Champions League/ Juventus magjik, kualifikohet për në fazën çerekfinale

7 Mars 2018, 22:36Sport TEMA

Juventusi ka arritur që të bëjë surprizën e madhe në sfidën e kthimit të fazës së 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” kundër skuadrës së Tottenhamit në “Ëembly Stadium”.

Kampionët e italisë kanë arritur që të kualifikohen për në fazën çerekfianle të këtij kompeticioni duke triumfuar në sfidën e dytë ndaj skuadrës angleze me rezultatin 1-2, ndërsa ndeshja e parë kishte e luajtur në Itali kishte përfunduar me shifrat 2-2.

Në tre minuta skuadra e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri ka arritur që të përmbysë gjithçka duke shkuar në Torino me kokën lart dhe shijen e kualifikimit.

Heronjt e Juventusit në takimit e kthimit ishte dysha sulmuese Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala që në harkun e tre minutave përmbysën gjithçka duke i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tyre.

Ndërsa, për Tottenhamin golin e vetëm në këtë duel e shënoi Son në pjesën e parë.

Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën italiane e cila nuk u dorëzua deri në minutën e fundit duke marrë në fund atë që meritonte.

Përveç, Juventusit edhe Manchester City është kualfikuar për në raundin tjetër duke eleminuar ekipin e Bazelit të cilët dhe pse fituan në sfidën e kthimit nuk arritën dot që të shkonin më tej.

Anglezët kishin triumfuar në duelin e parë me rezultatin 4-0. (TemA)

Më poshtë golat e takimit Tottenham-Juventus.

Goli i parë i shënuar nga Son.

Goli i dyte i shenuar nga Higuain.

Goli i trete i shenuar nga Dybala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje