Përçahet PD dhe LSI? Vasili sqaron situatën e krijuar: Ja pse nuk shkojmë më në "selinë blu" dhe e vërteta e krisjes

7 Mars 2018, 17:30Politika TEMA

Mjaft zëra artikulojnë se marrëdhenia e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po përjeton një krizë të brendëshme.

Të paktën këtë të le të kuptosh bashkëpunimi i vakët së fundmi ku liderët e partive kanë ndërprerë ecejaket nëpër selitë përkatëse për të dialoguar.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Ai siguron se fronti opozitar është solid dhe se  bashkimi i votave me ish-aleatin e vjetër socialist për vettingun në polici nuk duhet interpretuar si krisje me demokratët.

Nuk ka asnjë lloj problemi, edhe PD ka qenë aktive dhe e interesuar për ndryshimin e ligjit të  vettingut. Ne bëmë të pamundurën që  përmes amendamenteve ti jepnim një integritet të lartë ligjit. 

Marrëdhëniet me PD funksionojnë në mënyrë normale, korrekte dhe në sinkronin politik të  duhur për të gjitha çështjet madhore.

Kjo është çështje e vullnetit të mirë që opozita arriti të ndryshoi ligjin, a behet nismëtare LSI apo PD kjo nuk ka rëndësi. Pasi, secila ka individualitetin e vet.

Ne do të mbështesim amendamentet e PD për çështje të tjera dhe këtu nuk ka vijë ndarje, por jemi gjithë së bashku për një qellim

Është ende herët për të folur për një çështje të tillë, por para se të flasim për zgjedhjet e ardhshme duhet  te flasim me cilin pushtet kriminel do shkojmë në zgjedhje, duhet  ti japim përgjigje të fortë kësaj, riciklimit të zgjedhjeve me pushtete kriminale dhe me kryeministra që i udhëheqin ato, pa zgjidhur këtë si problem  nuk mund të flasim për të tjera.

A i druhen një bashkëpunimi të LSI me PD? LSI  është e lirë të bëjë zgjedhjen e vet. Fokusi politik i së djathtë , programor po flas në këtë rast është i domosdoshëm të shikojë  tek ajo ç’ka bashkon në të djathtën  përpara se të bëjë bashkime mekanike, politike me subjekte te tjera. LSI ka një fokus të majtë programor.

Asgjë nuk është e përjashtuar, por mendoj se në këtë rast me tepër duhet parë si e kapitalizojmë marrëdhënien brenda së djathtës për të parë pastaj të kapërcejmë gardhin në parti te tjera. 

Absolutisht bashkëpunimi me LSI opozitar është  I domosdoshëm, por në kuadrin elektoral kjo është një çështje që vlen të diskutohet,” thotë Vasili. (TemA)

7 komente në “Përçahet PD dhe LSI? Vasili sqaron situatën e krijuar: Ja pse nuk shkojmë më në “selinë blu” dhe e vërteta e krisjes”

  1. Nasi says:

    Na mbaj te informuar o Sorre Vasili ,se na plasi trapi po u percate ju plera,,,,,
    Po a ke familje ,apo pune qe mos na.cash trapin per dite or hajvan plak ..
    Po as ky gripi nuk te zuri qe mos ta shifnim surratin nja dy.dite.
    Po le qe nje surrat kini ju te gjithe ,
    Do dilnin ata plerat e tjere si ,: Ylli Manjaku ,,Shezo Rrocka ,,,Tiger Rama Prapambetje Spahiu ,,,, Kedi Mehamutin. Florida Karpaci. ,,,Enxin. Brumbullari Nora Malajvita,,,, e plot plera te tjere
    Nje surrat jeni .
    Se harrova ato dy Miset e leshelise
    Klajda Gjoja dhe.Silva cak- faku ,,,,,,

  2. ALPINI.
    Se pari me qe permende zgjedhjet e reja po te them se do te hyni si doku ne uje.
    Sedyti duhet te nderroni siglen e Partise. se me te majten Shqiptare nukkeni asgje te perbashket.Ju mendoni vtem per veten tuaj.

  3. BRSS says:

    O. PETRITI LSI NE ZGJEDHJE DO IKNI PER LESH KARI SE POPULLI E KA MAR VESH SE ÇA JENI PARTI ZAGARESH ME RRUSPIRA E HAJDUTE

  4. demokrati says:

    petrit vasilit i ka dal hemoraide te qiellza
    pd po.vazhdoj me lsi , do shperbehet fare

  5. Surpriza says:

    . ME ÇIZMA, PA ÇIZMA,
    DO TË SHKONI TEK VRIMA !!??

  6. emigranti says:

    Dashuria PD – LSI lindi ne Sherr e shamata keshtu qe me sherr do te vazhdoje e me sherr do te shkaterrohen as mos kete ndonje dyshim per kete. Kreret e tyre jane anti monstra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje