Mbyllet ndeshja Tottenham-Juventus me rezultatin 1-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

7 Mars 2018, 22:13Sociale TEMA

Tottenham-Juventus është super sfida e mbrëmjes së sotme në duelin e dytë të fazës së 1/16 të “Uefa Champions League”, takim që do të zhvillohet në “Ëembley Stadium”.

Skuadra angleze është më favorite për të kaluar për në fazën çerekfinale pasi në sfida e parë e luajtur në Itali përfundoi me rezultatin 2-2.

Megjithatë, bardhezinjtë do të synojnë që të marrin një rezultat pozitiv që do ti dërgonte për në raundin tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Tottenham: Lloris, Davies, Vertonghen, Sanchez, Trippier, Eriksen, Dier, Dembele, Son, Kane, Alli

Juventus: Buffon, Barzagli, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Matuidi, Pjanic, Khedira, Dybala, Higuain, Costa

GOL! Përmbys gjithçka Juventusi duke kaluar në epërsi me anë të Dybalës që mposht brenda tre minutash dy herë portierin Lloris

GOL! Gonzalo Higuain hap ndeshjen duke barazuar shifrat e takimit

Minuta 62′, Paulo Dybala kishte një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por gjuatja e tij nuk shkon në kuadrat

Minuta 57′, Është sërish Son që krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, por kësaj rradhe topi i gjuajtur prej tij përfundon mbi kuadrat

GOL! Vjen goli i avantazhit për Tottenham me anë të Son që konkretizon në mënyrë të saktë një kundërsulam të ekipit të tij për të mposhtur Buffon

Minuta 31′, Delle Alli tenton nga distanca, por gjen të përgatitur portierin Buffon që pret pa probleme

Minuta 14′, Harry Kane humbet një tjetër rast të artë për Tottenhamin ku i vetëm përballë portës e dërgon topin jashtë kuadratit

Minuta 3′, Son krijon rastin e parë të rrezikshëm për vendasit që godet saktë, por Buffon i mohon golin e avantazhit

Ekzekutohet himni i “Champions League”, nën një atmosfere fantastike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje