Real Madrid-PSG do të jetë super sfida e kësaj mbrëmje për sfidën e kthimit të fazës së 1/16 të “Uefa Champions League”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”.
Një duel që do të dhurojë spektakël dhe emocione me madrilenët që janë më favoritë për tu kualifikuar pas fitores së parë me rezultatin 3-1.
Megjithatë, parizenët do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin e takimit të parë të kërkuar kualifikimin për në fazën tjetër.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare.
PSG: Areola; Alves, Silva, Marquinhos, Kurzaëa; Rabiot, Motta, Verrati; Mbappe, Cavani, Di Maria
Real Madrid: Navas; Carvajal-Varane-Ramos-Marcelo; Vazquez-Casemiro-Kovacic-Asensio; Cristiano-Benzema
GOL! Reali kalon sërish në avantazh me anë Vaquez duke siguaruar kualifikimin
GOL! Edison Kavani barazon shifrat e ndeshjes duke shënuar në portën e Navas
Minuta 69′, Shtylla i mohon golin e dytë Realit pas goditjes së Asensios
GOL! Kristiano Ronaldo kalon në epërsi Realin e Madridit pas një goditje perfekte me kokë duke e dërguar topin në fund të rrjetës
Minuta 50′, Kristiano Ronaldo krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë duke goditur me kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule
Miniuta 42′, Rasti i parë i rrezikshëm për PSG-në me Mbappe që në një pozicion të prirët godet, por ndalet nga Navas që i mohon golin e avantazhit vendasve
Minuta 37′, Benzema humbet rastin më ideal për të shënuar për Realin ku i vetëm përballë portierit nuk arrin dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës
Minuta 17′, Një rast i artë për madrilenët për të gjetur golin e parë me anë të Ramos që ndalet mrekullisht nga portieri Areola
Minuta 11′, Rast i rrezikshëm për Realin me anë të një kundërsulmi, por goditja e Benzema devijohet në këndore
Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League”, nën një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozeria vendase me një super keorografi