meçollarit u përgjuan edhe partnerë të NATO-s

6 Mars 2018, 11:32Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u thirr sot në seancë dëgjimore nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare lidhur me deklaratat e dhëna nga opozita për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve për “Detin” me greqinë.

Opozita e akuzon atë si spiun, por ministrja Xhaçka jep disa informacione që sipas saj tregojnë se ndaj tij po hakmerren pasi refuzoi të jepte pronat e ushtrisë për miqtë e ish-kryeministrit.

“Më lejoni të shpjegoj rreth largimit të Meçollarit në 2012-ën. Ai u largua padrejtësisht dhe arsyet e vërteta janë se ai refuzoi të hiqte nga plani i përhapjes disa baza, nuk pranoi t’ja jepte miqve të doktorit ish-kryeministër. E gjitha ishte një hakmarrje personale, që nuk kishte të bënte me përmbushjen e detyrës, e aq më tepër me agjenturat”, deklaroi Xhaçka.

Xhaçka tha më tej se as nga përgjimet ndaj Meçollarit nuk u zbulua asgjë. Ajo shkoi më tej kur tha se në rrjetën e përgjimeve ranë edhe eksponentë të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ndaj Meçollarit ka pasur inskenim provash qesharake, aq sa ministria nuk pranoi të paraqesë provat në procesin gjyqësor. Asnjëherë ministria nuk nisi proces për të ashtuquajturin spiun. Për më tepër, procesi i përgjimit që vijoi më pas ndaj Meçollarit, që kërkoi miratimin e prokurorisë mbi të dhëna të gënjeshtërta, jo vetëm ishte flluskë sapuni, por makineria e përgjimit nuk u ndal edhe kur në përgjime dilnin eksponentë të vendeve aleate të NATO-s”, vijoi ajo.

Më tej ajo tha se Meçollari është një ndër ekspertët e pakët që ka Shqipëria për të drejtën detare.

“Kapiten Meçollari ka një eksperiencë të gjatë, është marrë me të drejtën detare, kapiteni ka dhënë kontribut dhe ka ofruar konsulencë për disa ministra të jashtëm, edhe kur Ministria e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. Vendi ynë ka pak ekspertë të së drejtës së detit, dhe një prej tyre është edhe kapiten Meçollari’, thotë ministrja në komision.

Noka: Ose paraqisni dokumentin ose tërhiqni gënjeshtrën dhe kërkoni falje.
Xhacka: më pyete për transparencën e negociatave, fakti që po e diskutojnë është tregues i një standardi krejt tjetër. Kam ardhur tu jap fund këtu përrallave tuaja me spiunë dhe partizanë, po prisni
Noka: Je ministre nuk je njeri rrugësh këtu, trego urdhrin që refuzoi Mecollari
Xhacka: Nuk jemi në rrugë që të flasësh kështu

Xhacka: Kam ardhur për tu dhënë llogari, nëse nuk keni interes mund të vazhdoni me njëri-tjetrin, por une duhet te flas per standardin dhe transparencen e negociatave.
Ndryshe nga marrëveshja e 2009, marrëveshja e 2018 vetëm pas autorizimit nga presidenti. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme

Noka: Nxirr dokumentin

Xhacka: Dokumenti i shndërrimit të Mecollarit në ushtar politik, ai është një dokument i klasifikuar nuk menaxhoni dot dokumente të klasifikuara, nuk keni regjistër, jam unë autoriteti që klasifikoj dhe deklasifikoj.

Noka: Nese eshte urdher politik moj zonje, kete nuk e klasifikon dot ti

Xhacka: Beni kerkese, jeni te mirepritur ne MM per te aksesuar gjithe informacionin e duhur, ketu nuk e administroni dot aq me pak ne mbledhje te hapur. Ja ku është dokumenti me 16 firma që refuzon urdhrin politik, ja format, me dokumentin njiheni pas kërkesës, kur të vini në MM e shihni.

Xhacka: Nuk ka asnjë fakt që Mecollari ka shkëmbyer informacion të klasifikuar me vende jomiqësore të NATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje